Katër, pesë, gjashtë dhe nëntë Librat e Hadithit
——————————————————–
Katër Librat e Hadithit [El Kutub el Erba’ah]: [Të njohura edhe si ‘Sunenet’]:
- Suneni i Ebu Davudit
- Suneni i Tirmidhiut
- Suneni i Nesaiut
- Suneni i Ibën Maxhes.
[El Hafidh ibën Kethir në El-Bahith el Hadith: 1/6]
Pesë Librat e Hadithit [El Kutub el Hamseh]:
Këto janë nga themelet e fesë, ku bëjnë pjesë :
- Sahihul Buhari
- Sahihul Muslim
- Sunen ebu Davud
- Sunen et Tirmidhi
- Sunen en Nesai
[El Imam en Nevevi në Sherh Sahih Muslim: vëll 1: fq.6.]
Gjashtë Librat e Hadithit [El Kutub es Sitteh]:
Ajo e cila u bë mirë e njohur tek dijetarët, është se librat themelor që përmbajnë Hadithet e Urdhëresave[Ahkam] dhe të tjerat janë:
- Sahihul Buhari
- Sahihul Muslim
- Sunen ebu Davud
- Sunen en-Nesa’i
- Xhami’ et-Tirmidhi
- Sunen ibën Maxheh.
Dijetarët janë të pajtimit se të pesë librat janë nga librat bazë, dhe shumë nga ata e kanë konsideruar Sunenin e ibën Maxhes të jetë i gjashti sepse përmban shumë hadithe të cilat nuk janë përmbledhur në të Pestat. [Disa nga dijetarët e kanë konsideruar Muvetan e Imam Malikut të jetë e gjashta. Dijetari i parë që e ka shtuar Sunenin e ibën Maxhes në listë ishte el-Hafidh ebu Tahir el-Endelusi]
Duket se dijetari i parë i cili e ka përdor këtë terminologji është el-Hafidh el-Hazimi.
Renditja e të Gjashtë Librave:
Libri i parë është:
- Sahihul Buhari, pastaj
- Sahihul Muslim, pastaj
- Sunen Ebu Davud, pastaj
- Sunen en Nesa’i, pastaj
- Sunen et-Tirmidhi, dhe përfundimisht
- Sunen ibën Maxheh.
Disa nga dijetarët i kanë radhitur ndryshe, duke i dhënë përparësi disa librave mbi disa të tjera. Përmendet në biografinë e Ebu Davud es-Sixhisteni – Allah e mëshiroftë! – se Ebu Abdullah ibën Mendeh ka thënë: “Ata të cilët kanë ndarë hadithin e vërtetë nga ai i pavërtetë janë katër:
Buhariu dhe Muslimi, pasta tyre pastaj vijnë;
Ebu Davudi dhe en-Nesa’iu.
Nëntë Librat e Hadithit [El Kutub et-Tis’ah]:
Sa i përket Nëntë Librave të Hadithit, duket se të parët të cilët e kanë përdorur këtë terminologji ishin Orientalistët [Musteshrikun] në librin e tyre El Mu’xhem el Mufehras li Elfadh el Hadith]
Ata përfshijnë të Gjashtë Librat e hadithit dhe shtojnë:
- Musnedin e Darimiut
- Muvetan e Imam Malikut
- Musnedin e Ahmed ibën Hanbelit
Kjo është arsyeja se pse disa nga dijetarët e urryen përdorimin e këtij termi; ‘Nëntë Librat e Hadithit’, sepse nuk është përdorur nga dijetarët e hadithit. Kështu që, ata mbajtën mendimin se dijetarët e hadithit nuk duhet përdorur këtë terminologji të orientalistëve, sepse hadithi nuk është shkencë e tyre, madje nuk është as prej fesë së tyre.
Të tjerët menduan se nuk ka nevojë për të mos e pëlqyer këtë term sepse është vetëm terminologji…”
[El Al-lameh Abdul Muhsin el ‘Abbad në Sherh Sunen Ebu Davud: 1/19]
[Libri më autentik pas Kuranit është Sahihul Buhari, dhe dy librat më autentike janë Sahihul Buhari dhe Sahihul Muslim.]
—————-
Referenca:
Brenda artikullit
Autor: Një numër dijetarësh
Burimi në anglisht: subulassalaam.com
Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com