BallinaARTIKUJSahabëtKU KA SHKUAR BILALI, radijAllahu anhu, PAS VDEKJES SE PEJGAMBERIT, alejhi selam!?

KU KA SHKUAR BILALI, radijAllahu anhu, PAS VDEKJES SE PEJGAMBERIT, alejhi selam!?

 

KU KA SHKUAR BILALI, radijAllahu anhu, PAS VDEKJES SE PEJGAMBERIT, alejhi selam!?


Bilali është i pari që ka thirrur ezanin me urdhrin e Muhamedit, alejhi selam, në xhaminë që ishte ngritur në Medinë, dhe kështu vazhdoi 10 vjet.
Pas vdekjes së Muhamedit, alejhi selam, Bilali shkoi tek Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta) dhe i tha: “O Prijësi i muslimanëve, unë kam dëgjuar Muhamedin (alejhi selam!) duke thënë: “Puna më e mirë e besimtarit është xhihadi në rrugën e Allahut.””
Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) tha: Çka po do o Bilal?
Bilali (Allahu qoftë i kënaqur me atë) tha: Të luftoj në rrugë të Allahut derisa të vdes.
Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) tha: Kush do të na thërret neve ezanin? 
Bilalit iu mbushën sytë lot dhe tha se unë nuk mundem të thërras ezan pas vdekjes së Pejgamberit, alejhi selam.
Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) tha: Qëndro dhe na thirr ezanin!
Bilali (Allahu qoftë i kënaqur me atë) tha: Nëse më ke liruar nga skllavëria për vete atëherë le të bëhet si thua ti, e nëse më ke liruar për Allahun, atëherë më liro që të shkoj…!
Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) ia ktheu: Gjithsesi, të kam liruar për Allahun; kështu që, Bilali (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shkoi në Sham për të luftuar në rrugën e Allahut dhe tha për veten e tij: “Nuk kam mundur të përballoj dhe të qëndroj në Medine pas vdekjes së Muhamedit, alejhi selam, dhe sa herë që thërriste ezanin dhe arrinte tek fjala “Esh-hedu enne Muhammede-rr-rresulullah” iu nxinte fryma dhe qante, andaj, shkoi me muxhahedinët.”
Pas disa viteve, Bilali (Allahu qoftë i kënaqur me atë) e kishte parë në ëndërr Muhamedin, alejhi selam, duke i thënë: “Ç’është ky boshllëk o Bilal? – pse nuk po na viziton?” 
U ngrit nga gjumi i mërzitur Bilali, hipi në kafshën e tij dhe u nis drejt Medinës. Aty i takoi nipat e Muhamedit, alejhi selam, Hasanin dhe Huseinin (Allahu qoftë i kënaqur me ata!) dhe ata i kërkuan që ta thërras ezanin! Të gjithë njerëzit dolën nga shtëpitë e tyre dhe nuk mbahet mend të kenë qajtur më shumë banorët e Medinës së ndritur, se sa në këtë rast!
Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) kur vizitoi Shamin, ndërmjetësuan muslimanët tek ai që ta bind Bilalin (Allahu qoftë i kënaqur me atë) ta thërret ezanin vetëm për një namaz!
E thirri Omeri, Bilalin (Allahu qoftë i kënaqur me ta) dhe koha e namazit vetëm se kishte hyrë dhe kërkoi nga ai që ta thërret ezanin; u ngrit Bilali dhe e thirri ezanin, qanë sahabët të cilët e kishin takuar Muhamedin, alejhi selam, kur Bilali thërriste ezanin.
Para se të vdiste e ngushëllonte gruaja e tij, ndërsa ai thoshte: “Mos qaj, nesër do t’i takoj të dashurit e mi, Muhamedin, alejhi selam, dhe shokët e tij!”

Shqipëroi: Valdet Kamberi

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

Must Read