KUNDËRPËRGJIGJE PUTINIT RRETH KIJAMETIT
Bismilahi Rrahmani Rrahim
Në një konferencë për shtyp një apo dy ditë para datës 21.12.2012 për të cilën mediat flisnin rreth kijametit a do të ndodhë me këtë datë apo jo, kryetari i Rusisë si “filozof” që është nuk u ndal të merrej me problemet e natyrës së tij nga pozicioni i udhëheqësit shtetërorë por duket se i ka hyrë vetja në qejf u deklarua me këto fjalë: “Unë e di kur do të ndodhë Kijameti. Ai nuk do të ndodhë me datën 21.12.2012 por pas përafërsisht 4. 5 miljard vitesh. Kjo për arsye se bota është në mes të jetës së saj andaj për tu shkatërruar dielli i duhet ta harxhojë edhe gjsmën e energjisë së vet…” dhe fjalë të ngjashme që nuk më interesuan t`i mbaja mend nga deklarata e tij por qëllimi u kuptua. Pra ai mendon se bota është në mes të jetës dhe duhet edhe kaq jetë sa ka jetuar pastaj për tu shkatërruar.
Ky mendim i tij është i gabuar dhe bie ndesh me realitetin e botës, kjo për këto arsye:
1-Fjala e tij që e mbaj mend: “Përafërsisht edhe 4.5 miljard” nuk është shprehje shkencore sepse në shkencë nuk ka “përafërsisht” por duhet të jesh i saktë. Kjo fjalë më sjell në mendje barcoletën e Nasradin Hoxhës kur mbreti kishte kërkuar prej tij të numëronte botën me hapa, të numëronte kokërrat e gurëve të saj dhe pikat e ujit në detë. Ditën e nesërme Nasradini ja tha disa shifra ashtu koti dhe mbreti kërkoi argument, e ai i tha: “Nëse nuk më beson shko dhe numëroi vet” me këtë numër sikur Putini donte të thoshte: “Nëse nuk më besoni jetoni edhe kaq vite dhe provojeni vet.
2-Pika e parë që e përmenda nuk ishte e rëndësishme për mua por më shumë e ceka për informacion asgjë tjetër. Ajo me të cilën unë ja hedhi poshtë mendimin e tij se shkatërrimit të botës i duhet edhe po kaq kohë sa ka jetuar është hadithi i Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem. Dhe kur them ja kundërshtoj mendimin nuk jam i pa vetëdijshëm apo i frikësuar mos ai po ma vërteton të kundërtën e asaj që them. Jo, me plot përgjegjësi dhe bindje e them këtë gjë. Një sqarim të shkurtë: Unë nuk jam ai që po i kundërvihem me mendimin apo zbulimin tim por këtë e bëjë me fjalën e atij që nuk flet nga hamendja, e as nga emocionet, nga ngutia, apo injoranca. Ai i cili çdo fjalë e ka shpallje nga Zoti, me fjalën e Pegamberit Muhamed, sal-lallahu alehi ue selem.
Ai, në fjalën e tij thotë: “JAM DRËGUAR UNË DHE KIJAMETI SIKUR KËTA DY GISHTA DHE BASHKOI GISHTIN TREGUES ME TË MESMIN”
Këtë hadith e transmeton Sehl ibën Sadi, Xhabir ibn Abdullahu, Enes Ibën Maliku dhe Ebu Hurejre, radijallahu anhum. Ndërsa hadithin në librat e tij e shënon Buhariu, nr. 4936, 5305, 6503, 6504, 6505. Muslimi, nr. 867, 2950, gjithashtu edhe Ahmedi në Musnedin e tij nga Burejde.
Shenjat me gishtërinj nënkupton se gishti tregues është për qëllim ardhja e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, në këtë botë dhe gishti i mesëm nënkupton fundin e botës. Ndërsa largësia apo pjesa shtojcë e gishtit të gjatë është koha e mbetur e botës deri në kijamet. Kështu nëse marrim gishtat dhe i masim me mjete matëse themi se botës i ka mbetur edhe shumë pak në krahasim me pjesën që ka shkuar prej saj dhe nuk është bota në mes të jetës së vet. Nëse e vazhdojmë hulumtimin më tej kuptojmë se nga koha kur është thënë ky hadith e deri tash kanë kaluar më tepër se 1400 vite që jep të kuptohet se kjo kohë akoma më tepër është zvogëluar duke u afruar kah kijameti.
Andaj neve jemi në pjesën e fundit të botës neve jemi në kohën e pas ikindisë (para mbrëmjes) të përfundimit të një dite e cila zgjatë deri në perëndim të diellit, ashtu si aludon hadithi tjetër i saktë se ky Umet në krahasim me popujt e pejgamberëve tjerë lindja e tij i ngjanë një punëtori që ka ardhur të punojë pas ikindisë dhe pret shpejtë ta përmbyllë ditën e tij me perndim tëë diellit.
Bazuar në këto fakte që nuk mund t`i lëkundë askush deri në Kijamet neve themi: “Putin ke gabuar sepse Pejgamberi Muhamed ndryshe na ka mësuar. Bota shtëë n ëpjesën e fundit të saj”
3-Fjala e Putinit: “Unë e di kur do të ndodhë Kijameti…” i themi se nuk është e vërtetë. Ti, unë dhe askush në botë nuk e di kur do të ndodhë ai. Pretendimi, hamendja, apo gënjeshtra jote (shpresoj të mos e kesh pasë këtë qëllim) bie poshtë karshi Fjalës së Allahut i Cili të përgënjeshtron se ti mund ta dish datën e Kijametit. Ai thotë:
“Të pyesin ty (Muhammed) për çastin (Kijametin) se kur do të ndodhë ai. Thuaj: “Atë e di vetëm Zoti im, kohën e tij nuk mund ta zbulojë kush pos Tij (e sjell kijametin pa e hetuar asnjë nga krijesat). Çështja e tij (se kur do të ndodhë) është preokupim i rëndë (për krijesat) në qiej e në tokë. Ai (Kijameti) nuk ju vjen ndryshe, vetëm befas. Të pyesin ty sikur ti di për të. Thuaj: “Për të di vetëm All-llahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë (pse është e fshehtë)” (S. A’raf: 187)
PLOTËSIM:
-Megjithatë kjo nuk do të thotë se ne muslimanë pretendojmë se e dimë kur do të ndodhë Kijameti duke e potencuar ndonjë datë të caktuar. Neve themi se këtë e di vetëm Allahu e askush tjetër as edhe Profetët e Tij.
-Pranojmë se koha e Kijametit është më afër nga koha që është harxhuar nga kjo botë. Por prapë themi sa e gjatë do të jetëvetëm Allahu e di.
-Zoti e udhëzoftë Putinin por edhe tërë botën në fenë e vetme të saktë, Islam që të gjejnë kënaqësi në këtë botë dhe në botën tjetër.
-Allahu na forcoftë në rrugë të vërtetë dhe në mundësoftë të ndihemi krenarë vetëm me të.
Allahu e di më së miri!
Lulzim MEHMET Susuri
22.12.2012
Burimi në shqip: ehlihadithi.com