Malcolm X

 

Malcolm X

 

Kur diskutohet për histori në shkollat amerikane një figurë është rrallë e përmendur; el-haxh Melik el-Shabazz, më tepër i njohur si lideri më i madh musliman amerikan Malkolm X. Malkolmi është harruar nga librat e historisë mes emrave si Martin Luther King Jr dhe Rosa Parks, individë të cilët dukeshin më të padëmshëm për vlerat tradicionale të Amerikës. . . . . këto janë fjalët e një studenteje amerikane të hedhura në një artikull Malcolm X.

Figura e këtij lideri është e njohur nga një masë e njerëzve dhe mbase edhe e deformuar nga një pjesë e shkrimtarëve të kohës apo edhe analistëve të mëvonshëm të cilët e donin figurën e tij si kërkues i të drejtave të njeriut, si pëfaqësues i racës së zezë duke mospërmendur burimet ku ai bazohej dhe frymëzohej. Asnjë nga ata nuk e paraqet ate në aspektin që ai dëshironte që njerëzit ta kuptonin. Sot e kësaj dite rinia apo edhe një pjesë e madhe studiesish kanë hapur librat jashtwshkollorw për tu njohur me këtë personalitet i cili është i panjohur edhe për rininë shqiptare.

I lindur në maj 19/1925 në Omaha, Nebraska; I biri i J. Early Little dhe Louise Morton Little. Malkolmi pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij e kaloi në Lancing, Michigan. Babai i tij ishte një aktivist politikan gjithashtu edhe prift qw ligjëronte për afro-amerikanët. Gjithashtu është bërë e qartë edhe nga vetë fjalët e Malkolmit që babai i Malkolmit ka ndjekur mësimet e Marcus Garey me kthimin e afro-amerikanëve në Afrikë. Koha në të cilën Malkolmi nisi jetën ishte koha e klaneve të bardhëve të cilët ngritën supremacinë e tw bardhëve me anw të dhunës.

Kjo është koha më kontraversiale e historisë amerikane ku pas pak kohësh pas luftës civile afro-amerikanët fituan lirinë nga padronët e bardhë. Vetë Malkolmi e tregon këtë:

“Kur nëna ime ishte shtatëzënë me mua, ajo më tregoi që një grup kalorësish të Ku Klus Klan-it kalëruan tek shtëpia jonë në Omaha, Nebraska, një natë. Duke rrethuar qëndruar në një pozicion ku ata mund ta shihnin shtatëzaninë e saj dhe që t’i thoshte se babai im kishte dalë të predikonte në kishë, Miluaki. Njerëzit e klanit kërcënuan dhe paralajmëruan atë që është më mirë për te që të largoheshim nga qyteti sepse kristianët e mirë të bardhë nuk do të lejonin që babai të përhapte rrëmujë midis të zinjve [afro-amerikanëve] të mirë të Omahas me teorinë “Kthim për në Afrikë” nga idetë e Marcus Garvey”.

Duke jetuar nën frymën e racizmit të Ku Klus Klanit u rrit me një urrejtje për racën e bardhë. Në moshë të re shkoi të jetonte me të afërmit e ndryshëm dhe padrejtim, shpresë ose ndonjë sens qëllimi në jetë, iu kthye drogës dhe një jete prej krimesh nga më të ndryshmet. Në një raport të FBI-së tregohet në mënyrë specifike për të gjitha rastet që Malkolm Little është kapur nga organet policore. Ja raporti:

11/30/44 Për vjedhje pasurie 3 muaj shkollë riedukimi

01/15/46 Për mbajtje armësh pa leje i skeduar nga policia

01/16/46 Për vjedhje me dhunë i skeduar nga policia

02/27/46 Për vjedhje me dhunë 8-10 burg

08/07/52 I nxjerrë në fjalë nga burgu

Gjatë periudhës së tij në burg do të njihej me nofkën Satani. Nofkë kjo e vendosur nga prifti i burgut pas bisedave të zjarrta me Malkolmin.

Në burg duke u njohur me disa anëtarë të sektit Nation of islam pranoi islamin sipas versionit të tyre dhe u bë njëri nga oratorët më të mëdhenj të tij vetë lideri i këtij sekti Elijah Muhammed kishte një vlerësim të veçantë për të. Ndëroi emrin e tij në Malcolm X –X ky qw tregonte të panjohurën e origjinës së të zinjve.

Sekti i Nation of islam besonte [edhe kësaj dite]:

1. Që Zoti “Allahu” ishte mishëruar në trupin e VVallace Fard

2. Që Elijah Muhammed ishte i dërguar i tij.

3. Që raca e bardhë është e mallkuar ndërsa raca jo e bardhë është raca e zgjedhur e Allahut i cili sipas fesë së tyre ishte edhe ai i zi.

Këto ishin tre pika kyqe të këtij sekti i cili po pushtonte zemrat e atyre të zinjve-afro-amerikan që urrenin pamasë padronin e tyre të bardhë, pra racën e bardhë. Për një kohë të gjatë Malkolm X jepte ligjërata duke shpjeguar në mënyrë fantastike idetë të cilat i tregoheshin nga lideri i sektit. George Breitman shkruan në librin e tij “The man and his Ideas” :

 

“Stili i të folurit ishte i vecantë, direkt si një shtizë duke iu shmangur zbukurimit. Ai përdorte metamorfoza dhe figura ligjëratash që ishin të qarta dhe të thjeshta, të ndodhurat e zakonshme, eksperiencat e përditshme të publikut të tij.

Ai e dinte se cfarë masat mendonin dhe sesi ndiheshin, fuqinë e tyre dhe dobësitë e tyre. Ai arrinte drejt në mendjet e tyre dhe zemrat e tyre pa shpërdoruar asnjë fjalë dhe ai kurrë nuk i zhgënjente ata. Përkundër aftësive të tij të jashtëzakonshme për të lëvizur dhe afruar dëgjuesve të tij qëllimi i tij kryesorë ishte arsyeja, jo emocionet. . . . . . .

Unë dua vetëm të përcjell idenë që rrallë ka qenë një njeri në Amerikë më i aftë në komunikimin e ideve tëë njerëzve të shfrytëzuar dhe ajo nuk ishte vetëm mënyra teknike e cila mund të mësohet dhee të praktikohet nga të gjithë por që ishte një rast i rrallë për një njeri me një bashkim më të afërt me të shfrytëzuarit i aftë për t’i folur atyre sepse ai identifikohej me ta një shprehim autentik i luftës së tyre për liri. . . . . . “

 

Pas popullaritetit të madh të Malkolm X xhelozia ndërmjet strukturave të larta të sektit hyri thellë. Pritej vetëm një pretekst për largimin e tij nga sekti dhe ky ndodhi kur Malkolm X komentoi mbi vrasjen e Presidentit Amerikan Kennedi: “Pulat kthehen për tu pjekur” kështu e komentoi Malkolmi vrasjen e Presidentit amerikan që u keqinterpretua nga mediat amerikane sikur Malkolm X ishte i kënaqur me vrasjen e Presidentit. Por që u hodh poshtë nga ai pak më vonë. Komenti i Malkolmit mbi të që kishte thënë pak kohë më parë ishte se krimet e shoqërisë amerikane sollën vrasjen e Presidentit.

Këto komente nuk e kthyen më Malkolmin në pozicionin që gëzonte më përpara. Por e kthyen atë në një ndjekës të thjeshtë të sektit e më vonë as si i tillë. Përpara se të ndodhte kjo gjatë një ligjërate të Tij në Xhaminë Nr 7 të sektit ai u njoh me një sudanez musliman me emrin Ahmed Osman i cili gjatë një ligjërate e kundërshtoi mendimet e Malkolmit si të papranueshme në islam.

Studenti nga Sudani në një bisedë me shkrimtarin amerikan Paul Findley rreth personazhit të Malkolm X-it tregon se i ka thënë: “Islami siç e kuptoi unë atë nuk bën dallim mbi racën, kombësinë ose ngjyrën. Por në ligjëratën tuaj ju i dënuat njerëzit e bardhë”

 

Që nga ky moment Malkolmi u miqësua me djaloshin nga Sudani. Ky i fundit pas interesimit të Malkolmit për të ditur më shumë i dërgoi fletushka dhe libra mbi fenë islame të cilat u mirëpritën nga ai.

 

Pas mospranimit të tij në seancat ligjëruese të sektit Malkolm X filloi të merrte pjesë në të premtet në Fondacionin islamik në Nevv York ku studenti nga Sudani shpesh shkonte. Aty u njoh me Profesorin egjyptian Dr Mahmud El-Shuarbi i larguar nga Universiteti i i Kairos. Nga bisedat me Dr Shuarbin Malkolm X mësoi gjërat themelore të islamit dhe pikat në të cilat sekti Nation of islam biente ndesh me islamin e vërtetë. Malkolmi pas pranimit të islamit të vërtetë ka thënë:”Unë gjithmonë kam mbajtur një mendje të hapur e cila është e nevojshme për fleksibilitetin që duhet të shkojë dorë më dorë në cdo formë inteligjente për të kërkuar të vërtetën”.

 

Një dokument i dalë kohët e fundit nga arkivat e Fondacionit islamic të Nevv Yorkut paraqet qartë dëshminë e tij me shkrim: “Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përvec Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Tij”

Në autobiografinë e tij Aleks Harley tregon për cfarë ai ka thënë në publik:

“. . . sjelljet dhe besimet e mija kishin ndryshuar? Unë i tregova atij që islami që unë besoj tani ishte islami i cili ishte shpallur në Mekë – që nuk ka Zot tjetër përvec Allahut dhe që Muhammed Ibn Abdallah i cili ka jetuar në Qytetin e shenjtë të Mekës 14 shekuj më përpara ishte i dërguari i fundit i Allahut”.

Dr Shauarbi më vonë do të fliste për leksionet private me Malkolmin:”Unë nuk mund ta ndihmoja por habitesha nga dëshira e tij për të mësuar rreth islamit. Ndonjëherë ai edhe madje qante gjatë kohës që versetet e Kur’anit i lexoheshin”.

Në këtë periudhë ai formoi dy organizata Muslim Mosque Inc dhe Afro-american unity.

I këshilluar nga Dr Shauarbi Malkolm X ndërmerr udhëtimin e tij për në Mekë i sponsorizuar nga motra e tij Ela e cila edhe ajo kishte pranuar islamin e vërtetë.

I pritur përzemërsisht nga muslimanët atje të cilët kishin ndjekur me vëmendje mediat amerikane, u mahnit nga bujaria dhe sjelljet e arabëve në vecanti dhe muslimanëve në përgjithësi sa arriti të thoshte në një letër të dërguar për të shoqen e tij Betty Shabazz:

“Kurrë nuk do të kisha madje menduar të ëndërroja që unë do të bëhesha një pritës i të tilla ndereve… ndere që në Amerikë do të bëheshin për një mbret – e jo një zezaku”.

Në haxh ai përjetoi atë kënaqësi që përjetojnë miliona musliman që shkojnë për të nderuar tokat e shenjta [dhe kryer shtyllën e pestë të islamit] si traditë e trashëguar që nga Profetët e lashtë. Ai përjetoi ato fjalë që Muhammedi salallahu alejhis ua selam ka thënë që para 14 shekujsh:

“I gjithë njerëzimi ka ardhur nga Ademi dhe Hauaja, një arab nuk është superior nga një joarab gjithashtu një i bardhë nuk është superior nga një i zi as një i zi nuk është superoir ndaj një të bardhi përvec nga devotshmëria dhe veprat e mira. Mësoni që çdo musliman është vëlla i çdo muslimanit dhe që muslimanët përbëjnë një vëllazërim. Asgjë nuk është legjitime për një musliman e cila i përket një vëllai musliman tjetër përderisa nuk i jepet me dëshirë dhe vullnet” [Haxhi i Lamtumisës]

 

Pas triumfit shpirtërorë që Malkolm X [ku pas Haxhit e ktheu në El-Haxh Melik el-Shabazz] përjetoi në oazet e Arabisë tha:

“Vëllazërimi! Njerëzit e të gjitha racave dhe ngjyrave nga të gjitha anët e botës duke u bashkuar si një!Më ka provuar mua fuqinë e Zotit të vetëm. . . . Të gjithë hanë si një dhe flejnë si një. Gjithçka që harmonizonte atmosferën e peligrinazhit ishte barazia e njeriut nën një Zot”.

 

Aty ai e hodhi pikëpamjen e tij të vjetër në mbeturinat e të kaluarës duke i lënë vendin vizionit të ri – atij islam. Hodhi poshtë adhurimin e çdokujt tjetër përvec Allahut. Iu largua devijimeve të bëra nga sekti Nation of islam duke iu bashkangjitur Ummetit të Muhammedit salallahu alejhis ua selam. Gjithashtu pranoi racën e bardhë si motër të racës së zezë ai këtë e shprehi:

“Në Amerikë “njeriu i bardhë” kuptohet nga sjelljet dhe veprat kundrejt afro-amerikanëve dhe kundrejt të gjithë të tjerëve të cilët klasifikohen si jo të bardhë. Por në botën muslimane unë kam parë që njerëzit me kompleksitet të bardhë ishin shumë më të miqsueshëm sesa as një tjetër të ketë qënë. Atë mëngjez ishte fillimi i një ndryshimi radikal në tërë pikë pamjen time rreth rracës së bardhë”.

Pas haxhit El-Haxh Melik el- Shabazzi u kthye në Amerikë duke pasur parasysh lutjen e gjykatësit të Arabisë Saudite të asaj kohe Shejh Muhammed Harkan:

“Unë shpresoj që ju të bëheni një thirrës i madh i islamit në Amerikë” dhe përgjigjja nga Malkolmi ishte “do të përpiqem ta përmbush”.

Mbas kthimit nga Meka filloi të jepte ligjërata në Universitetet e shumta të Amerikës nga ligjëratat e tij njerëzit hynin në islam me turma. Ai vetë e pa me sytë e tij:

“Islami ishte në marshim por unë e di që me metoda në marrëdhëniet publike numri i të konvertuarve të ri që i kthhen Allahut mund të kthehet në miliona”.

Më 21 shkurt 1965 duke dhënë një ligjëratë në Audubon Ballroom në Harlem sapo tha “Es- Selamu alejkum vëllezër dhe motra” tre persona qëlluan 16 plumba shotgunësh në drejtim

të tij… trupi i tij u rrëzua për dhe, pastaj vdiq në spital. Nga shumë drejtime mendohet se kryerësit e atentatit ishin të paguar nga FBI.

Studenti nga Sudani i cili foli në Qendrën Islame të Gjenevës tha që:”Bota muslimane e njeh el-Haxh Melik el-Shabazz si një vëlla gjaku dhe një hero i cili ka vdekur në fushëbetejën e besimit në islam”.

 

Trashëgimia e këtij lideri mbeti në fjalët e tij që sot e kësaj dite po pushtojnë zemrat e mijëra njerëzve që “…vetëm kur njerëzimi do t’i nënshtrohej Zotit të vetëm i cili krijoi të gjithë, vetëm atëhere njerëzimi do t’i afrohej paqes për të cilën kaq shumë flitet…për të cilën pak është parë të veprohet”.

 

[Ammar] Ardit Kraja – albislam.com

www.islamifejaevertete.com

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read