Me emrin e All-llahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
- Shirku ndaj All-llahut (të shoqëruarit ortak All-llahut në adhurim):
All-llahu i Lartësuar ka thënë: “Vërtet, All-llahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë.“ (En-Nisa: 48)
- Humbja e shpresës në mëshirën e All-llahut:
All-llahu i Lartësuar ka thënë: “Shpresën në mëshirën e All-llahut nuk e humb askush, përveç jobesimtarëve” (Jusuf: 87)
3. Siguria nga të papriturat e All-llahut:
All-llahu i Lartësuar ka thënë: “Vetëm ata që janë të humbur nuk u frikësohen të papriturave të All-llahut.“ (El-`Araf: 99)
- Mosrespektimi i prindërve:
All-llahu i Lartësuar ka thënë: “…dhe që të jem i mirë ndaj nënës sime dhe nuk më ka bërë të ashpër dhe të padëgjueshëm.” (Merjem: 32)
- Mbytja e njeriut:
All-llahu i Lartësuar ka thënë: “Kushdo që vret një besimtar me qëllim, ndëshkimi i tij është Xhehennemi, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë.“ (En-Nisa: 93)
- Shpifja për gratë e ndershme e zemërdëlira:
All-llahu i Lartësuar ka thënë: ”Vërtet, ata që përgojojnë gratë e ndershme, zemërdëlira e besimtare, janë të mallkuar në këtë botë dhe në tjetrën; për ata ka dënim të madh.” (En-Nur: 23)
- Ngrënia e kamatës:
All-llahu i Lartësuar ka thënë: “Ata që marrin fajde, do të ringjallen (në Ditën e Gjykimit) si ai që djalli e ka çmendur me prekjen e vet, sepse ata thonë se tregtia është njëlloj si kamataria.“ (El-Bekare: 275)
- Ikja nga fushëbeteja:
All-llahu i Lartësuar ka thënë: ”Cilido që ua kthen shpinën atë ditë, përveç atij që tërhiqet me qëllim që të sulmojë përsëri ose për t’u bashkuar me një grup tjetër, do të shkaktojë zemërimin e All-llahut dhe do të ketë si strehë Xhehennemin. Eh, sa fund i keq është ky!“ (El-Enfal: 6)
- Ngrënia e pasurisë së jetimit:
All-llahu i Lartësuar ka thënë: “Vërtet, ata që e hanë pasurinë e jetimit pa të drejtë, vetëm mbushin barkun e tyre me zjarr dhe ata do të digjen në zjarrin flakërues.“ (En-Nisa: 10)
- Zinaja (kurvëria):
All-llahu i Lartësuar ka thënë: “Dhe mos iu qasni kurvërisë, se ajo është shfrenim dhe rrugë e shëmtuar!“ (El-Isra: 32)
- Fshehja e dëshmisë:
All-llahu i Lartësuar ka thënë: “Mos e fshihni dëshminë, se, kush e fsheh atë, zemra e tij është gjynahqare.“ (El-Bekare: 283)
- Dëshmia e rrejshme:
All-llahu i Lartësuar ka thënë: “Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj All-llahut me një vlerë të vogël, nuk do të kenë asnjë të mirë në jetën e ardhshme. All-llahu nuk do t’u flasë atyre, as nuk do t’i shikojë në Ditën e Kijametit dhe as nuk do t’i pastrojë prej gjynaheve e për ta do të ketë dënim të dhembshëm. “ (Al-Imran: 77)
- Vjedhja (mashtrimi në prenë e luftës):
All-llahu i Lartësuar ka thënë: “Është e pamundur për ndonjë pejgamber që të përvetësojë në mënyrë të pandershme prenë e luftës. Kushdo që bën një gjë të tillë, do të vijë (i ngarkuar me të) në Ditën e Kijametit e pastaj do t’i jepet çdokujt ajo që ka merituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.“ (Al-Imran: 161)
14. Pirja e alkoolit:
All-llahu i Lartësuar ka thënë: “O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni! (El-Maide: 90)
15. Lënia e namazit:
All-llahu i Lartësuar ka thënë: “Çfarë ju ka sjellë në Sekar?” Ata do të përgjigjen: “Nuk ishim nga ata që falnin namaz “ (El-Muddeththir: 42-43)
- Shkelja e besës dhe ndërprerja e lidhjes farefisnore:
All-llahu i Lartësuar ka thënë: “Të cilët shkelin besën e All-llahut, pasi e patën dhënë, ndërprejnë atë që ka urdhëruar All-llahu për ta mbajtur lidhur dhe bëjnë ngatërresa në Tokë; ata janë njëmend të shkatërruar. “ (El-Bekare: 27)
- Gënjeshtra ndaj All-llahut dhe mendjemadhësia:
All-llahu i Lartësuar ka thënë: “Në Ditën e Kijametit do t’i shihni ata që kanë trilluar gënjeshtra për All-llahun, me fytyra të nxira. Vallë, a nuk është Xhehennemi vend për ata që janë mendjemëdhenj?!“ (Ez-Zumer: 60)
18. Gjykimi me atë që s`e ka zbritur All-llahu:
All-llahu i Lartësuar ka thënë: “Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka zbritur All-llahu, ai është mohues i vërtetë.“ (El-Maide: 44)
Shkëputur nga libri: “Feuaidu muhtare” i autorit Dr. Muhammed ibn Salih ibn `Abdu-l-`Aziz err-Rraxhhi
Përktheu: Burim Koçinaj – 11.12.2011