BallinaAKTUALEKurioziteteMisteri i maleve me ngjyrë në Kinë

Misteri i maleve me ngjyrë në Kinë

 

Misteri i maleve me ngjyrë në Kinë

 

Qyteti Zhangye, është një zonë e prefekturës Gansu, që ndodhet në kinën veriperëndimore.

Para mijëra vjetësh,ishte një nga qytete më të pasura të vendit, pasi për shkak të rrugës së mëndafshit me mijëra njerëz nga e gjithë bota e vizitonin çdo ditë për të blerë dhe shitur aty mallrat e tyre.

Kur rruga e mëndafshit u braktisë, filloi dhe rrënimi i gjithë rajonit. Por, me kalimin e kohës, banorët e qytetit Zhangye braktisën tregtinë dhe filluan të merreshin ekskluzivisht me bujqësinë dhe blegtorinë.
Megjithatë, vitet e fundit kjo duket se po ndryshon. Zona përreth, u bë e njohur në të gjithë botën pas realizimit dhe shfaqjes të një filmi, skena të cilit u realizuan aty. Thjesht, panorama mbresëlënës e maleve me ngjyra, tërhoqi vëmendjen e njerëzve me ato peizazhe mahnitëse…
Ky fenomen i pazakontë gjeologjik, citon alb-observer.com, është i njohur si “Formacioni Danxia” dhe është shkaktuar për shkak të akumulimit të sasive të mëdha të gurëve ranor dhe sedimenteve të tjera në sipërfaqe.
Këto sedimente me kalimin e miliona vjetëve oksidohet nga kontakti me ajrin dhe të marrin ngjyra aq të gjalla.

Kina është vendi i vetëm në botë, në të cilin janë zbuluar deri më tani “Formacione Danxia”. Gjenden e dhe në rajone të tjera të vendit, por zona në fjalë pranë qytetit Zhangye, sipas specialistëve përbënë vendin më mbresëlënës dhe të vetëm të këtij fenomeni gjeologjik.
Kështu, me mijëra vizitor udhëtojnë për të “shijuar” pamjet e mrekullueshme të këtij fenomeni të rrallë, që nuk e ndesh askund të në gjithë botën.

 

 

 

 

Must Read