Djali i tij Salihu tregon:
Dy ditë para vdekjes së tij me zë të rëndë më tha:
“Thirri djemtë!”
Unë i thirra dhe ata e rrethuan nga të gjitha anët duke e përqafuar. Ai i nuhaste dhe ua lëmonte flokët, kurse lotët i rridhnin nga sytë.
Më vonë ia vura poshtë legenin dhe e pashë se urina e tij ishte gjak i turbullt. Këtë ia thashë mjekut, kurse ai tha:
“Këtij njeriu ia kanë copëtuar barkun brengat dhe pikëllimi.”
Të Enjten iu shtua sëmundja dhe unë i ndihmova të merrte avdes, kurse ai më thoshte: “Fute ujin ndërmjet gishtave!”
Natën e Xhuma iu rëndua gjendja dhe paraditen e së Xhumasë vdiq.
Atëherë njerëzit filluan të qajnë me zë të lartë, saqë dukej sikur dridhej bota. U mbushën të gjitha rrugët dhe rrugicat me njerëz…
/ Sijer A’lam enNubela’, 11/335/