BallinaAKTUALEFakte dhe StatistikaMyslimanët po shtohen: Ja sa do të jetë numri i tyre deri...

Myslimanët po shtohen: Ja sa do të jetë numri i tyre deri në vitin 2050! (Foto)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për herë të parë, deri në vitin 2050, myslimanët dhe të krishterët pritet të jenë me numër të barabartë në botë, shkruan Time duke u thirrur në një studim të bërë nga Qendra e Kërkimeve Pew.
Ateistët, gnostikët dhe të tjerët të cilët nuk kanë të bëjnë me fenë do të përbëjnë një pjesë të vogël të popullsisë së botës në vitin 2050, sipas një studimi, transmeton Telegrafi.

Studimi i Qendrës së Kërkimeve Pew ka gjetur se rritja e grupeve të mëdha fetare do të lë pas rritjen e popullsisë së papërcaktuar përkundër trendeve në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore, ku përqindja e njerëzve jo-fetarë pritet të rritet.

Deri në 2050, popullsia botërore pritet të rritet në 9,3 miliardë, nga 6,9 miliardë sa llogaritet të jetë sot.

Sipas studimit, islami do të zgjerohet më shpejt se çdo fe tjetër, ku myslimanët dhe të krishterët pritet të jenë në numër të njëjtë, numër ky i karakterizuar për herë të parë.

Përderisa rritja e myslimanëve dhe të krishterëve pritet të ndodhë në Afrikë sub-Sahariane, pritet gjithashtu një rritje e myslimanëve dhe në Evropë dhe SHBA.

Ndër të gjitha fetë e mëdha, Budizmi është i vetmi që nuk pritet të zgjerohet deri në vitin 2050, kryesisht për shkak të normave të ulëta të pjellorisë në vende si Kina dhe Japonia. /Telegrafi/

Must Read