Ndërmjet Caktimit të Allahut dhe sjelljes së robërve të Allahut
Nga Imam Ibnul-Kajjim
Kur diçka e paracaktuar i ndodh robit, dhe kjo të jetë diçka të cilën ai nuk e pëlqen, atëherë, ai duhet që të përvetëson gjashtë qëndrime sa i përket atij:
E para: Qëndrimi i Njëshmërisë (Teuhidit): se Allahu është Ai i cili e ka caktuar, dëshiruar, dhe e ka krijuar. Çfarëdo që Allahu dëshiron ajo ndodh, dhe çfarëdo që Ai nuk dëshiron nuk ndodh;
E dyta: Qëndrimi i Drejtësisë (el-’Adl): se Gjykimi i Tij i zbatohet dhe i ndodh atij, dhe çfarëdo që Allahu urdhëron sa i përket atij është plotësisht e drejtë;
E treta: Qëndrimi i Mëshirës (er-Rahmeh): se mëshira e Tij në këtë çështje të caktuar e tejkalon Hidhërimin e Tij, dhe Dënimin e Tij; dhe se Mëshira është baza e caktimit;
E katërta: Qëndrimi i Urtësisë (el-Hikmeh): se Urtësia e Tij – Ai, i pastëri nga të gjitha të metat – ka kërkuar apo e ka bërë të nevojshme që të ndodh. Ai nuk e ka paracaktuar pa ndonjë arsye, apo shkarazi.
E pesta: Qëndrimi i Lavdërimit (el-Hamd): se Ai – i Përsosuri – meriton lavdërim të plotë për këtë, nga secili aspekt.
E gjashta: Qëndrimi i Nënshtrueshmërisë (el-’Ubudijeh): Se ai është plotësisht një rob, në kuptimin e plotë. Gjykimet dhe Caktimet e Zotit të tij (Rabb) i ndodhin atij, sepse ai i përket Atij dhe është robi i Tij. Andaj, ai e kontrollon atë, ashtu që, ai të jetë nën Caktimin e Tij që lidhet me krijimtarinë, sikurse Ai e kontrollon atë në të qenit e tij nën Gjykimet e Tij sa i përket fesë. Andaj, është plotësisht e përshtatshme që Caktimet të ndodhin mbi të.
Referenca: El-Favaid, fq. 46-47
Burimi: www.islamifejaevertete.com