Një i krishterë pyet se pse Zoti e krijoi njerëzimin
Pyetja: Sipas Kur’anit dhe/ose traditës Islame, pse Allahu e ka krijuar njerëzimin?
Përgjigjja:
Të gjitha lavd-falënderimet janë për Allahun!
Allahu i ka krijuar xhinët dhe njerëzit që ta adhurojnë atë vetëm, që t’i binden urdhrave të Tij dhe të ruhen nga ndalesat. Allahu thotë [në Kur’an] (shpjegimi i kuptimit):
“Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë” [el-Dharijat (51):56]
d.m.th. që të besojnë në Njëshmërinë e Tij dhe t’ia kushtojnë adhurimin vetëm Atij, duke i përjashtuar të gjithë të tjerët. Njëra nga kushtet që adhurimi të jetë i saktë është të besuarit në të Dërguarin e Tij [Muhammedin] (lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) dhe të ndiqet shembulli i tij, sepse ai është shembulli që duhet të ndiqet, sikurse thotë Allahu (shpjegimi i kuptimit):
“Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut…” [el-Ahzab (33):21]
Shejh AbdulKerim el-Khudejr
Burimi në anglisht: http://en.islamway.net/fatwa/38949
Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com