Një mbishkrim nga selefët
Këtu është një fotografi e asaj çfarë konsiderohet (deri më sot) si mbishkrimi më i vjetër Islamik, nga viti 24H, kur Kalifi i udhëzuar drejtë Umer ibnul Khattabi – Allahu qoftë I kënaqur me të – ishte vrarë. Ky mbishkrim gjendet në El-‘Ula të Arabisë Saudite. Ky është një prej mbishkrimeve-grafiteve i bërë nga udhëtarët dhe haxhilerët nga shekujt e parë të Islamit.
UNESCO ka përfshirë këtë gjetje mahnitëse arkeologjike në Kujtimet e Koleksioneve Dokumentare të Regjistrit Botëror.
Arabi Saudite – Ky është mbishkrimi më i hershëm Islamik ( kufik). Ky mbishkrim shumë mirë i ruajtur gjendet në një bllok të kuq rëre të gurit në jug të Ka’a el-Muatadil në veri të Sharmas në El-Ula, veriperëndim të Arabisë Saudite, në rrugëkalimin e vjetër tregtar dhe të pelegrinazhit që lidh qytetin e hershëm islamik të El-Mebijat me Medein Saleh. Ky është mbishkrimi më i vjetër islamik deri tani. Ajo përmend datën e vdekjes së Kalifit të dytë të Islamit, Omer ibnul Khattabit dhe lexon si vijon: “Me emrin e Allahut, Unë Zuhejri, shkrova datën e vdekjes së Omerit e vitit katër dhe njëzet ( Hixhrij)”. Kalifi Omer ibnul Khattab vdiq natën e fundit të muajit Dhul-Hixhe të vitit 23 Hixhrij, dhe u varros ditën e nesërme ditën e parë të Muajit Muharrem të vitit të ri 24 Hixhrij ( I cili korrespondon me 644 AD).
Shënim: Zbuluesit dhe ekspertët lokal thonë se [dorë]shkrimi është Hixhazas dhe jo Kufik.
Këtu është një gjurmë nga teksti:
Çfarë shkruan:
Mbishkrimi mund të përkthehet si vijon:
Me emrin e Allahut
Unë, Zuhejri, shkrova [këtë] në kohën kur Omeri vdiq, në vitin katër dhe njëzet [24H]
Pranë mbishkrimit, shkruan:
Unë jam Zuhejri, Meula i [fisit] Beni Selemeh.
Përktheu: M.M.
Burimi: http://www.islamifejaevertete.com
Referenca: http://www.sayingsofthesalaf.net/index.php/graffiti-of-the-salaf/#idc-container