BallinaPse ISLAMI?Islami për KrishterizminPAPA BENEDIKT I XVI: JEZUSI KA LINDUR VITE MË PARË SE QË...

PAPA BENEDIKT I XVI: JEZUSI KA LINDUR VITE MË PARË SE QË ËSHTË MENDUAR

 

PAPA BENEDIKT I XVI: JEZUSI KA LINDUR VITE MË PARË SE QË ËSHTË MENDUAR

 

[Papa Benedikt i XVI, në librin: “Jesus of Nazareth: The Infancy Narratives” – Shkëputur nga artikulli i telegraph.co.uk]

 

Jezusi (Isa..) ka lindur vite më herët se që është menduar, thotë Papa

I tërë kalendari i Krishterëve është i bazuar në përllogaritje të gabuara, Papa ka deklaruar, dhe pohon në librin e tij se Jezusi ka lindur disa vite më herët se që është besuar deri më tani.

“Gabimi” është bërë nga prifti i shekullit XI I njohur si Dionysies Exguus ose siç shquhet në anglisht (shqip) si Denisi i vogël, pontifi 85 vjeçarë deklaron në librin “Jesus of Nazareth: The Infancy Narratives”, publikuar të mërkurën.

“Kalkulimi I fillimit të kalendarit – bazuar në lindjen e Jezusit (Ises) – është realizuar nga Dionysius Exiguus, i cili e ka bërë një gabim në kalkulimet e tij për disa vjet,” Papa shkruan në librin e tij, i cili liber është publikuar për shitje gjithandej botës, me miliona kopje.

“Data aktuale e lindjes së Jezusit ka qenë disa vjetë më herët” Pohimi se kalendari i Krishterë është i bazuar në baza falso nuk është risi – shumë historian kanë besuar se Jezusi ka lindur diku në mes të shek. 7P.E. dhe 2.

Denisi i vogël, i cili ka lindur në Evropën Lindore, është kredituar duke qenë “inovatori” i kalendarit modern dhe konceptit të periudhës Anno Domini.

Ai ka përshkruar sistemi e ri ndarasi nga kalendari i përdorur deri në atë kohë, i cili është bazuar në vitin e pushtimit të Perandorit Romak Diocletian.

Perandori ka persektuar të Krishterë, kështuqë kjo ka qenë një arsye shtesë për ta larguar nga sistemi i ri i datimit, ndërkohë është favorizuar lindja e Jezusit.

Kalendari i priftit është pranuar në Evropë pasi është adoptuar nga Venerable Bede, nga prifti historian, për t’i datuar ngjarjet që kanë ndodhë, duke i kalkuluar në librin e tij “Ecclesiastical History of the English People”, të cilin e ka kompletuar në vitin 731. 

Por saktësisht se si i ka kalkuluar Denizi vitet e lindjes së Jezusit s’janë të qarta dhe deklarimet e Papës se Denizi i vogël ka gabuar është një qëndrimi njohur në mesin e shumë dijetarëve të krishterë.

Bibla nuk e specifikon datën e lindjes së Jezusit. Megjithatë, Prifti duket se e ka kalkuluar e moshën e Jezusit duke u bazuar në disa referenca historike të kohës kur Jezusi është bekuar në Perandorinë e Perandorit Tiberius.

Data e lindjes së Jezusit nuk është polemika e vetme që Papa e ka ngritur në librin e tij – ai poashtu ka thënë se në ritualin tradicional të lindjes, nuk ka pasur lopë, gomarë apo edhe kafshë tjera gjatë lindjes së Jezusit. 

Ai poashtu e ngritë në debat çështjen e vendlindjes së Jezusit, duke mos pranuar argumentet nga disa dijetarë të krishterë se thonë se ai ka lindur në Nazareth e jo në Bethlehem.

John Barton, Profesor për interpretimin e shkrimeve të shenjta në ‘Oriel College’, ‘Oxford University’, thotë se shumë akademik janë pajtuar me Papën se kalendari i Krishterë është gabim dhe se Jezusi ka lindur disa vite më herët se që është menduar deri më tani, aty përafërsisht n’mes viteve 6P.E. dhe 4P.E..

“Nuk ka ndonjë reference në Bibël se kur ka lindur – krejt çka dijmë është se ai ka lindur në periudhën e Perandorit Herodi i madh, i cili ka lindur para vitit 1,” ka thënë në ‘Daily Telegraph. “Është dyshuar shumë kohë çështja e lindjes së Jezusit para vitit 1 – askush nuk është I sigurtë.” 

Idea se Jazusi ka lindur me 25 Dhjetorë gjithashtu s’ka baza historike faktike. “Ne poashtu nuk e dijmë se n’cilën sezonë ka lindur. E gjithë idea e festimit të lindjes së tij në pjesën më të erët të vitit mesiguri ka lidhje me traditat pagane dhe me solstikën e dimrit.”

[Artikulli i përkthyer nga administratori i faqës I N.M.t.I.I.
Artikulli në origjinal: http://www.telegraph.co.uk/news/religion/the-pope/9693576/Jesus-was-born-years-earlier-than-thought-claims-Pope.html

Must Read