BallinaAKTUALETë ndryshmePatriarku serb IRINEJ, përcjell mesazhe për luftë

Patriarku serb IRINEJ, përcjell mesazhe për luftë

 

Patriarku serb IRINEJ, përcjell mesazhe për luftë

 

Vendosja e policëve dhe doganierëve të Kosovës në dy pikat kufitare me Serbinë veri të Mitrovicës është përcjellur me tensione dhe protestave por jo edhe incidente të paralajmëruar një ditë më parë nga shoqatat e luftëtarëve serb nga qyteti I Prokuples. Protesta më e madhe është zhvilluar në urën e Ibrit ku pranë protestuesve serbë ka shkuar edhe Ministri për Kosovë në Qeverisë së Serbisë, Goran Bogdanoviq  Ai  u tha gazetarëve se ka ardhur në Mitrovicë për të kumtuar mesazhin e Qeverisë së Serbisë se janë të papranueshme veprimet e njëanshme të Prishtinës.

“Kemi pasur mjaft luftëra dhe konflikte, andaj do të kundërshtojmë në mënyrë të qetë këto veprime të njëanshme të Prishtinës. Serbia nuk mund të lejojë krijimin e shtetit të Kosovës brenda territorit të serb, por fatkeqësisht Kosova e ka përkrahjen ndërkombëtare në këtë rast”, tha Goran Bogdanoviq, Ministër për Kosovën në qeverinë e Serbisë.

Protestuesit mbështetje kanë marrë edhe nga përfaqësuesit e Partisë Radikale Serbe dhe të Partisë Demokratike të Serbisë të cilët kanë hyrë nëpërmjet rrugëve alternative në Kosovë, meqë nuk janë lejuar të shfrytëzojnë vendkalimet kufitare në Jarinë dhe Bërnjak. Mediat serbe njoftojnë se vizita e tyre në veri të Kosovës ka për qëllim mbështetjen e “popullatës serbe, e cila kundërshton zbarkimin e doganierëve dhe policëve kosovarë në vendkalimet kufitare”. Ndërkohë mesazhe për luftë ka përcjellur edhe patriarku serb, Irinej gjatë një meshe të zhvilluar në Kosovë.

“Ju porosisë që të rrini këtu dhe nëse vuani do ta dini se për çka vuani dhe nëse do të jeni në gjendje të derdhni gjak do ta dini se për çka do të vdisni . Qëndroi dhe luftoni në këtë tokë të shenjtë pasi më mirë askund nuk do të mund të gjeni”, tha  IRINEJ, Patriarku serb.

Ndryshe Kryetari paralel në veri të Mitrovicës, Kerstimir Pantiq në protestën e sotme ka porositur shqiptarët dhe bashkësinë ndërkombëtare se “nuk ka forcë që do të  detyrojë serbët që të gjunjëzohen dhe ata do të qëndrojnë të qetë deri në realizmin e kërkesave të tyre”. Për dallim prej tyre, zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Sllobodan Petroviq tha sot se fillimi i zbatimit të planit operacional në veri nuk është i drejtuar kundër komunitetit serb në Kosovë. Sipas tij prezenca e KFOR-it në atë pjesë garanton paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve. /Isuf Kadriu/Alsat-m/

http://www.islamifejaevertete.com/

Must Read