BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiTa jetosh islamin çdo ditë

Ta jetosh islamin çdo ditë

 

 

Ta jetosh islamin çdo ditë
(Pyetje për t`ia parashtruar vetvetes)

 

Shkruar nga: Shejh Husejn el-’Avajisha

 

A e fal çdo ditë namazin e sabahut në Xhami?

 

A i fal të gjitha namazet në Xhami?

 

A ke lexuar sot diçka nga Libri i Allahut (Kurani)?

 

A je i përpiktë në përmendjen e Allahut pas çdo namazi, duke  lavdëruar e Allahun dhe duke kryer dhikrin në çdo pjesë të ditës që kërkohet?

 

 A i fal të gjitha namazet vullnetare (namaz-sunnetet) para dhe pas namazit obligativ?

 

A ishe sot i përulur dhe i sinqertë në namazin tënd? A ke kuptuar çfarë ke recituar?

 

A ke menduar për vdekjen dhe jetën e varrit?

 

A ke menduar për ditën e gjykimit, tmerret dhe rreziqet e saj?

 

A e ke lutur Allahun (së paku tre herë) që të fus në Xhennet?

 

Enesi, kënaqësia e Allahut qoftë mbi të, ka transmetuar se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:
“Kur dikush e lut Allahun (tre herë) që ta fus në Xhennet, Xhenneti thotë:” O Allah, lëre të hyj në xhennet”. E kur dikush e lut Allahun (tre herë) që ta mbroj nga Zjarri i Xhehenemit, Xhehenemi thotë:” O Allah mbroje atë nga zjarr i xhehenemit.” (Transmeton Tirmidhiu, Nesaiu dhe Hakimi, nxjerrë nga Sahih al-Xhami të Shejh Albanit, Nr. 6275)

 

A e ke lutur Allahun(tre herë) që të mbroj nga Zjarri i Xhehenemit?

 

 A ke lexuar ndonjë hadith të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.?

 

 A ke menduar që të largohesh nga shokët me ndikim të keq?

 

A ke provuar që t`iu shmangesh çështjes dhe shakasë së tepërt?

 

A ke qarë sot nga frika e Allahut?

 

A e ke praktikuar sot dhikrin e mëngjesit dhe mbrëmjes?

 

A ke kërkuar sot nga Allahu falje për mëkatet e tua?

 

A e ke lutur sot Allahun e Lartësuar për të rënë si dëshmor?

 

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:
“ Kush e lut Allahun me sinqeritet që të bjerë Dëshmor, Allahu do t`ia mundësoj arritjen e gradës së dëshmorit edhe nëse vdes në shtratin e tij”. (Transmeton Muslimi dhe të tjerë)

 

A e ke lutur Allahun që ta forcoj zemrën tënde në fenë e Tij?

 

A e ke shfrytëzuar kohën e avantazheve, në të cilën Allahu iu përgjigjët lutjeve për të kërkuar diçka nga Ai?

 

Bëja këto pyetje çdo ditë vetës tënde duke kërkuar përgjigjën për to. Nëse përgjigjja për ndonjë pyetje është pozitive, atëherë shto në vazhdimësi nga pak nga ajo vepër, por nëse përgjigjja është negative, atëherë mundohu që t`ia fillosh dhe shto çdo ditë nga ajo.

Allahu na lehtësoftë!!!

 

Përktheu: Dren Ajeti

Burimi: http://www.islamifejaevertete.com/

Referencë: http://www.salaf.de

 

Must Read