Pëllitja e pijanecit

 

Pëllitja e pijanecit

 

El-Auam ibën Haushab (148H) – Allahu e mëshiroftë – tregon:

Njëherë mbërrita tek një vend, në njërën pjesë të të cilit ishte një varrezë. Pas namazit të Ikindisë, njëra nga varret u hap dhe një njeri me kokën e gomarit dhe trupin e njeriut doli nga ai dhe pëlliti tri herë, pas së cilës varri u mbyll së bashku me të. Pastaj, pashë një grua të vjetër duke thurur lesh, dhe një grua më tha, “A e shikon atë plakë?” I thashë, “Çka është puna e saj?”Ajo m’u përgjigj, “Kjo është nëna e këtij njeriu[të vdekur].”E pyeta, “Cila ishte ngjarja e tij?” Ajo u përgjigj, “Ai pinte verë, dhe kurdo që ai do të dilte nëna e tij do t’i thoshte, ‘O djali im, Ke frikë Allahun; deri kur do të vazhdosh të pishë verë?’ Ai do të përgjigjej, ‘Ti po pëllet sikurse gomari.’”Gruaja tha, “Pastaj ai vdiq pas namazit të Ikindisë, kështu që çdo ditë pas kohës së Ikindisë varri hapet dhe ai del duke pëllitur tri herë, pastaj varri mbyllet me të brenda përsëri.

El-Hâfidh Ebul-Kasim El-Asbahânî, Et-Targib uet-Terhib artikulli 471.

Shejh Muhamed Nasiruddin el-Albani e ka klasifikuar këtë rrëfim si Hasen-të mirë në botimin e tij të librit Et-Tergib uet-Terhib të El-Mundhirit. Shiko Sahihut-Tergib uet-Terhib, hadithi 2517.

Mundhiriu citon El-Asbahanin i cili thotë:

Ky [tregim] është rrëfyer nga Ebul-Abbas El-Asam në një diktim në Nejsabur, në prezencën e ruajtësve të mëdhenj [të urtësive] dhe dijetarëve, dhe ata nuk e kundërshtuan këtë.

 

Përshtati: M.M.

Referenca: sayingsofthesalaf.net

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

Must Read