BallinaTEZKIJEMëkatët dhe PendimiPendimi ka kushte, nëse përmbushen ato pranohet pendimi tek Allahu

Pendimi ka kushte, nëse përmbushen ato pranohet pendimi tek Allahu

Pyetje: Na flisni për pendimin, cilët janë kushtet e tij dhe çfarë është pendimi i sinqertë?

Përgjigje: Pendimi është kthimi nga mosbindja (mëkati) tek bindja (ndaj Allahut) dhe ai është obligim.
“Që të gjithë ju o besimtarë, pendohuni tek Allahu, që të shpëtoni.” (En- Nur, 31)

Muslimani e ka për detyrë që nëse bën një mëkat të shpejtojë duke u penduar tek Allahu – ‘Azze ue Xhel-le. Allahu e pranon pendimin e atij që pendohet.

“Pa dyshim se Unë jam Falës i Madh (i mëkateve) për atë që pendohet dhe beson, si dhe bën vepra të mira pastaj qëndron i palëkundur në të (imanin e tij).” (Et-Teubeh, 82)

Kjo është prej mirësisë së Allahut – ‘Azze ue Xhel-le -, ka urdhëruar për pendim dhe ka premtuar për falje për atë që pendohet, t’ia fal mëkatin e tij, por pendimi nuk është vetëm me gjuhë, ai ka kushte të cilat duhet patjetër të realizohen, ato kushte janë:

Kushti i parë: Braktisja e mëkatit dhe arratisja nga ai. Të mos thotë se është penduar te Allahu, ndërsa nga ana tjetër nuk heq dorë nga mëkati dhe nuk e braktis atë.

Kushti i dytë: Të premtojë se nuk do t’i kthehet më atij për së dyti. Nëse ai është penduar tek Allahu kurse qëllimi i tij është që t’i kthehet mëkatit në një moment tjetër, atëherë ky pendim i tij është i përkohshëm. Allahu nuk e pranon këtë.

Kushti i tretë: Të shprehë keqardhje për atë që i ka kaluar dhe ta përfytyrojë këtë mëkat dhe të ketë frikë nga ai. Të mos thotë unë u pendova dhe me kaq mori fund. Të ketë frikë nga ky mëkat dhe të ndjejë keqardhje për atë që i ka ndodhur atij.
Këto janë kushtet e pendimit, nëse ato përmbushen, Allahu e pranon pendimin ashtu siç ka premtuar.

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/15159

Must Read