Personave të cilëve iu pengohet Xhenneti?!
1- Mendjemadhi
Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhennet ai që ka në zemër qoftë edhe një grimcë mendjemadhësi…” (Transmeton Muslimi)
2- Ai që ndërpret lidhjet farefisnore
Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhennet ai që i ndërpret lidhjet farefisnore.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
3- Bartësi i fjalëve
Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhennet ai që bart fjalët.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
4- Ai që i bënë keq fqinjit
Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhennet ai, që fqinji nuk është rehat prej tij.” (Transmeton Muslimi)
5- Koka e të këqijve
Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhennet koka e keqbërësve”. (Transmeton Ahmedi)
Sqarim: Fjala e Muhamedit (alejhi selam): “Nuk do të hyjë në Xhenet…” d.m.th. nuk do të hyjë fillimisht për shkak të cilësive të lartpërmendura, derisa të pastrohet prej tyre qoftë me pendim në këtë botë, me marrjen e ndëshkimit të caktuar apo me falje nga ana e Allahut azze ve xhel-le.
Përshtati: Valdet Kamberi
Burimi: www.islamifejaevertete.com