BallinaAKIDEAkide të ndryshmePersoni i cili nuk ka mësuar tek një dijetar

Personi i cili nuk ka mësuar tek një dijetar

 

Personi i cili nuk ka mësuar tek një dijetar

Pyetja:

“Është përhapur tek disa njerëz ideja se cilido i cili nuk ka një dijetar (që ta udhëheq) atëherë, dijetari i tij është shejtani (Dreqi). Si i këshilloni këta njerëz, o Shejh i nderuar?”

Përgjigjja:
“Ky është një gabim i njerëzve të rëndomtë, dhe injorancë nga disa nga sufitë, të cilët i nxisin njerëzit që të jenë të lidhur me ta, dhe që t’i imitojnë në bidate dhe devijime. Dhe me të vërtetë, qenia njerëzore nëse përpiqet që të kuptojë fenë e tij duke marrë pjesë në tubimet e diturisë dhe ato fetare, apo nëse ai mediton mbi Kuranin dhe Sunnetin, dhe ai përfiton nga kjo, atëherë, nuk thuhet se ai është që është orvatur në rrugën e kërkimit të diturisë (sikurse një nxënës dijeje). Megjithatë, mund të thuhet se ai ka arritur një bollëk të mirësisë. Andaj, i përket nxënësit të dijes që të qëndrojë në kontakt me dijetarët e mirënjohur të cilët janë të njohur për kredon e besimit të tyre të shëndoshë (Akiden) dhe metodologjinë (Menhexhin). Ai duhet që t’i pyes ata për ato gjëra të cilat i gjen si problematike në të kuptuarit e tij. Kjo qëndron kështu, sepse nëse ai nuk i pyet të diturit, ai mund të veprojë shumë gabime, dhe gjërat do t’i pështjellen. Asgjëmangut, nëse ai ndjek tubimet e diturisë dhe dëgjon këshillat nga dijetarët, atëherë, me të vërtetë ai do të arrij një bollëk të mirësisë, dhe dobi të mëdha, qoftë edhe nëse nuk ka ndonjë dijetar specifik.

Dhe nuk ka dyshim se ai i cili ndjek tubimet e diturisë, dhe ai dëgjon ligjërimet e Xhumasë, pastaj, ligjërimet e Bajramit, dhe ligjëratat që jepen në xhamia, atëherë, dijetarët e tij do të jenë të shumtë, qoftë edhe nëse ai nuk lidhet me një dijetar të caktuar të cilin e imiton verbërisht dhe ndjek mendimet e tij.”

Nga Shejh AbdulAziz bin Baz

Referenca: Mexhelat ul-Buhuth, botimi nr. 39, fq. 133, dhe Fetava ‘Ulema il-Beled il-Haram, fq. 283-284.


Nga anglishtja Dr. Akil Ualker

 

Përkthim

 

Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com

 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read