Pesë gjëra që duhet të kemi kujdes rreth mëkateve
1- Mos këmbëngul në mëkat
Këmbëngulja në mëkat nënkupton mos-pendimin, e pendimi nënkupton kthimin tek Allahu, e këmbëngulja nënkupton vazhdueshmërinë e ikjes nga Allahu.
Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “Vërtetë Allahu e shtrinë dorë e Tij natën që ta falë gabimtarin (mëkatarin) e ditës, dhe e shtrinë dorën e Tij ditën që ta falë gabimtarin e natës. Kështu derisa të lindë dielli nga perëndimi” (Transmeton Muslimi)
Allahu ka thënë: “Dhe të gjithë pendohuni te Allahu, o besimtarë, ndoshta do të shpëtoni.” (Nur, 31)
2- Mos u gëzo me mëkate
Nuk është i barabartë ai që bënë mëkate dhe qeshë – me atë që bënë mëkate dhe qanë.
Ka ardhur në hadith se Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “Keqardhja është pendim” (Transmeton Ahmedi)
3- Mos i publiko mëkatet e tua tek të tjerët
Nëse sprovoheni me mëkate mbuloni ato. Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “I gjithë ummeti im janë të falur, pos atyre që i zbulojnë mëkatet e tyre…” (Transmeton Buhariu)
4- Mos e nënvlerëso mëkatin e bërë
Të mirët kanë thënë: “mos shiko sa i vogël është mëkati, por shiko madhërinë e Atij që e ke kundërshtuar”.
Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “Keni kujdes nga mëkatet e vogla sepse ato bashkohen tek njeriu derisa ta shkatërrojnë.” (Transmeton Ahmedi)
5- Mos thirr në mëkate
Mos thirr në mëkate, e të bëhesh nga bashkëpunëtorët e shejtanit që dëshirojnë të përhapet e keqja tek besimtarët.
Allahu ka thënë: “Ata të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet amoraliteti, i pret dënim i dhembshëm në këtë botë dhe botën tjetër. Allahu e di, por ju nuk e dini”. (Nur, 19)
Përktheu: Valdet Kamberi
Burimi: www.islamifejaevertete.com