BallinaAKTUALEZbulime ShkencorePirja e duhanit kalb trurin – sipas një studimi nga King's College

Pirja e duhanit kalb trurin – sipas një studimi nga King’s College

 

Pirja e duhanit kalb trurin – sipas një studimi nga King’s College

 

Tymosja e duhanit ‘kalb’ trurin duke dëmtuar memorien, arsyen dhe mësimin– sipas një studimi nga Kolegji King’s në Londër.

Një studim i afro 8,800 njerëzve me moshën mbi 50 vjeç tregoi se shtypja e lartë e gjakut dhe të qenit mbipeshë, gjithashtu, dukej të ndikonin tek truri, por, në një shkallë më të ulët.

Shkencëtarët që udhëhoqën studimin njoftuan se njerëz duhet që t’i kushtojnë rëndësi stilit të jetës i cili mund të dëmtojë si mendjen, njashtu edhe trupin.

Studimi i tyre është publikuar në “Revistën Age and Ageing”.

Hulumtuesit pranë kolegjit King’s po hulumtonin lidhjen ndërmjet gjasave të një ataku kardiak apo të një goditje në tru dhe gjendjes së vet trurit.

Të dhënat rreth shëndetit dhe stilit jetësor të një grupi të mbi 50-tave u mblodhën dhe teste të mendjes, sikurse inkuadrimi në mësimin e fjalëve të reja apo numërimi i sa më shumë emrave të kafshëve që mundeshin brenda një minute, u realizuan njashtu.

Ata u testuan prapë pas katër pastaj tetë vjetëve.

Rënia

 

Rezultatet treguan se rreziku i përgjithshëm i një ataku kardiak apo të goditjes trunore “ishte e shoqëruar në mënyrë signifikante me rënien kognitive” ku ata me rrezikun më të lartë duke treguar rënien më të madhe.

Po ashtu, përmendet se kishte një “shoqërim të qëndrueshëm” ndërmjet tymosjes së duhanit dhe pikëve më të ulëta në teste.

Këto rezultate nënvizojnë rëndësinë e konsiderimit të shëndetit kardiovaskular nga mesi i jetës

Njëri nga hulumtuesit, Dr. Alex Dregan, ka thënë: “Rënia kognitive bëhet më e shpeshtë me moshën dhe për një numër gjithnjë e më të madh të njerëzve ndërhyn në funksionet ditore dhe mirëqenien.

“Ne kemi identifikuar një numër të faktorëve të rrezikut të cilët mund të shoqërohen me një rënie të përshpejtuar kognitive, ku të gjitha, mund të modifikohen.”

Ai, më tej shton: “Ne duhet që t’i vetëdijësojmë njerëzit rreth nevojës së kryerjes së disa ndryshimeve të stilit jetësor për shkak të rrezikut të rënies kognitive.”

Hulumtuesit ende nuk e dinë sesi kjo rënie kognitive mund të ndikojë në mbarëvajtjen e aktiviteteve të tyre ditore. Ata ende nuk janë të sigurt nëse rënia e hershme në funksionimin kognitiv mund të çojë në çrregullime sikurse çmenduria.

Zemra dhe truri

 

Dr. Simon Ridley, nga Qendra për Hulumtimin e Alzheimerit MB, thotë:

“Hulumtimet në mënyrë të përsëritshme kanë ndërlidhur tymosjen e duhanit dhe shtypjen e lartë të gjakut me rënien kognitive dhe çmendurinë e pleqërisë, kurse ky  studim i shton më shumë peshë dëshmive.

“Rënie kognitive derisa moshohemi mund të zhvillohet në çmenduri, dhe duke zbuluar faktorët të cilët janë të ndërlidhur me këtë rënie mund të jetë kritike për gjetjen e mënyrave për të parandaluar këtë gjendje.”

“Këto rezultate nënvizojnë rëndësinë e kujdesjes për shëndetin tonë kardiovaskular nga mosha e mesme. “

Shoqëria e Alzheimerit thonë: “Ne të gjithë e dimë se tymosja, shtypja e lartë e gjakut, shkalla e lartë e kolesterolit dhe niveli i lartë i TMB [Treguesit të Masës Trupore] është e dëmshme për zemrat tona. Ky hulumtim i shton dëshmive të shumta të cilat, gjithashtu, sugjerojnë se ato mund të jenë të dëmshme edhe për trurin.

“Një në tre njerëz mbi 65 vjeç zhvillojnë çmendurinë, por, [fatmirësisht] ekzistojnë gjëra që njerëzit mund t’i kryejnë për të zvogëluarin rreziqet e tyre.

“Ngrënia e një diete të balancuar, mbajtja e një peshe të shëndetshme, ushtrime të rregullta, kontrollimi i shtypjes së gjakut dhe kolesterolit dhe mos tymosja të gjitha përbëjnë një dallim të madh.”

 

Burimi në anglisht:

http://ageing.oxfordjournals.org/content/early/2012/11/20/ageing.afs166.short?rss=1

Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

 

Must Read