BallinaARTIKUJHadith dhe SunetPse kaq shumë hadithe nga Ebu Hurejreh?

Pse kaq shumë hadithe nga Ebu Hurejreh?

 

Pse kaq shumë hadithe nga Ebu Hurejreh?

—————————————–

Është treguar se Ebu Hurejreh – Allahu qoftë i kënaqur me të! – ka thënë: “Njerëzit po thonë, ‘Ebu Hurejra rrëfen shumë [hadithe ],’ por, nëse nuk do të ishte për dy ajete të cilat gjenden në Librin e Zotit, nuk do të rrëfeja një hadith të vetëm.” Pastaj, ai recitoi, Pa dyshim, ata që fshehin çfarë ka shpallur Allahu në Libër…[El-Bekareh 174], dhe ‘Me të vërtetë, ata që fshehin shpalljet Tona të qarta…[El-Bekare 159].

Pastaj, tha, “Vëllezërit tanë, Muhaxhirët, angazhoheshin me tregti në tregje, dhe vëllezërit tanë, Ensarët, do të angazhoheshin me marrjen  me pasurinë dhe pronat e tyre, por, Ebu Hurejreh do të qëndronte me të Dërguarin e Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem! – për ngopjen e tij, dhe do të ishte prezent kur të tjerët mungonin.”

 

Këto fjalë janë rrëfyer nga El-Hafidh Ibën Abdil-Berr; Xhami’ Bejan El-‘Ilm Vëll.1 fq. 464.

 

Duke komentuar në këtë rrëfim, Ibën AbdilBerr thotë: “Në këtë rrëfim ka një numër të kuptimeve për t’u mësuar, duke përfshirë:

 

[1] Hadithi nga i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem! – ka të njëjtin vendim/zbatim sikurse Kurani, Libri i Allahut – azze ue xhel-le.

[2] Dituria duhet që të tregohet, përhapet dhe të mësohet.

[3] Rëndësia që ka të kapurit pas dijetarëve.

[4] Të kënaqurit me pak nga furnizimet e kësaj bote duke favorizuar dëshirën për dituri.

[5] Dhënia përparësi diturisë mbi preokupimin me ndjekjen e dunjasë dhe pasurisë. 

———–

Referenca: El-Hafidh Ibën Abdil-Berr, Xhami’ Bejan El-‘Ilm, Vëll.1 fq.464.

Përktheu: Meriton M.

Burimi në anglisht: sayingsofthesalaf.net

Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com

 

Must Read