Ramazani është begati nga Allahu dhe duhet të falenderohet
Ramazani është ndër dhuntitë e mëdha, të cilin Allahu e ka begatuar mbi robërit e Tij besimtarë, ky është një muaj në të cilin zbret mëshira e Allahut, në të cilin fshihen mëkatet dhe të këqiat, shumëfishohen shpërblimet dhe ngriten gradat.
Në këtë muaj i shpëton Allahu robërit e Tij nga zjarri, i Dërguari i Allahut – paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të- thotë: “Kur të vijë Ramazani, hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e xhehenemit, dhe lidhen shejtanët.” (Muttefekun alejh).
Dhe thotë i Dërguari – paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të- : ” Kush e agjëron muajin e Ramazanit me besim të plotë duke shpresuar shpërblimin e Allahut i falen mëkatet e mëparëshme, dhe kush bën kijam muajin e Ramazanit me besim të plotë duke shpresuar shpërblimin e Allahut i falen mëkatet e mëparëshme.” (Muttefekun alejhi)
Allahu i Lartësuar thotë në hadith kudsij: “Çdo punë që e punon njeriu i takon ati, përveç agjërimi, ai është i imi dhe unë shpërblej për të.” (Muttefekun alejhi)
Dhe thotë i Dërguari i Allahut – paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të- : ”Vërtet Allahu në çdo ditë dhe natë i shpëton njerëzit nga zjarri në muajin Ramazan, dhe çdo musliman i cili bën lutje, i pranohet lutja (Ahmedi) dhe në të është nata e kadrit.”
I Lartësuari thotë: “Nata e kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! (El-Kadr:3)
Këto janë disa prej mirësive të këtij muaji të bekuar, prandaj inshallah je përgatitur për të, kjo të bën të kuptosh madhështinë e begative të Allahut të Lartësuar mbi ty.
Sa prej njerëzve kanë agjëruar me neve Ramazanin e kaluar, ata tani janë ndërmjet shtresave të dheut në varret e tyre.
Falenderoje Allahun për këtë dhunti, dhe mos e kalo këtë muaj me mëkate dhe punë të këqija.
Marr nga:
http://pertymoter.net/
Përktheu: Merita Rexha