BallinaAKTUALEOpinioneReagim ndaj Jahjages për reklaratën e saj kundër bartjës së shamisë tek...

Reagim ndaj Jahjages për reklaratën e saj kundër bartjës së shamisë tek vajzat e reja

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Reagim ndaj Jahjages për reklaratën e saj kundër bartjës së shamisë tek vajzat e reja

 

 

Shkruan: Naim Berisha

 

MADJE SHPESH HERE JANË KONTRADIKTORË EDHE ME VET LEGJISLACIONIN E TYRE IDEOLOGJIK QË E SYNOJNË ME ADMIRIM! ÇFARË PRITET PREJ T’TILLËVE/AVE?

“Atifete Jahjaga në një emision që do të transmetohet sonte në RTK me një sarkazëm dhe fytyrë neveritës paska thanë është shkelje e të drejtave të fëmijës të i imponohet shamia derisa ajo nuk është në moshën madhore.

Mire unë po i jap tash disa shembuj që flasin për të drejtat e prindit ndaj fëmiut dhe të drejtat fëmiu që vet i ka sipas kartës universale të të drejtave të njeriut dhe konventës së OKB-së ndaj fëmiut. Këto besoj se nuk i nevojiten atifetës sepse ajo nuk di se çfarë janë të drejtat universale të njeriut, ajo mundet vetëm të na tregoj se si duhet të punoj një përkthyese me stafin policor ndërkombëtar e ndoshta edhe për të drejtat në komunikacion..

Ky është artikulli i 28të i të drejtave të fëmiut nga Konventa e Kombeve të Bashkuara ndaj të drejtave të fëmiut. (UNICEF)

(1) Children have the right to think and believe
what they want and to practise their religion,
as long as they are not stopping other people
from enjoying their rights. Parents should
guide children on these matters.

Femijët kanë të drejtë të mendojnë dhe besojnë çfarë të donë dhe ta praktikojnë besimin e tyre derisa nuk i pengojnë njerëzit e tjerë të gëzojnë të drejtat e tyre. Prindërit duhet ti udhezojnë fëmijët e tyre në këtë çështje.

Cilit besim dhe cilës fe? Atifetja thotë se fëmiu nuk duhet as të di për besimin dhe as ta praktikoj besimin.

Artikulli i 20të i po të njejtës konventë thotë

(2) Children who cannot be looked after by their
own family must be looked after properly by
people who respect their religion, culture
and language

Fëmijët për të cilët nuk ka kujdes nga familja e tyre duhet të trajtohen drejtësisht nga njerëz që respektojnë fenë, kulturën dhe gjuhën e tyre.

Që nënkupton se nëse unë jam fëmijë jetim dhe më merr dikush në kujdesje duhet të ketë parasysh se une praktikoj besimin tim në këtë rast fenë Islame, kulturën dhe gjuhën që flas shqip.

Prapë sipas atifetes kjo nuk duhet të ndodhë. Nëse një vajzë është jetime ajo nuk guxon të kerkoj ta praktikoj besimin e saj deri sa të jetë në moshën madhore. Atifete ky artikull po flet për të drejtat e fëmiut, në momentin që ajo vajzë hyn në moshën madhore ajo më nuk është fëmijë. Atëherë pse duhet të ekzistoj ky artikull për fëmijë?

Artikulli i 26të i Kartës Universale të të drejtave të njeriut tek neni 3 thotë:

(3) Parents have a prior right to choose the kind of education that shall be given to their children.

Prindërit kanë të drejtë apriori të zgjedhin se çfarë llojë edukate apo arsimimi ti japin fëmijëve të tyre.

Që nënkupton se une kam drejtë vajzën time ta edukoj dhe arsimoj në frymën fetare e kjo nënkupton që edhe ta mbajë shaminë sepse shamia është fundament në besimin Islam.

 

[Reagim qytetarë nga Naim Berisha, si shkas deklarata e presidencës se Kosoves rreth mbulesës së vajzave të vogla, që do të transmetohet sonte n’orët e vona në televizionin i cili pretendon t’jetë “Radio dhe Televizion Publik i Kosovës” – 16.05.2014, Prishtinë]

Must Read