BallinaAKIDEBidatiRecitimi i Kur’anit tek varret

Recitimi i Kur’anit tek varret

 

Recitimi i Kur’anit tek varret

 

Është rrëfyer nga Profeti – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem! – [se ai ka thënë], “Cilido që viziton varret e prindërve të tij çdo të premte dhe reciton [suren] Ja Sin tek njëri ose tek të dytë, ai do të falet për secilin ajet apo për secilën shkronjë.”

 

I Shpikur.

 

Shejh Albani ka thënë, ‘Dhe ky hadith tregon rekomandimin për të lexuar Kuranin tek varret, mirëpo, nuk ka asgjë në Sunnet e cila e vërteton këtë. Për më tepër, Sunneti dëshmon se gjëja e ligjësuar për të bërë kur vizitojmë varret është vetëm për t’iu dhënë selam atyre dhe që të jetë për ata[njerëzit] përkujtues i Botës Tjetër. Dhe praktika e Selefus-Salihit – Allahu qoftë i kënaqur me ta! – vazhdoi në këtë.

 

Dhe se, recitimi i Kur’anit tek varret është një bidat i urryer, sikurse kanë pohuar një grup i dijetarëve nga e kaluara, nga ata, Ebu Hanifeja, Maliku, dhe Ahmedi në një rrëfim siç ndodhte tek Sherhul-Ihja të ez-Zubaidit [2/285], i cili ka thënë, ‘Sepse asnjë sunnet nuk është rrëfyer në lidhje me këtë.’

 

Muhammed ibën el-Hasan, dhe Ahmedi në një rrëfim tjetër, ka thënë, ‘Nuk është e urryer, për shkak të asaj e cila është treguar nga Ibën Omeri: se ai ka porositur në testamentin e tij që në varrimin e tij të lexohen fillimin dhe fundi i Sures Bekare.’

 

Unë [Shejh Albani] them: Zinxhiri i transmetimit deri tek Ibën Omeri nuk është i saktë, dhe edhe nëse do të ishte, vetëm do të vërtetonte [vlefshmërinë] e recitimit të Kur’anit në kohën e varrimit dhe jo [si recitim] i pakufizuar, siç është e qartë.

Andaj, është mbi juve, o muslimanë, që të ndjekni Sunnetin, dhe të keni kujdes nga bidatet, edhe nëse njerëzve u duket si diçka e mirë, sepse me të vërtetë, ‘… çdo bidat është devijim …’ sikurse ka thënë ai, – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem! -.

 

Ed-Daifeh  1/126-128.

 

Përktheu: M.M.

Burimi në anglisht: Shaikhalbaani.wordpress.com

Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

Must Read