BallinaARTIKUJSahabëtSahabet e fundit që vdiqën

Sahabet e fundit që vdiqën

 

Sahabet e fundit që vdiqën


Shejh Muhammed el-Uthejmin –Allahu e mëshiroftë!- ka thënë: “Më i fundit i të gjithë sahabëve që ka vdekur ishte Amir ibn Uathilah el-Lejthi në vitin 110 hixhrij.

Nga më të fundit që ka vdekur në Medine ishte Mahmud ibn Er-Rebië në vitin 99 H.  Në Damask, Siri i fundit që ka vdekur ka qenë Uathilah ibn el-Aska në vitin 86 H. I fundi që ka vdekur në Basra, Irak ka qenë Enes ibn Maliku në vitin 93 H. Në Homs i fundit ka vdekur Abdullah ibn Busr el-Mazini në vitin 98 H. Në Kufe, Irak i fundit që ka ndërruar jetë ishte Abdullah ibn Ebi Eufa el-Eslemi në vitin 87 H; dhe i fundit që ka ndërruar jetë në Egjipt ka qenë Abdullah ibnul Harith në vitin 89 H.” [Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë, dhe na bashkoftë me ta në Xhennet!]

 

Mustalah el-Hadith, fq. 55.

 

Përshtati: M.M.

Burimi në anglisht: giftsofknowledge

Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

Must Read