BallinaPraktikaFikhuSELAMI, dispozita dhe etika e tij – Pjesa e Dytë

SELAMI, dispozita dhe etika e tij – Pjesa e Dytë

 

SELAMI, dispozita dhe etika e tij – Pjesa e Dytë

 

Forma e Selamit

 

Prej sunnetit është që selami të jetë përfshirës, d.m.th. t’i japësh selam atij që e njeh dhe atij që nuk e njeh,. Këtu, fjala është për muslimanët dhe jo për të tjerët, në mënyrë që të mos hyjnë në të jobesimtarët, sepse ata nuk janë që e meritojnë të lutemi për ta.

 

Nga Abdullah ibn Omeri radijall-llahu anhu, trasmetohet se një njeri e ka pyetur Pejgamberin, sal-Allahu-alejhi-ue-sel-lem, cili është Islami më i mire?:

“T’i japësh, t’i ushqesh dhe t’i japësh selam atij që e njeh atij që e njeh dhe atij që nuk e njeh”.

(Buhariu, 12. Muslimi, 39)

 

Ky hadith na nxitë për dhënien e selamit dhe shpërndarjen e tij mes njerëzve, përshkak se në të ka të mira të shumta e prej tyre të rëndësishme janë: bashkimi mes muslimanëve dhe qetësimi i zemrave të tyre, në mes tyre.

Përshëndetja e veçantë d.m.th t’i japësh selam vetëm atij njeriu që e njeh nuk është e lavdëruar, përkundrazi dhënia e selamit vetëm atij apo atyre që i njeh është prej shenjave të Kiametit.

 

Nga ibn Mesudi radijall-llahu anhu, transmetohet se Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ue-sel-lem, me të vërtetë prej shenjave të Kiametit është kur përshëndetja bëhet vetëm për të njohurit.

 

Në një transmetim tjetër: “Të përshëndetë njeriu-njeriun dhe nuk e përshëndetë atë vetëm sepse njihen”.

(Shejh Albani e ka përmendur këtë hadith në “Es-silsiletus-sahihah, 638: hadithi gjindet tek imam Ahmeti 1/387).

 

Në një transmetim tjetër: “Me të vërtetë prej shenjave para kiametit është t’i japësh selam vetëm atij që e njeh.”

 

Preferohet për personin që vjen të filloj me selam-

 

Kjo është një çështje e njohur dhe e përhapur tek njerëzit, dhe për këtë argumentojnë shumë tekste. Preferohet që të japë selam ai që vjen, atij që është ulur dhe pranë atij që është.

Si p.sh. tregimi i tre personave të cilët erdhën tek Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ue-sel-lem e që u përmend më lart.

 

Imam Neveviu ka thënë: Nëse ai që vjen kalon pranë atij i cili është në këmbë apo ulur, sidoqoftë kalorësi fillon me selam, qoftë i vogël apo i madh, pakicë apo shumicë.

(El-Edhkar, fq 370)

 

Prej sunnetit është që kalorësi të përshëndetë këmbësorin dhe këmbësori atë që është ulur, dhe pakica e përshëndetë shumicën, dhe i riu e përshëndetë të moshuarin.

 

Për këtë ka hadithe të sakta, prej tyre janë:

 

Nga Ebu Hurejra, se Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ue-sel-lem ka thënë: “Kalorësi përshëndetë këmbësorin, këmbësori atë që është ulur, grupi i vogël e përshëndetë grupin e madh”.

(transmeton Buhari, 6232, Muslimi 2160)

 

Në një transmetim, i riu e përshëndetë të moshuarin, këmbësori atë që është ulur, dhe pakica-shumicën.

(Buhariu 6231)

 

Dijetarët i kanë përmendur disa urtësi për ata të cilët fillojnë me selam, si p.sh.: përshëndetja e të voglit ndaj të madhit nënkupton respektin dhe bamirësinë ndaj tij, ndërsa përshëndetja e kalorësit ndaj atij që është duke ecur në mënyrë që selami ta bëjë atë të devotshëm dhe jo mendjemadh, e ai i cili është duke ecur i jep selam atij që është ulur, dhe kjo është e ngjashme me atë i cili hyn në shtëpi, kurse pakica u jep selam shumicës, përshkak se shumica ka të drejtë më shumë.

 

Pyetje: Nëse takohen dy udhëtarë (këmbësorë) apo dy kalorës. Cili prej tyre fillon me selam?

 

Preferohet që më i vogli prej tyre të filloj me selam, e nëse janë të barabartë në moshë dhe të barabartë ne çdo pikëpamje, atëherë më i miri prej atyre të dyve është ai i cili fillon me selam.

 

Ka thënë i Dërguari, paqja dhe bekimi i All-llahu qoftë mbi të:

 

“Dhe më i miri prej atyre të dyve është ai i cili fillon me selam”.

(Transmeton Buhariu, 6077)

 

Transmeton Xhabiri, radijall-llahu anhu, se Profeti, sal-Allahu-alejhi-ue-sel-lem, ka thënë:

“Nëse takohen dy këmbësorë, cili prej tyre të fillojë me selam është më i miri”.

(Transmeton Buhariu, në librin e tij “Edebul-Mufred 994). Shiko “Es-silsiletus-sahiha 1146” të Shejh Albanit.)

 

Pyetje: Nëse dy persona janë udhëtarë dhe pastaj i ndanë ndonjë pemë ose ndonjë mur apo diçka e ngjashme, a është detyrë për ta që kur të takohen t’i japin selam njëri-tjetrit?

 

Argument për të është hadithi i Pejgamberit, sal-Allahu-alejhi-ue-sel-lem, Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ue-sel-lem, ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush e takon vëllanë e tij, le ta përshëndetë me selam, nëse ata i ndanë ndonjë pemë, mur, apo gurë dhe përsëri takohen, le ta përshëndesë atë”.

(Transmeton Ebu Davudi hadithi nr 5200. Shejh Albani për këtë hadith ka thënë është sahih mevkufen dhe merfuan)

 

Përshëndetja ndaj gruas së huaj-

 

Ta përshëndesë burri gruan e huaj? Disa dijetarë e kanë ndaluar që burri ta përshëndesë gruan e huaj, dhe disa e kanë lejuar me kusht që të mos bëhet fitne, e disa të tjerë kanë shpjeguar këtë dhe kanë thënë:

“Nëse është grua e re dhe e bukur nuk lejohet, e nëse është e moshuar lejohet përshëndetja e saj.”

 

Është pyetur imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë: “A duhet përshëndetur femra?”

 

Ka thënë: “Nëse është e moshuar nuk ka gjë, nëse është e re jo”.

(El-Adabu-esherije 1/352)

 

Ibnul Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Përshëndetet plaka dhe ato gra që janë të ndaluara të martohet me to, dhe të tjerat përveç tyre- jo.

(Zadul Mead 2/412)

 

Kjo është më e zgjedhura përshkak që të mbyllen dyert e të keqes dhe sprovës.

Ndërsa ajo që është transmetuar se Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ue-sel-lem, i ka përshëndetur gratë me selam, ndërsa ai ka qenë i mbrojtur dhe i siguruar nga sprova e tyre (grave).

 

Preferohet që t’u jepet selam fëmijëve-

 

Duhet që ti japim selam atyre në mënyrë që t’i mësojmë me edukatën islame qysh prej fëmijërisë, dhe vepruesi i saj është pasues i sunnetit te Pejgamberit, sal-Allahu-alejhi-ue-sel-lem.

Enesi, radijall-llahu anhu, na ka lajmëruar se ka qenë duke ecur me Pejgamberin, sal-Allahu-alejhi-ue-sel-lem, dhe kanë kaluar pranë fëmijëve , e Ai i ka përshëndetur ata me selam.

(Buhariu, 6247; Muslimi, 2168)

 

T’i përshëndesësh fëmijët me selam të bënë që të jesh i devotshëm dhe me sjellje të mira.

 

Pyetje: Nëse i moshuari e përshëndetë fëmijën, apo fëmija të moshuarin, a është detyrë kthimi i selamit?

 

Nëse i moshuari e përshëndetë fëmijën, fëmija nuk e ka detyrë që t’ia kthejë selamin atij, e nëse fëmija e përshëndetë të moshuarin ai e ka detyrë që t’ia kthejë selamin atij, dhe ky është mendimi i shumicës së dijetarëve.

 

Përshëndetja me selam mbi të zgjuarit në vendin ku ka të fjetur-

 

Përshëndetësi duhet ta ulë zërin e tij aq sa ta dëgjojë i zgjuari dhe të mos e zgjojë të fjeturin.

Argument për këtë kemi hadithin e gjatë të cilin e transmeton Mikdadi, radijall-llahu anhu, ku thotë: “Ne i’a çonim Pejgmaberit, sal-Allahu-alejhi-ue-sel-lem, pjesën e tij (të qumështit), e ai vinte natën, jepte selam që të mos e shqetësojë atë që është duke fjetur dhe të dëgjojë ai që është i zgjuar…”

(Muslimi, 2055)

 

Në këtë hadith ka një kulturë profetike të lartë, ku Muhammedi, sal-Allahu-alejhi-ue-sel-lem, merrte në konsideratë gjendjen e të fjeturit dhe nuk e trazonte nga gjumi, dhe në të njëjtën kohë nuk humbte vlera e selamit.

 

Të ndaluarit e fillimit me selam ndaj besimtarëve të librave të shenjtë (krishterëve dhe çifutëve)-

 

Jemi ndaluar nga gjuha e të Dërguarit tonë Muhammedit, sal-Allahu-alejhi-ue-sel-lem, të fillojmë të parët me selam ndaj krishterëve dhe çifutëve i cili ka thënë:

 

“Mos filloni të parët me selam ndaj krishterëve dhe çifutëve, dhe nëse e takoni në rrugë ndonjërin prej tyre detyrojeni atë drejt rrugës më të ngushtë”.

(Muslimi, 2168)

 

S’ka fjalë për askënd pas kësaj ndalese të qartë në lidhje me këtë.

 

Pyetje: Nëse kërkon nevoja që t’u japim selam të krishterëve dhe çifutëve, a lejohet kjo?

 

Hadithi i përmendur më lartë është i qartë në ndalimin e selamit ndaj tyre, e nëse kërkohet t’i përshëndesë ata, të mos jetë me selam, por t’i themi: mirëdita, mirëmbrëma, tungjatjeta ose të ngjashme me këto.

 

Shejh Tekijudini ka thënë: “Nëse e përshëndetë me diçka me të cilën është i kënaqur ai, përveç selamit, s’ka gjë të keqe.

(El-Adabu-Sherij-je 1/391)

 

Imam Neveviu ka thënë: “Këtë, të cilën e tha Ebu Sad, nuk ka ndonjë të keqe nëse është e nevojshme ta përshëndetë, e nëse nuk e ka të nevojshme që ta përshëndesë, më e mira është që të mos i thotë asgjë, sepse ta përshëndetë atë (dhimiun) është një gëzim, kënaqësi, shoqërim dhe një fotografi dashurie për atë, kurse ne jemi të urdhëruar të jemi të ashpër dhe të mos tregojmë zemërgjerësi ndaj tyre. All-llahu e din më së miri.

(El-Edhkar fq 366-367)

 

Kthimi i selamit me fjalën “ue alejkum” që d.m.th. “edhe mbi ju” ndaj të krishterëve dhe çifutëve-

 

Këtë na e sqaron hadithi të cilin e transmeton Enesi, radijall-llahu anhu;

Transmetohet nga Enesi, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ue-sel-lem, ka thënë: “Nëse ju përshëndesin juve të krishterët dhe çifutët thuajuni atyre: “edhe mbi ju”.

(Buhariu, 6258 dhe Muslimi, 2163).

 

Hadithi i përmendur më lartë na ka sqaruar neve mënyrën e kthimit të selamit ndaj të krishterëve dhe çifutëve, nëse ata na përshëndesin.

 

Pyetje: Nëse e dëgjojmë të krishterin apo çifutin duke thënë qartë “Es-selamu alejkum” a t’ia kthejmë atij me “ue alejkum – edhe mbi ju” duke u bazuar në hadithin e mësipërm, apo t’ia kthejmë selamin duke i thënë “ue-alejkum selam”?

 

Disa dijetarë kanë thënë:

“Nëse e vërtetojmë se ata na kanë dhënë selam dhe nuk dyshojmë në të, jemi të detyruar t’ua kthejmë selamin, sepse All-llahu xh.sh. na urdhëron me drejtësi e bamirësi.

Ndërsa, disa të tjerëve kanë thënë që: “t’ua kthejmë selamin ashtu siç ka urdhëruar në hadithin e vërtetë dhe ky është mendimi më i saktë. All-llahu xh.sh. është më i Dituri.

 

Lejimi i selamit në tubimin (në një grup) ku janë të përzier muslimanët dhe jobesimtarët-

 

Argument për këtë është hadithi i gjatë, të cilin e transmeton Buhariu dhe Muslimi, se Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ue-sel-lem, ka shkuar për ta vizituar Sead ibn Ubadeh, radijall-llahu anhu, dhe shoqëruesi i Pejgamberit, sal-Allahu-alejhi-ue-sel-lem, në gomarin e tij ishte Usab ibn Zejdi, radijall-llahu anhu, dhe kjo para betejës së Bedrit.

Kaloi Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ue-sel-lem, pranë një grupi ku ishin të përzier muslimanët dhe jobesimtarët; aty ishtë Abdullah ibn Seluli dhe Abdullah ibn Revaha.

I Dërguari, sal-Allahu-alejhi-ue-sel-lem, pasi e kaloi tubimin, Abdullah ibn Seluli e mbuloi gjysmën e fytyrës së tij dhe pastaj tha: “Mos na tejkalo neve. I përshëndeti Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ue-sel-lem, pastaj u ndal, zbriti dhe i thirri ata në rrugën e Allahut dhe u lexoi atyre Kur’an”

(Buhariu, 6254 dhe Muslimi, 1798)

 

Imam Neveviu ka thënë:

“Dijetarët janë të një mendimi për lejimin e fillimit me selam ndaj një grupi ku janë të përzier muslimanë dhe jobesimtarë”.

Nuk e pa qartëson këtë hadith i cili na ndalon fillimin me selam ndaj të krishterëve dhe çifutëve, sepse hadithi tregon kur i përshëndeturi është “Dhimij” apo janë grup prej të krishterëve apo çifutëve, e ndërsa në këtë grup ka edhe muslimanë, për këtë lejohet dhënia e selamit të jetë vetëm për muslimanët apo muslimanin.

Imam Ahmedi i’u është thënë:

“Bashkëpunoj me çifutët dhe shkojmë në shtëpitë e tyre dhe tek ata gjejmë muslimanë a t’u japim selam atyre?

Ka thënë: “Po, por të kesh për qëllim vetëm muslimanët”.

(El-adubu Esherije 1/390)

 

Imam Neveviu ka thënë:

“Nëse një person kalon pranë një grupi ku në të ka muslimanë, apo janë muslimanë dhe jobesimtarë, prej sunnetit është që t’u jepet selam atyre dhe të ketë për qëllim vetëm muslimanët apo muslimanin”.

(El-edhkar fq 367)

 

Pyetje: A i thuhet një grupi ku janë të përzier muslimanë dhe jobesimtarë: përshëndetja vetëm mbi ata të cilët e pasojnë të vërtetën?

 

Nuk thuhet: “Përshëndetja vetëm mbi ata të cilët e pasojnë të vërtetën” Në një grup ku janë të përzier muslimanë dhe jobesimtarë, por u jep selam atyre ashtu siç u përmend më lartë, duke u bazuar në hadithin e lartpërmendur, d.m.th. u jep selam dhe ke për qëllim vetëm muslimanët.

Rreth kësaj çështje dijetari Muhamed ibn Uthejmini ka thënë:

“Nëse ata janë muslimanë dhe të krishterë, ai përshëndetë me selamin e zakonshëm “Es-selamu alejkum” dhe ka për qëllim vetëm muslimanët.

(fetva-lakide fq 237)

 

Lejimi i përshëndetjes me shenjë në rast arsyeje-

 

Duhet ditur se në origjinë, përshëndetja me shenjë është e ndaluar, sepse ajo është prej veprave të krishterëve dhe çifutëve, e ne si muslimanë jemi të urdhëruar të mos i përngjasojmë atyre.

Transmetohet nga Xhabiri se Profeti, sal-Allahu-alejhi-ue-sel-lem, ka thënë: “Mos përshëndetni me përshëndetjen e çifutëve, se përshëndetja e tyre është me kokë, dorë dhe me shenjë”.

(Fet’hulbari 11/16)

 

Këtë hadith mund ta hedhë poshtë hadithi të cilin e transmeton Esma bintu Jezid, radijall-llahu anhu, e cila thotë:

 

“Ka dhënë shenjë me dorë Muhammedi, sal-Allahu-alejhi-ue-sel-lem, drejt grave me selam”.

(Tirmidhiu, 2697; Imam Ahmedi, 27014; Ibn Maxhe, 3701; Ed-Daremi, 2637; Buhariu në librin e tij Edebul-mufred 1003,1047;  Shejh Albani ka thënë për këtë hadith se është sahih)

 

Imam Neveviu ka thënë:

“Kjo nënkupton se Muhammedi, sal-Allahu-alejhi-ue-sel-lem, e ka bërë bashkimin mes shqiptimit të selamit dhe selamit me shenjë”

(El-Edhkar fq 356)

 

Hafidh ibn Haxheri ka thënë:

“Ndalimi i selamit me shenjë është i veçantë për atë i cili ka mundësi ta shqiptojë atë, në të kundërt ajo është legjitime për atë i cili është i zënë dhe nuk ka mundësi ta shqiptojë selamin, si p.sh: Ai që po falë namaz, personi i cili është larg, dhe gjithashtu selami ndaj të shurdhit”.

 

Vazhdon…

 

Përgatiti:  Hoxhë Valdet Kamberi

 

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

Must Read