BallinaPraktikaFikhuSELAMI, dispozita dhe etika e tij – Pjesa e tretë

SELAMI, dispozita dhe etika e tij – Pjesa e tretë

 

SELAMI, dispozita dhe etika e tij – Pjesa e tretë


Lejimi i selamit ndaj atij qe po fal Namazin dhe kthimin i tij është me shenjë-

 

Është i lejuar selami ndaj atij që po falë namazin, dhe kjo duke u bazuar në pëlqimin e Muhammedit, sal-Allahu-alejhi-ue-selem, ndaj shokëve të tij, sepse ata (shokët e tij) i jepnin selam Pejgamberit, sal-Allahu-alejhi-ue-selem, deri sa ai ishte në namaz dhe ai nuk i ndalonte nga ajo (selami). Pëlqimi i Pejgamberit, sal-Allahu-alejhi-ue-selem, nënkupton për lejimin e selamit ndaj atij që po fal Namaz.

 

Xhabiri, radijall-llahu anhu, ka thënë: “Më ka dërguar Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ue-selem, për një nevojë, pastaj e kam gjetë atë duke ecur (Ibn Kutejbe ka thënë: “duke u falur”) dhe i kam dhënë selam, e ai më dha shenjë. Pasi e mbaroi namazin më thirri dhe më tha: “Ti më dhe selam më herët duke qenë unë në namaz”. Dhe ai atëherë ishte i kthyer nga lindja.” (Transmeton Muslimi, 540)

Gjithashtu hadithi të cilin e transmeton Suhejbi, radijall-llahu anhu, ku thotë: “Kam kaluar pranë Muhammedit, sal-Allahu-alejhi-ue-selem, dhe ai po falej i dhashë selam e ai ma ktheu me shenjë.

Ka thënë: “Nuk e di përveç se ka dhënë: “shenjë me gishtin e tij”. (Ebu Davudi, 925. Shejh Albani ka thënë: ky hadith është Sahih. Sahihu i Ebi Davudit, 818)

Këto hadithe dhe të tjera tregojnë për lejimin e selamit ndaj atij që po fal namazin, dhe kthimin e tij me gjeste.

Pyetje: Si është menyra e kthimit të selamit me shenjë në Namaz?

Nuk ka ndonjë formë specifike për kthimin e selamit me shenjë në namaz, ndërsa ajo që është transmetuar lidhur me këtë nga Muhammedi, sal-Allahu-alejhi-ue-selem, është e shumëllojshme: Ndonjëherë ka bërë shenjë me gisht, sikurse në hadithin që e transmeton Suejbi, radijall-llahu anhu: Ndonjëherë ka bërë shenjë me dorë sikurse në hadithin të cilin e transmeton Xhabiri, radijall-llahu anhu;

E ndonjëherë ka bërë shenjë me shuplakën e dorës së tij, ashtu siç transmetohet në hadithin e   Abdullah ibn Omerit, radijall-llahu anhu, i cili thotë: Ka dalë Muhammedi, sal-Allahu-alejhi-ue-selem në Kuba dhe është falur në të, ka thënë Ibn Omeri, radijall-llahu anhu. I kanë ardhur atij Ensarët dhe i kanë dhënë selam, e ai ishte duke u falur. E unë i kam thënë Bilallit, radijall-llahu anhu: “Si e ke parë të Dërguarin e Allahut xhel-le shanuhuduke ia kthyer selamin atyre, kur ata e përshëndetën e ai ishte në namaz?”

Ka thënë: “E ka shtrirë shuplakën e dorës së tij.” (Ebu Davudi, 927. Shejh Albani ka thënë hasen “sahih”, Sahihu i Ebu Davudit, 820).

Ka thënë në “Avnul-mabud”: “Dije se është transmetuar kthimi i selamit me shenjë, në këtë hadith me gjithë shuplakën e dorës, në hadithin e Xhabiri, radijall-llahu anhu, me dorë në hadithin e Ibn Omerit, radijall-llahu anhu, nga Suejbi, radijall-llahu anhu, me gisht, e në hadithin e Abdullah Ibn Mesudit, radijall-llahu anhu, që gjendet tek Bejhekiu me shprehjen: “Ka dhënë shenjë me dorën e tij”.

E në një transmetim tjetër të tij ka thënë: “Me kokën e tij”, dhe ka për qëllim kthimin e selamit.

Të gjitha këto transmetime tregojnë se Muhammedi, sal-Allahu-alejhi-ue-selem, njëherë këtë e njëherë atë mënyrë të dhënies së selamit me shenjë, e të gjitha këto janë të lejuara. Allahu e di më së miri.

Lejimi i selamit ndaj atij që lexon Kur’an, dhe detyrueshmëria e tij (selamit)-

Selami ndaj atij personi që është i zënë me leximin e Kur’anit, e kanë ndaluar disa dijetarë dhe e kanë lejuar disa të tjerë, dhe e sakta është me ata të cilët e lejojnë atë, sepse nuk ka argument që përjashton lexuesin e Kur’anit nga përgjithësimi i teksteve, të cilat nxisin për dhënien e selamit dhe detyrueshmërinë e kthimit të tij.

Gjendja e tij, i zënë me leximin e Kur’anit, nuk na ndalon neve që të mos japim selam, e as nuk bie nga ai detyra e kthimit të tij (selamit).

Komisioni i Përhershëm në përgjigjen e një pyetje rreth kësaj çështje ka thënë: “Lejohet dhënia e selamit ndaj personit i cili lexon Kur’an dhe njëkohësisht ai e ka detyrë që ta kthejë selamin, sepse nuk ka ndonjë argument të Sheriatit që na ndalon nga ajo.

“Esencë e përgjithësimit të teksteve në lejimin e fillimit me selam dhe kthimin e tij ndaj përshëndetësit, mbetet ashtu derisa të vërtetohet veçimi i tij me ndonjë prej argumenteve”. (Fetaval-enxhnetudaime 4/83)

Papëlqyeshmëria e selamit ndaj atij që është duke e kryer nevojën-

Argument për këtë është hadithi që e transmeton Abdullah ibn Omeri, radijall-llahu anhu, ku thotë: “Ka kaluar një njeri pranë Muhammedit, sal-Allahu-alejhi-ue-selem, derisa ai po urinonte, i dha selam atij e ai nuk ia ktheu selamin”. (Transmeton Muslimi, 370)

Nga kjo del se ai i cili është duke e kryer cilën do prej dy nevojave, është e pa pëlqyeshme që ta kthejë selamin, e për këtë dijetarët janë të një mendimi.

Rekomandohet ai që iu është dhënë selam gjatë kryerjes së nevojës, që ta kthejë selamin pasi të marrë abdest, duke qenë ndjekës i Muhammedit, sal-Allahu-alejhi-ue-selem.

Transmeton Muhaxhir ibn Kunfudh, radijall-llahu anhu, se ai ka ardhur te Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ue-selem, e ai ishte duke urinuar, e ka përshëndetur atë, e Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ue-selem, nuk ia ka kthyer selamin deri sa ka marrë abdest, pastaj ka kërkuar falje dhe ka thënë: “Me të vërtetë unë e urrejta që ta përmendë Allahun xhel-le shanuhu  përveç se duke qenë i pastër”. (Ebu Davudi, 17; ndërsa Shejh Albani ka thënë është hadith “Sahih”)

(Transmeton Imam Ahmedi 18555, En-Nesai 38, Ibn Maxhe 350, Ed-Daremi 2641)

Pëlqimi i selamit gjatë hyrjes në shtëpi-

“Nëse shtëpia është bosh, është e pëlqyeshme nga disa dijetarë prej sahabëve që ti japë selam vetvetes”.

Nga Abdullah ibn Omeri, radijall-llahu anhu, transmetohet që ka thënë: “Nëse ndonjëri futet në shtëpinë e pabanuar le të thotë: “Selami qoftë mbi ne dhe mbi robërit e Allahut xhel-le shanuhubamirës”.   (Buhariu në librin e tij “Eledbul-mufred 1055. Shejh Albani ka thënë ky hadith është “hasen”).

Hafidh ibn Haxher ka thënë: “Selami ndaj vetvetes hyn në përgjithësimin e dhënies së selamit, për atë i cili hyn në një vend ku nuk është askush aty, duke u bazar në fjalën e Allahut xh.sh.:

“Kur hyni në ndonjë shtëpi përshëndetni mbi veten tuaj me selam” (En-Nur, 61)

E nëse në shtëpi nuk është askush tjetër përveç familjes tënde, rekomandohet që gjithashtu t’i japësh selam atyre.

Ebu Zubejri, radijall-llahu anhu, se e ka dëgjuar Xhabiri, radijall-llahu anhu, duke thënë: “Kur të hysh tek familja juaj përshëndeti ata me një përshëndetje nga Allahu xhel-le shanuhu që është e bekuar dhe e këndshme”. (Buhariu në librin e tij “Eledebul-mufred 1095”. Shejh Albani ka thënë: “ky hadith është sahihul-isnad”)

Dhënia e selamit gjatë hyrjes në shtëpi nuk është e detyrueshme. Ibni Xhurejxhi ka thënë: “I kam thënë Ataut: “A është detyrë nëse dal, e pastaj hyj që të japë selam?” Ka thënë: “Jo, dhe nuk e nxis askënd me detyrshmëri, por ajo është e dashur tek unë dhe nuk e lë atë përveç se nëse harroj”. (Tefsiri i Ibni Kethirit 3/305)

Nuk është mirë për muslimanin që ta lë selamin pasi e din vlerën e tij.

Transmeton Ebu Umame, radijall-llahu anhu, i cili thotë: “Ka thënë Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ue-selem, “Tre persona janë të garantuar tek Allahu xhel-le shanuhu nëse jeton është i mbrojtur, e nëse vdes hyn në Xhennet. Ai që hyn në shtëpinë e tij duke dhënë selam, është i garantuar nga Allahu xhel-le shanuhu; ai i cili del në xhami, është i garantuar nga Allahu xhel-le shanuhu dhe ai i cili del në Xhihad, është i garantuar nga Allahu xhel-le shanuhu. (Buhariu në librin e tij “Eledebul-mufred 1094. Shjeh Albani ka thënë: “Ky hadith është “sahih”)

Kthimi i selamit mbi atë që e bartë atë (selamin) deri tek ai, dhe ndaj atij që i ka bërë selam-

Për këtë ka argument nga sunneti, ka ardhur një njeri tek Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ue-selem, dhe i ka thënë: “Babai im të ka dërguar selam”. Muhammedi, sal-llahu alejhi ue selem, ka thënë “mbi ty dhe mbi babën tuaj qoftë selami”  (Transmeton Ebu Davudi 5231. Shejh Albani ka thënë ky hadith është “hasen”. Hadithi gjindet edhe tek imam Ahmedi 22594)

Aishja, radijall-llahu anha, tregon se Pejgamberi, sal-llahu alejhi ue selem, i ka thënë asaj:

“Vërtetë Xhibrili, sal-llahu alejhi ue selem, të përshëndetë me selam”.

Ka thënë: “Ue alejhis-selam ue rahmetullah”.  (Buhariu 6253)

Në një hadith tjetër Xhibrili, sal-Allahu-alejhi-ue-selem, e bartë selamin deri tek Hatixheja, radijall-llahu anhu.

Hafidh ibn Haxheri ka thënë: “Hatixhen, radijall-llahu anha, kur e lajmroi Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ue-selem, se Xhibrili, sal-Allahu-alejhi-ue-selem, e barti selamin nga Allahu xhel-le shanuhu deri tek ajo ka thënë: “Me të vërtetë Allahu xhel-le shanuhu është “Es-Selam” dhe prej tij selami, dhe selami qoftë mbi ty dhe mbi Xhibrilin, sal-llahu alejhi ue selem. (Shiko Fethul-bari 11/41, 7/172)

Si rezultat i të gjitha këtyre haditheve kuptojmë se kthimi i selamit ndaj atij që e bartë selamin nuk është “uaxhib” (detyrë) por është “mustehab” (e pëlqyeshme).

Ibn Haxheri ka thënë: “Nuk shoh në transmetimet e Aishes, radijall-llahu anha, se ajo ia ka kthyer selamin Muhammedit, sal-Allahu-alejhi-ue-selem”, kjo argumenton se kthimi i selamit mbi atë që e bartë selamin nuk është detyrë. (Shiko Fethul-bari 11/51)

Ibn Abdulberr ka thënë: “I ka thënë një njeri Ebi Dherit: “Filani të bën selam” Ka thënë: “Dhuratë e mirë dhe bartës i lehtë”. (Eladabu-sherije 1/393)

Përparësia e “Tehijetul-mesxhidit” para selamit ndaj atij që gjendet në xhami-

Rekomandohet për personin i cili hyn në xhami që t’i jepë përparësi “Tehijetul-mesxhidit” para se t’i japë selam atyre që gjinden aty, dhe argument për këtë kemi rastin e Pejgamberit, sal-Allahu-alejhi-ue-selem, me personin i cili ka gabuar në Namaz.

Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ue-selem, ka hyrë në xhami dhe pas tij ka hyrë një njeri dhe është falur, pastaj ka ardhur dhe i ka dhënë selam Pejgamberit, sal-llahu alejhi ue selem, e Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ue-selem, ia ktheu selamin dhe i tha: “Kthehu dhe falu përsëri, sepse nuk je falur ia tha këtë 3 (tre) herë…”                                                                                            (Buhariu, 7939)

Ibn Kajimi ka thënë: “Prej Sunnetit të Muhamedit, sal-Allahu-alejhi-ue-selem, është që personi i cili hyn në xhami së pari të fillojë me faljen e dy rekateve (Tehijetul-mesxhid) e pastaj u jep selam të pranishmëve në Xhami”. Kështu, që falja e dy rekateve të bëhet para selamit, sepse ato dy rekate janë për All-llahun e selami është për njerëzit, e drejta e Allahut është më e meritueshme që të ketë përaprësi nga e drejta e njerëzve.

Ibn Kajimi si argument për këtë ka sjellë hadithin e personit i cili ka gabuar në namaz, dhe ka thënë: Muhammedi, sal-Allahu-alejhi-ue-selem, i’a refuzoi atij namazin dhe nuk i’a refuzoi atij vonimin e selamit pas namazit.” (Zadul-mead 2/413, 414) 

Urrejtja e selamit gjatë hutbes së xhumasë-

Transmeton Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, se i Derguari, sal-Allahu-alejhi-ue-selem, ka thënë: “Nëse i thua shokut tënd ditën e xhuma dëgjo, ndërkohë imami po mbanë hutben, e ke zhvlerësuar dobinë e xhumasë”. (Buhariu, 934)

Bazuar në hadithin e lartëpërmendur nuk preferohet dhënia e selamit ndërkohë që imami është duke e mbajtur hutben, për shkak të urdhërit të Muhammedit, sal-Allahu-alejhi-ue-selem, i cili na ka urdhëruar që ta dëgjojmë hutben e imamit.

Pyetje: Nëse ndonjëri prej atyre që hyn në xhami jep selam, ndërkohë imami që po mbanë hutben, e ditës së xhuma, a e kanë detyrë të pranishmit që ta kthejnë selamin?

Komisioni i përhershëm ka thënë: “Nuk i lejohet atij që hyn në xhami, ndërkohë që imami është duke e mbajtur hutben e xhumasë që të japë selam atyre që gjenden në xhami, ndërsa ai i cili është në xhami nuk ia kthen atij selamin, derisa imami ta mbarojë hutben, pasi i’a kthen selamin me gjeste apo me shenjët lejohet”. (Fetaval-exhnetudaime vel-ifta 8/243)

Pyetje: Çfarë detyre ka ai i cili është në xhami, nëse personi që është afër tij i jep selam, apo i’a zgjatë dorën ndërkohë që po mbanë hutben?

Komisioni i përhershëm ka thënë: “I’a zgjatë dorën dhe nuk i flet, dhe ia kthen selamin pasi imami t’a mbarojë hutben e parë, e nëse të jep selam duke e mbajtur imami hutben e dytë, i’a kthen selamin pas mbarimit të hutbes së dytë”.

(Fetaval-exhnetudaime vel-ifta 8/246)

Nxitja e selamit para bisedës:

Të parët tanë (Selefët) ishin ata të cilët i jepnin përparësi selamit para bisedës dhe pyetjeve të rëndomta.

Imam Neveviu ka thënë: “Sunnet është që përshëndetësi të fillojë para çdo fjale, sepse hadithet e vërteta dhe puna e të parëve tanë (selefëve), është në përputhshmëri me këtë, dhe kjo është bazë në këtë kapitull.

Përsa i përket hadithit që gjendet tek Tirmidhiu të cilin e transmeton Xhabiri, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ue-selem, ka thënë: “Selami para bisedës”.

Ky hadith është i dobët, e Tirmidhiu thot në lidhje me këtë hadith: “Ky hadith është Munker. (El-edhkar fq 362)

Selami ndaj mëkatarëve dhe bidatxhive-

Sa u përket mëkatarëve i’a japim dhe i’a kthejmë selamin atyre.

Imam Neveviu thotë: “Dije se njeriu musliman i cili nuk është i njohur me mëkate (fisk), apo risi (bidate) na jep dhe i japim selam, sepse është sunnet t’i japim selam dhe e kemi detyrë t’ia kthejmë selamin. (El-edhkar fq 364)

Pyetje: “Nëse mëkatari është i njohur me mëkatin e tij, a lejohet të mos i japim selam?”

Lejohet që mos të i japim selam, e as mos t’ia kthejmë selamin, e nëse ndodhë e kundërta atëherë i japim selam dhe i’a kthejmë selamin, në mënyrë që ta pakësojmë problemin.

Ndërsa bidatxhinjëve, ka prej bidateve që është kufr, dhe ka prej bidateve që nuk është kufr.

Personi i cili bartë bidate që është kufr, nuk i japim selam në asnjë rast.

E personi i cili ka bidate, por jo bidate të kufrit, ai trajtohet sikurse ai që bën mëkate.

Ibn Uthejmini në sqarimin e kësaj çështje ka thënë: “T’a braktisësh dikënd, varet nga bidatet që ka personi. Nëse bidati i tij është kufr, është detyrë braktisja e tyre, e nëse bidati i tij nuk është kufr, ndalemi.

Nëse e braktisim atë (bidatxhinë) dhe kemi dobi e bëjmë atë, e nëse nuk kemi ndonjë dobi largohemi nga braktisja, sepse në origjinë është e ndaluar (haram) që t’a braktisim.

Argument për këtë kemi thënien e Pejgamberit, sal-Allahu-alejhi-ue-selem, ku thotë: “Nuk lejohet që besimtari t’a braktisë vëllaun e tij, më shumë se 3 (tre) ditë”. (Shejh Uthejmini në librin e tij Fetaval-akide fq 614)

E argument për gjithë këtë është hadithi, të cilin e transmeton Kab ibn Malik, radijall-llahu anhu, i cili nuk ka marrë në betejën e Tebukut me Muhammedin, sal-Allahu-alejhi-ue-selem.

Thotë: “I ka ndaluar Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ue-selem, muslimanët që të mos na flasin neve të treve, kështu që na janë larguar neve të gjithë njerëzit dhe kanë ndryshuar me ne. Kemi qëndruar kështu 50 (pesëdhjetë) netë, ndërsa dy shokët e mi (Hilal Ibn Umeje dhe Mirare Ibn Rebie, radijall-llahu anhum) dhe kanë qëndruar në shtëpi dhe nuk kanë pushuar së qari, kurse unë dilja që të marrë pjesë në namazin me xhematë, shëtisja nëpër rrugë dhe nuk më fliste askush.

Vija te Muhammedi, sal-Allahu-alejhi-ue-selem, i jepja selam pas namazit ndërsa ai qëndronte me shokët e tij, dhe thoja më vete “a thua lëvizi buzët e tij Muhammedi, sal-Allahu-alejhi-ue-selem”, që të ma kthejë mua selamin apo jo?”  (Buhariu 4418)

Prej Sunnetit është përshëndetja me selam para largimit nga grumbullimi-

Prej sunnetit është që të japim selam kur të hyjmë në ndonjë grup, gjithashtu është sunnet që të përshëndesim me selam atëherë kur largohemi nga grupimi.

Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, tregon se Muhammedi, sal-Allahu-alejhi-ue-selem, ka thënë:

“Kur ndonjëri prej jush vjen në ndonjë grupim, të përshëndesë me selam, dhe kur dëshiron të largohet, le të përshëndesë prap me selam. Nuk është i pari më i vlefshëm se i fundit”.                                                   

(Tirmidhiu 2861 dhe ka thënë: “kz hadith është “hasen”. Ebu Davudi 5208 e Shejh Albani ka thënë ky është hadith “hasen-sahih” Edebul-mufred 1008)

Fund.

Përgatiti:  Hoxhë Valdet Kamberi

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

Must Read