BallinaPraktikaFikhuShpëlarja e gojës pas pirjes së qumështit – Një sunnet i braktisur

Shpëlarja e gojës pas pirjes së qumështit – Një sunnet i braktisur

 

Shpëlarja e gojës pas pirjes së qumështit – Një sunnet i braktisur

—————————————————————————–

 

Rrëfyer nga Ibën Abbasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) piu ca qumësht pastaj kërkoi për ca ujë. Pasi që iu soll uji ai shpërlau gojën dhe pastaj tha, “Ka yndyrë!”

 

[Shënuar nga Buhariu, 211 dhe Muslimi, 358]

 

Përfitimet nga kjo temë:

 

  • Imam Neveviu ka thënë,”Ky hadith pohon rekomandimin për të shpërlarë gojën pas pirjes së qumështit![ Komentimi i Sahihut të Muslimit]
  • Ebu Davudi e ka përmendur këtë hadith në Sunenin e tij. Ai emëroi kapitullin; “Abdesi nga qumështi.” Megjithatë, qëllimi i tij nuk ishte kuptimi teorik i abdesit, por, ai nënkuptoi kuptimin gjuhësor të abdesit(wudu).[ Bathul Mexhhud fi hali Sunnen Ebi Davud]
  • Shejh Ibën Uthejmini ka thënë, “Arsyeja se pse Profeti(alejhis-selam!) ka shpërlarë gojën ishte për arsye të yndyrës. Mund të kuptohet nga ky veprim se është e ligjësuar që të shpërlahet goja nga të gjitha ushqimet të cilat përmbajnë yndyrë, pavarësisht a janë që pihen a që përtypen. Është nga sjella e mirë që të shpërlahet goja më pastaj për të larguar yndyrën. Nëse substanca ka shumë yndyrë, atëherë është më mirë për të përdorur misvakun[apo brushën e dhëmbëve]. Për këtë arsye dijetarët thonë: Është sunnet përdorimi i misvakut për të larguar yndyrën pas ngrënies nëse aroma e gojës ka ndryshuar. [ Komentimi i Sahihut të Buhariut]
  •  

 —————-

Përktheu: M.M.

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

Must Read