BallinaTEZKIJEThirrje për përmirësimTë durueshmit, do të shpërblehen pa masë

Të durueshmit, do të shpërblehen pa masë

 

Të durueshmit, do të shpërblehen pa masë

Urve bin Zubejrit i qe këputur këmba e tij për shkak të një sëmundjeje që e goditi. Në të njëjtën ditë, i vdiq djali i tij më i dashur prej shtatë djemve të tjerë pasi e shkelmoi kali dhe vdiq.


Urve tha: O Allahu im, Ty të takon falënderimi. Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi. M’i fali shtatë djem dhe më mori njërin, m’i dha katër krahë dhe më mori njërin. Kur sprovon sa shumë shpëton, dhe kur merr sa shumë jep. Unë e lus Allahun të më bashkojë me ta në xhenet!


Kaloi një kohë, një ditë hyri në mexhlisin e kalifit. Takoi një plak të shtyrë, me fytyrë të shkatërruar dhe ishte i verbër.
Kalifi tha: O Urve, pyete plakun lidhur me historinë e tij.
Urve i tha: O Shejh, ç’është puna jote?
Ai u përgjigj: O Urve, një natë fjeta në një luginë. S’kishte më të pasur se unë, në pasuri, familje… Na erdhi një vërshim natën dhe më mori pasurinë, familjen…lindi dielli dhe unë s’kisha tjetër pos një fëmije të vogël dhe një deve të vetme. Deveja iku, unë u mundova ta e kap, nuk u largova shumë, kur dëgjova prapa meje të bërtiturat e fëmijës, u ktheva dhe pashë kokën e fëmijës në gojën e ujkut. U nisa për ta shpëtuar, por nuk mund të bëja asgjë, ujku e shqeu atë. U ktheva ta ndjek devenë, por me shputë më goditi në fytyrë. Mu prish fytyra dhe u verbova.
Urve i tha: O shejh! Çfarë thua pas kësaj?
Ai iu përgjigj: Them, falënderimi i takon Allahut, i Cili më la një zemër plot jetë dhe një gjuhë përkujtuese ndaj Tij!
Ky është sabri. Të tillët, Allahu i përgëzoi me fjalët e Tij: “Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë”. (Zumer: 10)
Cilat janë fatkeqësitë tona në mënyrë që të mërzitemi dhe ngushtohemi? A mund të krahasohen me fatkeqësitë e tyre?
Ata duruan e Allahu i përgëzoi, kurse ne u demoralizuam a thua çfarë për ne…?
O Allah, Ty të takon falënderimi.

Muhamed Husejn Jakub

 

Në shqip: Almedin Ejupi

 

www.islamifejaevertete.com

 

 

 

 

Must Read