BallinaAKTUALEFakte dhe StatistikaUrrejtësit e Islamit dhe miqtë e Izraelit

Urrejtësit e Islamit dhe miqtë e Izraelit


Urrejtësit e Islamit dhe miqtë e Izraelit

 

Sulmet në Norvegji hapën horizonte të reja para lëvizjeve të djathta ekstremiste dhe para islomofobisë e cila si duket lulëzon në Gjermani. Shumë nga përkrahësit e  kësaj ideologjie kanë kontakte të jashtëzakonshme me Izraelin. Publicisti gjerman Henryk Broder e parapëlqen rolin e provokuesit, madje nuk i pengon fakti që atentatori i Norvegjisë, Anders Behring Breivik në parafytyrimin që e ka rreth Islamit thirret në qëndrimet e Broderit. Në mesin e të tjerëve emri i Broderit paraqitet disa herë në manifestin 1500 faqesh që vrasësi e kishte publikuar në internet.

 Breiviki e citon Broderin i cili alarmon në pushtimin e Evropës nga ana e muslimanëve dhe ndryshimin e shoqërive evropiane me anë të dominimit të Islamit. Duke u lajmëruar për fjalë Broderi deklaroi se do ti kishte përsëritur pohimet e njëjta.  Pas një kohë të shkurtër fjalët e tij që i kishte përdorur Breiviki i ka vendosur në faqen e tij në internet. Në të njëjtën kohë për të përditshmën “Die Welt” mohoi se Breiviki ka qenë i inspiruar me shkrimet e tij. Broderi deklaroi: Breiviki u mundua që krimet e tij ti argumenton me argumentet e “arsyes”. Atë nuk e ka mësuar as prej meje e as prej Sarrazinit, atë e ka mësuar prej Muhamed Atasë dhe Bin Ladenit.

 

 

Islamofobia në internet

Brokeri është njëri prej përfaqësuesve me të njohur të skenës islamofobe në Gjermani. Në shumë blogje , faqe të internetit, tribuna  si dhe në mainstream mediume gazeta dhe televizione, këta urrejtës të Islamit i përhapin tezat e tyre duke e shtuar dita ditës agresivitetin e tyre. Alarmojnë në dominim të Islamit dhe në tërheqje të evropianëve. Kritikojnë migracionin e muslimanëve në Evropë dhe humbjen e karakterit gjerman të Gjermanisë. Në të njëjtën kohë urrejtja ndaj Islamit është elementi i cili i bashkon fraksionet e ndryshme të djathtistëve.  

Islamofobia nuk është tipar i rezervuar për lëvizjet e së djathtës ekstreme. Atë e gjejmë edhe te majtistët “Antideutschen” që rrjedhin prej lëvizjeve antifashiste të viteve të 80-ta. Urrejtja e tyre ndaj muslimanëve ushqehet me përkrahjen pa rezervë për Izraelin. Këtë qëndrim e argumentojnë me historinë gjermane gjatë të cilës Gjermania ka kryer krme ndaj çifutëve. Historiani çifut Moshe Zuckermann thotë: Solidariteti me Izraelin krijon urrejtjen ndaj Palestinës dhe Islamit.

 

E djathta dhe e majta të bashkuar kundër Islamit

Islamofobët të së djathtës dhe së majtës janë vërtet unik në përkrahje të Izraelit. Sipas tyre Izraeli është muri mbrojtës i perëndimit nga rreziku i islamizmit. Çdo kritikë ndaj qeverisë së Izraelit për ta është antisemitizëm. Kërkesat legjitime të palestinezëve nuk pranohen, sipas tyre të gjithë palestinezët janë terroristë.

Prej fundamentalistëve krishterë në SHBA, nëpërmjet “Antideutschen” në Gjermani e deri te partitë neofashiste  në Itali dhe Evropën lindore shtrihet boshti i miqve islamofobë të Izraelit. Qeveria e izraelit u shpreh mirëseardhje përkrahësve. Popullisti djathtist holandez Geert Wilders, kryetari i partisë së liridashësve në Austri, Hans Christian Strache, udhëheqësi televiziv amerikan Glenn Beck, neofashisti italian Gianfranco Fini, të gjithë janë mysafirë të mirëpritur në Izrael.

Gjatë dhjetorit të kaluar një grup i politikanëve të së djathtës ekstreme në Evropë vizitoi Izraelin me thirrje të deputetit në Knesset Jisrael Beiteinua. Ata dhe nikoqirët e tyre nënshkruan një deklaratë të përbashkët në të cilën shkruan: Njerëzimi është globalisht i rrezikuar prej rrezikut Islami fundamentalist. Zëvendës kryeministri i Izraelit Ejub Kara (një arap që i përket sektit Druz) dhe njëkohësisht anëtar i partisë së Netenjahut, para disa javë është takuar me biznesmenin Patrickom Brinkmann në Berlin. Ky biznesmen është aktiv në partinë djathtiste popullore “pro Deutschland”  të cilën e kryesoi për një kohë. Ai bën propagandë për lëvizjen pan evropiane djathtiste antiislame në të cilën nuk ka vend për antisemitizëm.

  

Uri Avnery: Të pengohet në rrënjë

 Pacifisti çifut Uri Avnery në intervistën e tij për Deutsche Welle thotë: këto parti të reja naziste, pa marr parasysh se si quhen dhe maskohen janë rrezik për Evropën. Ata antisemitizmin e zëvendësuan me islamofobinë. Nëse lejohet të veprojnë si dëshirojnë do të formohet klimë e ngjashme me atë në Gjermani në mes të dy luftërave botërore. Është lëvizje që është në fillim dhe duhet të çrrënjoset, alarmon Avnery.

 

Bettina Marx – Deutsche Welle

Përktheu Talha Kurtishi

Burimi: http://www.albislam.com

http://www.islamifejaevertete.com/

 

Must Read