BallinaAKTUALEAnalizaPërgjigje ndaj shpifjeve drejtuar dijetarit të madh, Muhamed ibn Abdulvehabit

Përgjigje ndaj shpifjeve drejtuar dijetarit të madh, Muhamed ibn Abdulvehabit



Këto janë disa përgjigjet ndaj shpifjeve drejtuar dijetarit të madh, reformatorit të sinqertë, Shejh Muhamed bin Abdulvehab të publikuara ne faqen breziiri.com në Gusht të vitit 2008.


Pjesa e parë:

Para se të parashtroj përgjigjet rreth shpifjeve drejtuar dijetarit të madh të umetit islam, Shejh Muhamed bin Abdulvehab, dëshiroj të paraqes disa fakte, të cilat më kanë rënë në sy gjatë kërkimit tim për pastrimin e figurës së Shejhut nga shpifjet drejtuar atij:

1. Kam vënë re se shpifjet drejtuar Shejhut janë të vjetra, madje pjesa më e madhe e tyre është përhapur gjatë kohës kur Shejhu ishte ende gjallë dhe vazhdonte veprimtarinë e tij islame, për përhapjen e akides së pastër dhe largimin e njerëzve nga shirku.

2. Pjesa më e madhe e atyre që i përhapin këto shpifje janë njerëz ose grupacione të cilat kanë probleme të thella të akides dhe që kryesisht nuk janë në gjendje të dallojnë të vërtetën nga e kota në mënyrë të argumentuar.

3. Shpifjet ndaj Shejhut kanë dy dimensione kryesore: atë të akides dhe atë politike, ku pjesa e parë përhapet me të madhe nga grupe të devijuara, siç janë shijat kryesisht, ibaditë, si dhe një pjesë e madhe e njerëzve me akide të prishur, fakt i cili mund të evidentohet lehtësisht në faqet e tyre të internetit. Ndërsa pjesa tjetër janë kryesish elementë, të cilët sulmojnë qeverisjen saudite nga vende perëndimore, edhe në pjesën më të mirë të rasteve pretendojnë se kështu mbrojnë islamin dhe shpifjet ndaj Shejhut shërbejnë si një rrugë për të arritur qëllimet e tyre.

4. Gjatë verifikimit të burimeve jam përpjekur të bazohem në përgjigjet e vetë Shejh Abdulvehabit, i cili fatmirësisht ka arritur të sqarojë vetë pjesën më të madhe të shpifjeve, si dhe jam munduar të përdor më shumë se një burim.

5. Shpesh përdoren burime nga dijetarë të ehli sunetit, por që nuk rezultojnë të vërteta. Qëllimi është që besimtarët e thjeshtë, të cilët nuk kanë njohuri të mjaftueshme rreth burimeve të fesë të hutohen dhe t’i konsiderojnë ato të vërteta, siç ndodh shpeshherë me burime të Shejhul Islam, Ibn Tejmije, Ibn Kajim etj. dhe dijetarëve bashkëkohorë si Bin Baz, Ibn Uthejmin etj.

6. Shpeshherë akuzat kanë të bëjnë me bidate dhe ndonjëherë me vepra të shirkut. Ato formulohen në formë akuze, si p.sh: përse vehabitë nuk e lejojnë mevludin, ose përse nuk e lejojnë ndërmjetësimin, duke nënkuptuar këtu ndërmjetësimin e gabuar, të cilin Allahu a.xh. e ka ndaluar, siç është ndërmjetësimi me të vdekurit, apo varret. Zakonisht këto shpifje i formulojnë shijat, të cilët janë të njohur për bidatet dhe shirkun e tyre nëpër varre.

7. Shpeshherë synohet të krijohet një lidhje mes gabimeve të shtetit saudit dhe vehabizmit, për të krijuar idenë se kjo lëvizje ishte politike dhe së dyti për të zbehur emrin e Shejhut dhe lëvizjes së tij me disa gabime që nuk i përkasin atij dhe thirrjes së tij.

8. Shpeshherë mbrojtja e disa akuzave drejtuar Shejhut përbëjnë një gabim të rëndë në akide për atë që i mbron ato, siç është p.sh. mbrojtja e akuzës ndaj Shejhut se ka prishur varret të cilat adhuroheshin ishte një gabim fetar i lëvizjes së tij.

Ja disa vërejtje të tjera në lidhje me burimet e përdoruara nga ideatorët e shpifjeve:

1. Në shumë raste, të njëjtin artikull mund ta gjesh me më shumë se një titull. Herë përdoren fjalët Arabia Saudite dhe herë tjetër emrin e saj e kane zëvendësuar me Uehabi, fakt që tregon se shpifjet drejtuar Shejhut kanë dimensionin e tyre politik dhe jo fetar.

2. Shumë histori janë bazuar në dëshmitë e ish-myftiut të Mekës Ahmed Zejni Ed-Dahlan. Për të njohur vërtetësinë e dëshmive të tij, duhet së pari të njihemi më afër me këtë person. Por cili është ky njeri dhe cilat janë qëndrimet e tij?
Njëri prej atyre që kanë shpejtuar për hedhur helmimin e tyre mbi veprën e Abdulvehabit është edhe ish-myfitu i Mekës Ahmed Zejni Ed-Dahlan, i cili vdiq në vitin 1304 hixhri. Botimi i parë i këtij njeriu pa dritën në Mekë dhe më pas vijuan shumë botime të tjera nën financimin e disa princave. Pavarësisht se koha bëri që botimeve të tij të mos u dukeshin gjurmët, shpifjet e tij vazhduan të qarkullonin nëpër gojë. Edhe pse mbështetës të Shejhut dhe familjarë të tij botuan disa libra bazuar mbi fakte historike, duke hedhur poshtë të gjitha shpifjet e Dehlanit, ato nuk morën kurrë përgjigje prej tij. 

Autori indian i librit: “El-Burahin El-katia” thotë: “Njëri nga dijetarët e Mekës në kohën tonë (afër vitit 1303) ka dhënë fetva se Ebu Talibi ka vdekur besimtar, duke rënë në kundërshtim me hadithet e sakta, sepse mori ryshfet prej rafidiut (shi’itit) Bagdadiut.”

Në çfarë argumentesh bazohej Dahlani?

1.Në tregime, ëndrra dhe poezi që shiteshin në tregun popullor.

2. Argumentimi i shtrembër me selamin e Profetit, alejhis-selam, për të vdekurin dhe të folurin e tij drejtuar të vrarëve në Bedër, për të treguar se të vdekurit janë të gjallë, mund t’i përgjigjen lutjes dhe t’i përmbushin nevojat atyre që u luten atyre.

3. Përmbysja e së vërtetës dhe udhëzimet për të ndjekur xhematin, që sipas injorancës së tij, xhemat quhej shumica e një vendi.

Këto janë disa shembuj, sepse fajet e këtij njeriu, adhuruesi të varreve nuk mbarojnë. Ja disa besëtytni të tij që kanë lidhej me shirkun:

1. Lejohet lutja tek varri i Profetit, sepse ai përgjigjet lutjeve si të ishte gjallë.
2. Krahasimi i jetës së varrit me atë të dynjasë.
3. Pajtimi i dispozitave të vdekurit me atë të gjallit.
4. Pretendimi se vizita e varrit të Profetit ështësi hixhreti për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, etj.

Qëllimi është të bëjmë të qartë se deklaratat fetare ose historike të këtij njeriu nuk mund të merren për bazë dhe se urrejtja e tij ndaj Abdulvehabit buron nga besimi i tij i devijuar, shto këtu edhe bashkëpunimin e tij të ngushte me shijat rafidi, qëndrimi i të cilëve është mëse i njohur rreth sunetit të Profetit, alejhis-selam, dhe mbrojtësve të tij.
Për më tepër shih librin “Ruajtja e njeriut nga vesveset e Dahlanit” të Muhamed Beshir El-Hindi.

3. Muhamed bin Abdullah El Mes’ari është një opozitar saudit i diplomuar në fizikë dhe sot është rezident në Londër. Ai është themeluesi i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave sheriatike. Në 2004 kjo organizatë u kthye në një parti politike. Botimet e tij të shumta sillen përgjithësisht rreth çështjes së pushtet. 
Ai është treguar shumë i ashpër dhe kritik ndaj qeverisjes saudite dhe familjes mbretërore, si dhe ka zgjatur gjuhën haptazi kundër dijetarëve të këtij vendi, duke i konsideruar munafikë, sidomos Myftiun aktual të Arabisë Saudite, Al Esh-Shejhun.

Hyrje:

Shpifja e parë: 

– Grupi vehabit është kundër çdo medh’hebi dhe kundër çdokujt që nuk mendon si ta, nuk sheh asnjë medh’heb të arsyeshëm që të pasohet me përjashtim të medh’hebit (drejtimit) të tyre jo të drejtë, kjo ide e tyre shumë qartë duket në atë se lejojnë gjakun e muslimanëve, pasurinë e tyre dhe nderin e tyre, lejon cenimin e tyre dhe sulmet e vazhdueshme ndaj ulemave të umetit islam vetëm pse nuk pajtohen me ta, i akuzojnë për mosbesim (kufër) e mëkat (fisk) vetëm pse janë kundër shtrembërimeve të tyre dhe kundër nënshtrimit ndaj jobesimtarëve (kufarëve), vehabitët janë të mëshirshëm me jobesimtarët dhe shumë të ashpër me çdo musliman, krejtësisht në kundërshtim me atë që e urdhëron Allahu xh.sh.


– Gjaku i muslimanëve në shikimin e tyre është i lejuar, siç kanë vepruar shpatat e tyre kundër muslimanëve në të kaluarën e afërt, po ashtu pasuria e muslimanëve është e lejuar me arsyetimin se janë duke bërë shirk, gjuha e vehabitëve, udhëheqësve të tyre dhe dijetarëve të tyre është e drejtuar vetëm kundër ulemasë islame, sharjen e të devotshmëve nga minberet e xhamive dhe në librat e tyre pa kurrfarë mëkati.

– Nuk ka dyshim se pajtimi në mes të Ibni Abdulvehabit dhe Ibni Seudit ka qenë që mendimi dhe drejtimi vehabit të përhapet përmes shpatës dhe luftërave. E si të pajtohet kjo me Islamin dhe ulematë e Islamit që thërrasin në atë që në rrugën e Allahut thirret me urtësi dhe me këshilla të mira…?
Drejtimi i tyre është mbështetur në vrasjen e atyre muslimanëve që nuk pajtohen me mendimet e tyre.

Rrëzimi i kësaj shpifjeje:

Nuk ka dyshim se këto janë shpifje të ndyra, të ulëta dhe mbi të gjitha të paargumentuara. Përgjigjja më e mirë për këtë është vetë fjala e Shejh Abdulvehabit, i cili në “Përmbledhjet e veprave të Abdulvehabit, 95/5” thotë: “Ne ndjekim librin e Allahut, sunetin dhe dijetarët e hershëm të këtij umeti, si dhe akiden e pajtuar nga katër imamët: Ebu Hanife En-Nu’man bin Thabit, Malik bin Enesit, Muhamed bin Idrisit dhe Ahmed bin Hambelit, Allahu i mëshiroftë.”

Gjithashtu, Shejhu thotë: “Nëse dëgjoni se unë kam dhënë fetva për diçka që del jashtë pajtimit të dijetarëve, hidheni poshtë atë prej meje.” (Burimi:Ed-Durur Es-Sunijeh, 53/1).

Ai gjithashtu thotë: “Nëse pretendoni se dijetarët mbajnë qëndrim të kundërt me timin, atëherë ja ku i keni librat e tyre.” (Burimi:Ed-Durur Es-Sunijeh, 58/2).

Ai gjithashtu thotë: “Unë debatoj me hanefiun nëpërmjet fjalës së dijetarëve të mëvonshëm të hanefive, si dhe malikiun, shafiun, me të dy debatoj me fjalën e dijetarëve të mëvonshëm të medh’hebit të tyre mbi të cilët ata mbështeten.” (Burimi: Ed-Durur Es-Sunijeh, 82/1).

Ai gjithashtu thotë: “Me një fjalë, unë e kundërshtoj që për dikë tjetër përveç Allahut të besohen gjëra qëi përkasin vetëm se Atij a.xh.. Nëse këtë e them prej vetes time, atëherë hidhe tej fjalën time; nëse e them prej ndonjë libri që e kam gjetur dhe nuk punohet me të, hidhe tej fjalën time; nëse e them prej ndonjë ndjekësi të medh’hebit tim, hidhe tej fjalën time gjithashtu; por nëse e them prej urdhëresave të Allahut dhe të dërguarit të Tij, alejhis-selam, apo nga pajtimi i dijetarëve prej çdo medh’hebi, atëherë nuk duhet që dikush që beson tek Allahu dhe Dita e Fundit të largohet prej asaj fjale për hir të njerëzve të kohës së tij, edhe nëse njerëzit e kohës së tij që e kundërshtojnë atë janë të shumtë.” (Burimi:Ed-Durur Es-Sunijeh, 76/1).

Shpifja e dytë: Tekfiri i muslimanëve

-Abdulvehabit dhe Ibni Seudit, e kanë akuzuar ulemanë për kufër vetëm pse nuk pajtohen me mendimet e tyre, gjë që është në kundërshtim me fenë, dhe që ka ndaluar nga kjo Allahu xh.sh.. Po ashtu, me ixhma (konsensusin e dijetarëve) është e ndaluar t’i thuhet dikujt kafir duke qenë nga Ehl’ul-kibleti përveç nëse kundërshtimi është i qartë në çështje që bëjnë të dalësh nga feja, si mohimi i Allahut ose mohimi i pejgamberisë etj.

Tekfiri (akuzimi për mosbesim) i muslimanëve

Kjo çështje akuzimi për mosbesim ndaj muslimanëve ishte shumë prezente ne mesin e tyre dhe ishte një çështje shumë me rëndësi për arsyetimin e sulmeve dhe krimeve të tyre kundër muslimanëve.

Madje Muhamed bin Abdulvehab i ka akuzuar njerëzit të cilët jetonin në atë kohë për mosbesim, madje duke menduar se mosbesimi i njerëzve që jetonin në kohën kur ai vepronte dhe përhapte mendimet e tij ishte më i madh më i rëndë se mosbesimi i njerëzve para islamit, në lidhje me këtë thotë: “Vërtetë shirku / të bërit shok Allahut/ i xhahilëve të hershëm (i popujve para islamit) është më i lehtë se shirku i njerëzve të kohës së tij për dy arsye. E para: të parët (popujt para islamit) nuk i kanë bërë shok Allahut dhe nuk iu kanë lutur melaikeve as evlijave dhe as idhujve përveç kur kanë qenë të lirë (ky mendon se ata kur ishin jo në vështirësi i besonin idhujve). Ndërsa kur ishin në vështirësi i besonin Allahut. Arsyeja e dytë: të parët, paraislamikët, i kanë besuar përveç Allahut edhe gurëve e jo pejgamberëve, pemëve e jo melaikeve e kjo është më e lehtë, sepse pemët dhe gurët janë të nënshtruara ndaj Allahut dhe nuk i bëjnë mëkate, e ndërsa njerëzit në kohën tonë iu besojnë dhe ju luten përveç Allahut njerëzve më të prishur.” (kjo thënie gjendet në librat e Muhammed ibn Abdulvehabit “Keshf’ush-shubehat”, faqe 10, “Risaletu tefsir kelimetu-t-tewhid”, faqe 35, “Risaletu erbea kawaid li’d-din”, faqe 39)

Ndërsa në librin “Ed-Din’ul-halis”, autor i librit Muhamed Siddik Hasan El-Fetuh, vëllimi i parë, faqe 140, botim i shtëpisë botuese “Daru’l-kutub El-Ilmije”, Bejrut, thuhet se që të katër medh’hebet kanë bërë kufër dhe llogarisin se kufri i mushrikëve kurejsh është më i lehtë se pasimi i katër medh’hebeve. Madje, kanë shkuar edhe më larg dhe kanë shtuar edhe më tepër armiqësinë ndaj muslimanëve duke shkruar po në këtë libër, në faqe 160, se nëna e njerëzimit, Hava ishte mushrike dhe duke i llogaritur se i gjithë njerëzimi janë “evlad’uz-zina” = fëmijë jashtë martese”.
Në sherhun e El-Buhariut, pjesa e dytë, boton “Dar’ul-Ma’rifeh”, Bejrut, faqe 95, Abdulaziz Bin Baz e akuzon për kufër sahabiun e ndershëm Bilal bin El-Harith El-Mezenij, sepse e ka vizituar varrin e Pejgamberit, alejhis-selam. Madje edhe shejhu i këtij Ibni Tejmije në librin “Iktidae Essirata Elmustekiim” boton “Dar’ul-Marife”, Bejrut, faqe 390, akuzon për mosbesim edhe Abdullah bin Omerin, radijallahu anhu.

Po ashtu, në librin “Feth’ul-Mexhid Sherh Kitab’ut-tewhid”, me autor Abdurrahman bin Hasan bin Muhamed bin Abdulvehab, libër të cilin e ka rishikuar Bin Bazi dhe në faqe 190 akuzon për kufër ehlussunetin në Sham, në Xheziren Arabe, Hixhaz, Irak, Egjipt, duke thënë se: banorët e Shamit adhurojnë Ibni Arabiun, banorët e Egjiptit adhurojnë El-Bedeviun, banorët e Irakut adhurojnë Xhejlaniun, ndërsa banorët e Hixhazit e Jemenit adhurojnë pemët, gurët dhe varrezat”.

Kurse Muhamed Bin Salih El-Uthejmin, në librin “Likau elbab el-meftuh”, faqe 42, boton “Dar’ul-Watan”, Rijad, akuzon Imam Neveviun dhe El-Hafidh Bin Haxherin për dalal (humbje), duke thënë: “Ata dy nuk janë nga ehlussuneti dhe el-xhemaati”. Po ashtu, vehabitet akuzojnë për mosbesim banorët e Dubait vetëm pse nuk thonë si vehabitët, nuk i përcaktojnë Allahut vend dhe anë, madje në lidhje me këtë në librin “Ixhmau Ehl’us-suneti En-Nebewijjeti ala tekfiri el-mutaletu el-xhehmijjeh”, në faqe 101, 102, 124, 125; thuhet se ata janë qentë e xhehennemit.

Rrëzimi i kësaj shpifjeje:

Allahu i udhëzoftë këta injorantë, të cilit siç e përmenda më parë nuk dinë as të lexojnë argumentet e qarta dhe t’i kuptojnë shtrembër të vërtetat. Shiko çfarë injorance…
Shejhu, në “Keshf Esh-Shubuhat” thotë se kur politeistët e periudhës së injorancës binin në vështirësi, i luteshin Allahut dhe jo idhujve, por kjo nuk do të thotë se ata u kthyen në besimtarë, ndërsa njerëzit e sotëm i luten idhujve të tyre në të mirë dhe në të keqe, prandaj janë më të këqij. Ky është një fakt që e ka përmendur Kurani Famëlartë.

Është kaq e thjeshtë për t’u kuptuar. O Zot i madh drejtoi këta injorantë.
Po kështu, çështja e bërjes qafir e besimtarëve prej Shejh Abdulvehabit dhe ndjekësve të tij është një shpifje e ulët. Argumenti më i mirë është vetë fjala e Shejhut, i cili ishte në dijeni të plotë rreth këtyre shpifjeve. Kjo është përgjigjja e tij:
Ai thotë: “Fjala se ne bëjmë njerëzit qafira në tërësi është një shpifje e armiqve tanë, të cilët dëshirojnë të pengojnë këtë fe. Nuk na mbetet të themi vetëm se: I madhëruar qoftë Allahu prej kësaj shpifjeje të madhe.” (Burimi: Ed-Durur Es-Sunijeh, 100/1).

Gjithashtu, ai thotë: “Na kanë mveshur lloje të ndryshme shpifjesh, kështu që fitnja është përhapur së tepërmi, na kanë hedhur rrjetat e Shejtanit dhe kurthet e tij. Njëra prej tyre është një shpifje, goja e një njeriu të mençur do të kishte turp ta thoshte, e jo më të mashtrohej prej saj. Siç e përmendët është shpifja se unë i bëj njerëzit qafira, përveç atij që më ndjek dhe se pretendoj se martesat e tyre janë të pasakta. Sa çuditshme është që një gjë e tillë të futet në mendjen e një të mençuri dhe a mund ta thotë këtë një musliman? Unë distancohem para Allahut prej kësaj fjale, që mund të burojë vetëm nga një njeri me mendje të prishur, që ka humbur sensin e gjërave. Allahu i vraftë njerëzit me qëllime të mbrapshta.” (Burimi: Ed-Durur Es-Sunijeh, 80/1).

Gjithashtu, ai thotë: “Unë bëj qafir atë njeri që njohu fenë e të Dërguarit të Allahut, alejhis-selam, dhe mbasi e njohu e shan atë dhe i ndalon njerëzit që të hyjnë në të dhe armiqësohet me atë që e bën një gjë të tillë. Ky është ai, tëcilin e bëj qafir dhe shumica e umetit –falënderimi i takon Allahut- nuk është i tillë.” (Burimi: Ed-Durur Es-Sunijeh, 73/1).

Përsa i përket librit “Ed-Din’ul-halis”, autor i librit Muhamed Siddik Hasan El-Fetuh, vëllimi i parë, faqe 140, botim i shtëpisë botuese “Daru’l-kutub El-Ilmije”, Bejrut, sigurish që fjala “katër medh’hebet” është një gënjeshtër e shpifur, sepse së pari nuk përmendet në libër fjala “Katër” dhe së dyti tema nuk ka të bëjë me medh’hebet e njohura, por autori vazhdon e thotë në të njëjtën faqe dhe në faqen pasardhëse: “Ai që kthehet në rob të imitimit dhe rob i robërve, duke u mjaftuar vetëm me emrin e islamit dhe vetëm me pamjen e fesë, dhe beson se besimi është vetëm ajo që kanë shkruar imituesit dhe njerëzit e ehli kelamit, shprehjet sufiste dhe faqet e degëve tëfik’hut që nuk janë bazuar në argumentet e hadithit dhe të Kuranit…” etj, etj. Besoj vëlla e kuptove se për çfarë bëhet fjalë. Kjo është një metodë e ndyrë për ndryshuar kuptimin dhe kontestin e fjalës. Kjo punë i ngjan me plot kuptimin e fjalës formave që ndiqnin çifutët për të ndryshuar fjalët.

Gjithashtu, në faqen 160 thuhet:
Dhe këtu thuhet: se shirku u bë prej të dyve në bindje dhe jo në adhurim.
Unë them (autori): se shirku u bë vetëmprej Havasë dhe jo prej Ademit, sepseai ishte Pejgamber dhe Halif, dhe gjëra të tilla nuk mund t’i bëjë një Profet.”

Këtu duhet bërë e qartë se bëhet fjalë për shirkun në bindje dhe jo në adhurim, që do të thotë se Ademi dhe Havaja preferuan t’i binden Iblisit dhe jo Allahut në rastin e fëmijës që do të quhej AbdulHarith dhe jo për shirkun në adhurim siç paraqitet argumenti nga ju, që sipas jush i bie që ata të dy adhuruan Iblisin dhe jo Allahun.
Sy dyti, duhet të sqarojmë se ndikimi i autorit nga Israilijatet është evident në këtë rast dhe ky është një gabim i tij, për të qenë sa më korrekt. Ndërsa fakti së Havaja është imorale, nuk përmendet në asnjë vend nga autori.

Përsa i përket shpifjes tjetër se Bin Bazi në sherhun e El-Buhariut, pjesa e dytë, boton “Dar’ul-Ma’rifeh”, Bejrut, faqe 95, Abdulaziz Bin Baz e akuzon për kufër sahabiun e ndershëm Bilal bin El-Harith El-Mezenij, sepse e ka vizituar varrin e Pejgamberit, alejhis-selam, përgjigjja është kjo:

1. Njohësit e hadithit e konsiderojnë këtë hadith të dobët. 

2. Së dyti, nuk ka asnjë argument që personi është Bilal bin Harith. Ai që e ka dhënë këtë deklaratë është Sejf bin Umer Ed-Dani, për të cilin Ibn Xheuzi në “Transmetuesit të dobët dhe braktisur” 2-35, 1594 thotë: “Një i dështuar është më i mirë se ai.” Ebu Razi El-Hatim thotë: “Hadithi i tij braktiset.” Ibn Hibani thotë: “Ai i sajon hadithet.” Po kështu shprehet Dhehebiu, Ebu Daudi dhe të tjerë. 

3. Bin Bazi thotë në burimin e cituar prej jush: “Ky citim, nëse supozojmë se është i saktë (pra nëse supozojmë se është i saktë), siç thotë komentuesi nuk është argument për lejimin e kërkimit të shiu nga i Dërguari i Allahut, alejhis-selam, pa vdekjes së tij, sepse ai që është lutur është i panjohur (pra autori i lutjes është i panjohur) dhe se praktika e sahabeve bie në kundërshtim me këtë… dhe se kjo që ka bërë ky burrë është një rrugë drejt shirkut, madje disa dijetarë e kanë konsideruar prej llojeve të shirkut.

Pra vëlla i dashur! A nuk kupton se këto janë shpifje dhe akuza të sajuara? Bin Bazi thotë se së pari: hadithi nuk është i saktë dhe së dyti, nëse do të ishte i saktë autori i veprës nuk njihet. Përse e akuzoni se ka bërë mushrik Bilal bin Harithen? Allahu ju mësoftë nga feja e Tij, o njerëz të paditur.

Përsa i përket shpifjes, se Ibn Tejmija e ka konsideruar te “Iktidae Essirata Elmustekiim” boton “Dar’ul-Marife”, Bejrut, faqe 390, akuzon për mosbesim edhe Abdullah bin Omerin, radijallahu anhu, mund t’i kthehesh këtij libri dhe do të shohësh që kjo është një shpifje e ndyrë. Nuk ka asnjë deklaratë të Ibn Tejmijes për këtë. Si është e mundur të ngjajë kjo, kur në të njëjtin libër, Ibn Tejmija argumentohet me hadithe të përcjella nga Ibn Omeri??? A ka logjikë??

Përsa i përket shpifjes tjetër se në librin “Fet’hul-Mexhid Sherh Kitab’ut-teuhid”, me autor Abdurrahman bin Hasan bin Muhamed bin Abdulvehab, libër të cilin e ka rishikuar Bin Baz dhe në faqe 190 akuzon për kufër ehlussunetin në Sham, në Xheziren Arabe, Hixhaz, Irak, Egjipt, duke thënë se: banorët e Shamit adhurojnë Ibni Arabiun, banorët e Egjiptit adhurojnë El-Bedeuiun, banorët e Irakut adhurojnë Xhejlaniun, ndërsa banorët e Hixhazit e Jemenit adhurojnë pemët, gurët dhe varrezat”, autori thotë në fusnotë: “Në kuretul ujun thuhet: Këta idhuj, nëpërmjet formëdhënies u kthyen në pamjen e njerëzve të mirë u bënë një shkallë drejt adhurimit të tyre, dhe secili që adhurohet përveç Allahut, qoftë varr, tyrbe, idhull apo tagut, origjina e adhurimit të tij është teprimi, siç nuk mund të fshihet për njerëzit që mendojnë, siç i ndodhi njerëzve të Egjiptit dhe të tjerëve, të cilët kanë për zotin më të madh Ahmed Bedeuin, të cilit nuk i njihet asnjë origjinë, as meritë, as dije dhe adhurim. Pavarësisht kësaj, ai njeri u kthye në idhullin e tyre më të madh, vetëm dihet se ai ishte futur një herë të vetme në xhami ditën e xhuma dhe kishte bërë urinën aty dhe nuk u fal. Këtë e përmend Sehauiu nga Ebu Hijani. Kështu, Shejtani ua zbukuroi adhurimin e tij dhe ata besuan se ai ka mundësi të kontrollojë universin, të fikë zjarrin dhe të shpëtojë të mbyturin dhe ia dedikuan atij të qenit zot dhe krijues dhe dijen e të fshehtës. Gjithashtu, ata beson se ai dëgjon dhe përgjigjet edhe nga vende të largëta. Një pjesë prej tyre bëjnë sexhde zotërinë e tij. Ndërsa banorët e Irakut dhe të tjerët rreth tyre, siç janë banorët e Omanit, besojnë te Abdul Kader Xhelani, siç besojnë banorët e Egjiptit tek Bedeuiu….Më e rëndë se kjo është adhurimi i banorëve të Shamit për Ibn Arabiun, njeriun e njëtrupëzimit, ndjekësit e të cilit janë mohuesit më të mëdhenj të tokës…. Po kështu ndodhi edhe në Nexhd përpara se të vinte kjo thirrje (islame) në Hixhaz dhe në Jemen, ku adhuroheshin gurët, pemët dhe varret…etj.
Pra vëlla i dashur, këtu bëhet fjalë për idhujtarët dhe politeistët e këtyre vendeve dhe jo për ehli sunetin. A mos të duken këta si ehlissunet??? Allahu të udhëzoftë.

Përsa i përket pretendimit se Muhamed Bin Salih El-Uthejmin, në librin “Likau elbab el-meftuh”, faqe 42, boton “Dar’ul-Vatan”, Rijad, akuzon Imam Neueuiun dhe El-Hafidh Bin Haxherin për dalal (humbje), duke thënë: “Ata dy nuk janë nga ehlussuneti dhe el-xhemaati”, duhet bërë me dije se fjala e Ibn Uthejminit në këtë formë që e keni paraqitur është e deformuar dhe e sakatosur, ndryshe nga se shprehet shejhu. Ja deklarata e plotë:

Pyetësi: A përdoret termi Ehlu Suneh uel Xhema’a për selefitë apo jo? 

Përgjigje: Kurrë, kjo nuk është e nevojshme, sepse Ehlu Suneh uel Xhema’a në realitet janë ata që ndjekin rrugën e të Dërguarit të Allahut dhe shokëve të tij. Për këtë arsye, i dërguari i Allahut, alejhis-selam, e ka përshkruar grupin e shpëtuar si njerëzit që ndjekin rrugën e tij dhe të shokëve të tij.

Pyetësi: P.sh. a mund ta konsiderojmë Neueuin dhe Ibn Haxherin se nuk janë prej Ehlu Suneh uel Xhema’a?

Përgjigje: Për qëndrimin e tyre në lidhje me emrat dhe cilësivetë Allahut ata nuk janë nga Ehlu Suneh uel Xhema’a.

Pyetësi: Në mënyrë absolute nuk janë nga Ehlu Suneh uel Xhema’a?

Përgjigje: Jo, nuk mund t’i përgjithësojmë dhe për këtë arsye të thashë se kush bie ndesh me të parët tanë në lidhje me emrat dhe cilësitë e Allahut nuk mund t’i jepet emri absolut se është prej Ehlu Suneh uel Xhema’a, por kushtëzohet dhe thuhet: Ai është nga ndjekësit e Ehlu Suneh uel Xhema’a në qëndrimin e tij në fi’kh për shembull, ndërsa përsa i përket qëndrimit të tij në bidat, ai nuk është prej Ehlu Suneh uel Xhema’a.

Besoj se përgjigjja është e qartë dhe këtu nuk bën dallim askush, qoftë edhe dijetarë të mëdhenj. Rruga e Profetit, alejhis-selam, dhe qëndrim i të parëve tanë është i qartë si dita me diell dhe shpifja me këtë sqarim bëhet edhe më e qartë, ndryshe nga ajo që pretendoni.

Përsa i përket deklaratës se vehabitet akuzojnë për mosbesim banorët e Dubait vetëm pse nuk thonë si vehabitët, nuk i përcaktojnë Allahut vend dhe anë, madje në lidhje me këtë në librin “Ixhmau Ehl’us-suneti En-Nebeëijjeti ala tekfiri el-mutaletu el-xhehmijjeh”, në faqe 101, 102, 124, 125; thuhet se ata janë qentë e xhehennemit, sigurisht që formulimi i pretendimit duket ordiner fare sa nuk meriton përgjigje, megjithatë qëndrimi i Ehli sunetit është mëse i njohur në lidhje me këtë çështje, ku përgjigjen më të bukur e ka dhënë imam Ahmedi në lidhje me qëndrimin mbi Arsh dhe besoj se përgjigjja e tij është mëse e mjaftueshme. Përsa i përket qëndrimeve të tjera në lidhje me emrat dhe cilësitë e Allahut, përgjigja e Ibn Uthejminit e lartpërmendur është e mëse e mjaftueshme për çdo grup dhe individ, qofshin Muatilët, Xhehmitë apo të tjerë.

Shpifja e tretë: Texhsimi

Për një musliman është vështirë të paramendojë një mjekërgjatë, i rënë në dy gjunjë, duke qarë në Meke, ndërsa është prodhim i çifutëve dhe kristianëve. Por, e vërteta është e hidhur. Po këtë e themi me besim shumë të thellë se kështu është e vërteta, sepse do të sjellim argumente të bollshme dhe bindëse për këtë.
Vehabitet i kanë kushtuar kujdes të madh besimit për personifikimin (texhsimin) e Allahut xh.sh., duke i dhënë formë Atij e kjo është besim i qartë kristian, që e ka ujitur Ibni Tejmije nga librat e përkthyera nga kristianët, sepse vendi i tij ishte HARANI, qendër e njohur e përkthimit të librave grekë. Ulematë e Shamit e kanë cilësuar Ibni Tejmijen, duke i thënë se është në humbje për besimin e prishur të tij dhe e kanë burgosur në burgun e njohur El-Kalea në Damask deri në vdekje, ndërsa këtë ide, të drejtuar nga mushrikët, e ka ringjallur Muhamed Bin Abdulvehab. Ky besim është përhapur me shpatë në Xheziren arabe, duke e lejuar gjakun dhe pasurinë e muslimanëve.

Rrëzimi i kësaj shpifjeje:

Një shpifje tjetër që i drejtohet shejh Abdulvehabit është edhe ajo e Texhsimit, ose ndryshe trupëzimit, ku cilësitë e Allahut njësohen me ato të krijesave. Abdulvehabi e sqaron qëndrimi i e tij në lidhje me këtë temë, ku thotë: “Prej besimit tek Allahu është besimi i cilësive me të cilat Ai ka përshkruar vetveten në Librin e Tij dhe nëpërmjet gjuhës së Profetit, alejhis-selam, i padevijuar (tahrif) dhe i prishur (ta’til) ato. Madje, unë besoj se asgjë nuk është njëlloj me Allahun dhe Ai është Dëgjuesi dhe Shikuesi i gjithçkaje. Unë nuk i mohoj Allahut asnjë cilësi që Ai ia njeh Vetvetes, nuk e devijoj fjalën nga kuptimi i saj, dhe nuk i mohoj emrat dhe cilësitë e Tij, nuk i përshkruaj cilësive të Tij ndonjë mënyrë funksionimi dhe as nuk i përngjaj ato me ndonjë cilësi prej cilësive të krijesave të Tij, se askush nuk është i ngjashëm me Të, as ortak me Të, as shok me Të dhe as nuk mund të krahasohet me ndonjë prej krijesave të Tij. Allahu a.xh. është më i dituri rreth Vetvetes së Tij dhe rreth të tjerëve. Ai flet fjalët më të vërteta dhe përshkrimin më të bukur. Ai a.xh. e ka pastruar Vetveten nga përshkrimet e kundërshtarëve nga ndjekësit e teorisë së mënyrës së funksionimit të cilësive (tekjifit) dhe përngjasimit të tyre (temthilit) me cilësitë e krijesave, si dhe nga çka ia mohuan Atij ndjekësit e Ta’tilit dhe Tahrifit. (Burimi: Ed-Durur Es-Sunijeh, 29/1).

Ai thotë gjithashtu: “Dihet se Ta’tili është e kundërta e Texhsimit. Ndjeksit e të parës janë armiq të së dytës (dhe anasjelltas), ndërsa e vërteta është e mesmja e atyre të dyjave.” (Burimi: Ed-Durur Es-Sunijeh, 11/3).

Shpifja e katërt: Urrejtja ndaj muslimanëve.

Kur’ani i madhëruar flet në shumë ajete në lidhje me urrejtjen ndaj mushrikëve dhe armiqve, të cilët i kanë larguar muslimanët nga shtëpitë e tyre, i kanë torturuar, i kanë vrarë për shkak se ata kanë zgjedhur fe tjetër nga ajo në të cilën ishin gjyshërit e tyre. Në lidhje me këtë flasin ajetet në vijim: sureja El-Bekare 217; Et-Tewbe 8, 15, 23, 24; El-Enfal 30, 38, 40; El-Muxhadele 20, 22; El-Mumtehinetu 8, 9. Urrejtja në këto ajete përmendet kur ekziston armiqësia dhe padrejtësia (dhulmi). Komentimi i këtyre ajeteve është se nëse nuk ekziston kurrfarë armiqësie dhe kurrfarë padrejtësie nuk ka vend urrejtja, kurse lufta është për shkak të largimit të armiqësisë dhe padrejtësisë dhe jo armiqësi me muslimanët siç flasin ajetet e sures El-Bekare 190 dhe 194, për joarmiqësi me muslimanët, ndërsa Muhamed Bin Abdulvehab mushrik i quan muslimanët të cilët nuk shkojnë sipas mendimit të tij (në librat e tij “Keshf’ush-shubehat” dhe në librin “Risaletu tefsir kelimet’ut-Tewhid”).

Rrëzimi i kësaj shpifjeje:

Kërkova në këto dy libra dhe nuk e gjeta një deklarate të tillë. Ky nuk është veçse një mashtrim dhe shpifje. Nëse nuk jam treguar i saktë, kërkohet prej teje të më tregosh se ku ekziston kjo deklaratë e Shejhut tek këta dy libra.

Shpifja e pestë: Roli i vehabizmit në rënien shtetit osman dhe gjurmët e tyre në rënien e Palestinës

Roli i vehabizmit në rënien shtetit osman dhe gjurmët e tyre në rënien e Palestinës dhe moskursimi i tyre me të gjitha mjetet, duke ndihmuar kryqtarët ishte shumë i qartë. Mjafton të përmendim angazhimin e vehabive me Er-Rreshidin në krye që anglezëve t’u lehtësohet sulmi në Basra dhe lavdërimi i anglezëve në adresë të vehabiteve për këtë çështje; pastaj vrasjet e njerëzve të ndershëm në Hixhaz nga vehabitet dhe roli i tyre në rënien e hilafetit. Kjo kuptohet qartë nga thëniet e Hajm Wajzman, që në njërën nga to thuhet: “Nuk mundemi të depërtojmë assesi përmes vendeve arabe që të arrijmë në Palestinë derisa të ekzistojë kontrolli nga hilafeti osman (derisa të ekzistojë hilafeti), dhe për arritjen e këtij qëllim (shkatërrimin e hilafetit) kanë bashkëpunuar me Anglinë.

Rrëzimi i kësaj shpifjeje:

Disa njerëz pretendojnë se Shejh Abdulvehabi luftoi kundër hilafetit osmanli, si dhe kundër halifit të muslimanëve. Gjithashtu pretendojnë se ai ra dakort me ushtrinë angeleze dhe bashke me ta luftoi muslimanët. Njeri prej atyre që e pretendon një gjë të tillë është Abdul Kadim Zel-lumi, i cili thotë: “Vehabitë gjeten një strukture brenda shtetit islam, nën udhëheqjen e Muhamed bin Seudit, pastaj birit te tij Abdulazizit, duke ndihmuar Anglinë me armë dhe para dhe vërshuan mbi bazë medh’hebi për të zënë në dore vendet islame, sidomos pushtetin e Hilafetit, pra ngriten shpatatkunder Halifit dhe luftuan ushtrinë islame dhe halifin me mbështetjen e anglezëve. (Burimi: “Si u shemb Hilafeti f 10.)
Përpara se t’i përgjigjemi kësaj shpifjeje, duhet që më parë të sqarojmë se çfarë besonte Abdulvehabi në lidhje me dëgjimin dhe bindjen ndaj të parëve të muslimanëve, qofshin të mirë apo të këqij, për aq kohë sa nuk kanë urdhëruar për të mos iu bindur Allahut, sepse bindja nuk i takon vetëm se të mirës.

Shejh Abdulvehabi thotë në letrën e tij drejtuar banorëve të Kasimit: “Unë jam për domosdoshmërinë e bindjes dhe dëgjim ndaj prijësit të muslimanëve, i mirë apo i keq qoftë, për aq kohë sa nuk urdhërojnë për gjynahe, qoftë derisa njerëzit të mblidhen përreth tij, apo nëse i nënshtron nëpërmjet shpatës derisa bëhet i pari i muslimanëve, bindja ndaj tij është e detyrueshme dhe ndalohet hedhja kundër tij.” (Burimi: Veprat e përmbledhura te Abdulvehabit, volumi 1, faqja 394.)

Doktor Salih El-Abud thotë: “Nexhdi kurrë nuk ka përjetuar ndonjë prezencë të pushtetit të osmanlinjve, as nuk kambërritur fuqia e hilafetit deri aty dhe as nuk është vendosur ndonjëherë aty ndonjë pushtetar osmanli dhe asnjëherë nuk ka kaluar nëpërmjet tokave të tij (Nexhdit) ndonjë ushtri turke në kohën kur është shfaqur thirrja e shejh Abdulvehabit. Ajo që e dëshmon këtë të vërtetë historike është stabiliteti i ndarjeve administrative të shtetit osmanli. Nëpërmjet një letre turke me titull: “Kanunet e Al Othmanit, që i përfshin defteri i divanit”, me autor Jemin Ali Efendi ne vitin 1609 ose 1018 hixhri, sqarohet se që në fillimet e shekullit të 11 hixhri shteti i Al Othmanëve formohen nga 32 vilajete, ku 14 prej tyre janë arabe, ku vendet e Nexhdit nuk bëjnë pjesë, përveç Ahsasë, nëse do ta konsiderojmë prej Nexhdit.”

Shejh bin Bazi, në një kasete te incizuar thotë: “Shejh Abdulvehabi nukdoli kundër hilafetit osmanli mesa di, sepse në Nexhd nuk ka pasur as kryesi dhe vilajet të turqve, por Nexhdi në atë kohë ka qenë në formë fshatrash dhe shtëpish të vogla, të cilat në pjesë në më madhe të kohës luftonin me njëra-tjetrën…”

Përgjigje për këtë japin edhe doktor En-Neshemi në revistën “El-Muxhtema” nr.504., si dhe shumë të tjerë.

Përsa i përket pretendimeve të Lezu-zumit se Shejhu përbënte njërin nga shkaqet e shembjes se Hilafetit dhe se vehabitë bashkëpunuan me anglezet Mahmed Mehid el-Estanbuli thotë: 
“Do të ishte e udhës për këtë autor që pretendimet e tij t’i mbështeste me argumente, ndërkohë që historia pohon se anglezët qëndruan kundër thirrjes islame te shejh Abdulvehabit, nga frika e zgjimit të botës islame.’ (Burimi: Shejh Abdulvehabi në pasqyrën e Lindjes dhe Perëndimit f 240.)

Ajo që tregon se anglezët e luftuan lëvizjen vehabite është fakti se ata dërguan Kapiten Forster Sadlir për ta uruar Ibrahim Bashën për suksesin e tij që kishte korrur kundër vehabitëve në Derijeh, për t’i konfirmuar edhe një herë tjetër dëshirën e tij për të bashkëpunuar me lëvizjen angleze për zbutjen e të ashtuquajturës operacione të grabitjes vehabite.Madje ky mesazh përfshinte edhe dëshirën për të bërë një marrëveshje mes shtetit anglez dhe Ibrahim Bashës për tëfshirë në mënyrë të plotë pushtetin vehabi.” 

Muhamed bin Mendhur En-Numani thotë:
“Anglezët shfrytëzuan gjendjen e trazuar nëIndi në lidhje me Abdulvehabin dhe quajtën gjithkënd që i pengonte në rrugën e tyre ose që e shihnin se rrezik për pushtetin e tyre me emrin Vehabi ose Vehabitë. Me këtë emër anglezët thirrën dijetarët e Djubendit në Indi me emrin vehabi per shkak se ata dolën fuqishëm kundër anglezëve dhe ua ngushtuan lakun…” (Burimi: Pretendime te dendura kundër Shejh Abdulvehabit f 105, 106.)

Shpifja e gjashtë: Urrejtja ndaj Pejgamberit alejhis-selam 

Një nga çështjet që dominon në librat dhe mendimet e tyre është edhe urrejtja ndaj Pejgamberit,alejhis-selam, kjo tregohet nga ndalesat dhe shkrimet e tyre në librat e tyre duke bërë përpjekja për largim sa më shumë nga gjërat dhe veprimet që bëjnë të përkujtohet Pejgamberi,alejhis-selam, dhe të ketë besimtari dashuri edhe me të madhe për Pejgamberin,alejhis-selam, dhe zbatim të sunetit të tij. 

Rrëzimi i kësaj shpifjeje:

Shpifjet drejtuar Shejhut në lidhje me Profetin,alejhis-selam, vijojnë si më poshtë:

a) Shpifja se Shejh Abdulvehabi se ai nuk beson se Profeti, alejhis-selam, është vula e profetëve.
Rreth kësaj shpifjeje Shejhu përgjigjet: “Besoj se Profeti ynë, Muhamedi, alejhis-selam, është vula e profetëve dhe besimi i një robi nuk është i saktë derisa të besojë mesazhin e tij dhe të dëshmojë për profetësinë e tij.” (Burimi: Ed-Durur Es-Sunije 32/1).

b) Shpifja se Shejh ia ul Profetit, alejhis-selam, vlerën që meriton
Rreth kësaj shpifjeje Shejhu përgjigjet: “Ai,alejhis-selam, është i zotëria e ndërmjetësuesve, ai që i takon pozita e lavdëruar, ku Ademit dhe ata që rrjedhin prej tij do të jenë nën flamurin e tij,alejhis-selam.” (Burimi: Ed-Durur Es-Sunije 86/1).

Gjithashtu ai thotë: “I pari nga të dërguarit është Nuhu, ndërsa i fundit dhe më i miri prej i tyre është Muhamedi,alejhis-selam.” (Burimi: Ed-Durur Es-Sunije 143/1).

c) Shpifja se Shejhu mohon ndërmjetësimin e tij,alejhis-selam
Rreth kësaj shpifjeje Shejhu përgjigjet: “Ndërmjetësimin e Profetit, alejhis-selam, nuk e mohojnë vetëm se njerëzit e bidatit dhe të humbjes, por ai ndërmjetësimin nuk do të bëhet vetëm pasi Allahua.xh. të japë leje dhe të jetë i kënaqur, siç thotë në ajet: “Dhe nuk ndërmjetësojnë vetëm sepër atë me të cilin Ai është i kënaqur.”
dhe : “E kush është ai që ndërmjetëson, vetëm se me lejen e Tij.” (Burimi: Ed-Durur Es-Sunije 31/1).

Shpifja e shtatë: 

a) Vehabitët e konsiderojnë diçka shume të keqe dhe të urryer po qese njerëzit tubohen që ta përkujtojnë Pejgamberin, alejhis-selam, vehabitët mundohen të gjejnë ndonjë argument ekziston apo nuk ekziston ky argument vetëm e vetëm të vërtetojnë se kjo është gjë e urryer,si thotë Abdul Aziz bin Baz në librin e tij: “Fetava Muhimetu” (faqe 45) se këtë gjë duhet larguar me dorë d.m.th. me forcë, ndërsa në librin “Sijanetu Elinsan “(faqe 233) gati sa nuk i ka konsideruar jobesimtar ata që festojnë ditëlindjen e Pejgamberit, alejhis-selam, ndërsa çudi është se e kanë lejuar për vetën e tyre që të tubohen e ta mësojnë Siren e Muhamed Bin Abdulvehabit me rastin e kalimit të kaq viteve të tij apo për rastin e ditëlindjes së tij apo vdekjes së tijdhe në shumë konferenca e tubime për festime të tilla shpenzojnë pasuri të shumta (shiko librin ” Hadha Validi” faqe 123), po ashtu festojnë edhe me rastin e uljes së mbretit në karrigen e mbretërisë në muajin tetor!!!!.
Një nga dijetarët e tyre Ebu Bekir El Xhezairij thotë: “Vërtetë kafsha që theret për ushqimin e njerëzve për ditën e lindjes është më haram se Derri” (libri “Elmekalat Essunijjetu” nga Shejh Abdullah El Hererij faqe 319).
Kurse Shejhu i tyre Ibni Tejmije nuk e ndalon festimin e ditëlindjes së Pejgamberit, alejhis-selam, në librin e tij “Iktidae Essirata Elmustekim” faqe 294, 297 thotë kështu : “… kështu disa festime që i veprojnë njerëzit me përjashtim të festimit të krishterëve për ditëlindjen e Isait, alejhis-selam,kurse dashuria për Pejgamberin,alejhis-selam, dhe madhërimin e tij, Allahu do t’i shpërblejë për këtë dashuri dhe për këtë mund që po e shpenzon dhe jo për risi”(nuk konsiderohet risi), pastaj thotë: “madhërimi i ditëlindjes dhe festimi i saj që po e bëjnë njerëzit, për këtë ka shpërblim të madh për shkak të nijetit të mirë dhe madhërimit për Pejgamberin, alejhis-selam.”

b) U pengon shumë dhe e konsiderojnë si diçka shumë të urryer gjithashtu përkujtimin e hixhretit të Pejgamberit,alejhis-selam, apo natën e Israsë dhe Miraxhit ose natën e Bedrit apo natën e Kadrit, këtë e konsiderojnë risi e cila të largon nga feja .

c) U pengon po ashtu nëse dikush sipas tyre e tepron në salavatet ndaj Pejgamberit,alejhis-selam, dhe fjalëve lavdëruese për të, ndërsa për (shujuhët) dijetarët e tyre nuk iu pengon përdorimi i shprehjeve “madhëria juaj”, “zotëriu ynë”, meqenëse ka shumë pika të këtij lloji po mjaftohemi vetëm me përmendjen shkurtazi të tyre, e përmendin Pejgamberin,alejhis-selam, vetëm me emër pa salavate, ndalojnë salavatet për Pejgamberin,alejhis-selam, pas ezanit madje tregohet nga historianët e tyre se M.Bin Abdulvehab ka vrarë një muezin të verbër për shkak të salavatit për Pejgamberin,alejhis-selam, pas Ezanit.

Përgjigjja e rreth pikave a, b dhe c:

Fetvaja e Shejh Bin Bazit rreth Mevludit është një fetva e njohur dhe nuk është e vetmja. Dijetarët që janë deklaruar rreth ndalimit të kësaj feste janë të shumtë, si p.sh: Albani, Ibn Uthejmini, Salih El-Feuzan, etj. (Shih këtu: http://www.assiraj.bizland.com/library/mawlid.htm)

Dhe padyshim që ky është qëndrimi i drejtë. Sigurisht ata që pretendojnë se kjo festë është për Islamit dhe prej adhurimeve duhet të sjellin argument për këtë, ndryshe duhet të heshtin, ashtu siç veprohet për gjitha adhurimet dhe ritet fetare në Islam. Deklarata se bidatçiu pretendon në një farë mënyrë se feja islame nuk është e plotë është e vërtetë, sepse bidatçiu ligjëron vepra sipas kokës dhe dëshirës së vet dhe që sipas tij duhet të jenë pjesë e Islamit. Fakti që Profeti, alejhis-selam, sahabet dhe tabi’inët nuk e kanë bërë këtë, tregon sipas tij që feja islame është e mangët dheduhett’i shtohet edhe kjo festë që tëplotësohet.
Përsa i përket festave kombëtare, lindjesh apo vdekjesh, qëndrimi i dijetarëve në lidhje me këtë çështje është i prerë se ato nuk lejohen, ndryshe vepra e tij është e papranueshme, kushdo qoftë ai që e vepron, qoftë pushtetar apo mbret.
Edhe çështja e ngrënies së mishit të therur nëpër vende shirku, vende idhujsh apo festa të ndaluara, ngrënia e tyre nuk lejohet. Argumentet për këtë janë hadithe të shumta dhe mund të lexosh librat e teuhidit në lidhje me këtë temë, sidomos Librin e Teuhidit të Abdulvehabit.
Gjithashtu festimi i Hixhretit, natës së Israsë dhe Miraxhit, apo natës së Bedrit, të gjitha këto futen në grupin e festave si Mevludit dhe hidhen poshtë për të njëjtat arsye.
Sapër çështjen e salavatit gjatë ezanit, dijetarët kanë ndaluar bërjen e salavatit pas ezanit ose bashkë me ezanin me zë të lartë, siç ndodh sot në vendet e Shamit, ku bashkë me ezanin thirret edhe salavati.Ky është një veprim i ndaluar, sepse nuk ka argument.


Shejh Mesh’hur Hasan Selmani thotë duke e sqaruar këtë çështje: “Ngritja e zërit në përfundim të ezanit duke bërë salavate mbi Profetin, alejhis-selam, siç është bërë zakon tek shumica e muezinëve të kësaj kohe. Kjo vepër konsiderohet bidat dhe bie ndesh me rrugën e Profetit, alejhis-selam. Veç të tjerash, duhet të dimë se, nuk ekziston argument që tregon se muezini duhet ta thotë me veten e tij salavatin mbi Profetin,alejhis-selam, pas ezanit, por nëse thuhet se muezinin e përfshin fjala e Profetit, alejhis-selam, që thotë: “Kur ta dëgjoni muezinin, përsërisni çfarë thotë ai dhe në fund bëni salavate mbi mua”, kësaj i përgjigjemi duke thënë: “Ky hadith u drejtohet atyre që e dëgjojnë ezanin dhe që janë të urdhëruar për t’iu përgjigjur muezinit. Pra, nuk e përfshin vetë muezinin, sepse në të kundërtën do të mbetej të thuhej se edhe muezini duhet t’i përgjigjet dhe të përsërisë fjalët e veta, mendim të cilin nuk e ka thënë askush deri tani, madje një mendim i tillë konsiderohet bidat në fe. (Shih: Historikun e shfaqjes së këtij bidati dhe fjalët e dijetarëve rreth kësaj shpikjeje në fe, mund ta shohësh në “Ed durr el muhtar” (1/390), “Merakatu el mefatijh” (1/423), “Mexhmu el fetaua” (22/470), “El med’hal” (2/255-256), “Feja e kulluar” (2/88-89), “Fetaua el fikhije el kubra” (1/131), “El hutat el makrizije” (2/172), “Keshfu el kume” (1/80), “El uesijle ile shefeati sahibi el uesijle” f. 24-27, “Islahul mesexhid” f. 133-134, “Fik’hu sune” (1/216), “El ibda fi medari el ibtida” f. 173-175, “Roli i xhamisë në Islam” f. 193-197, “Tamamul mine” f. 158. Ndërsa për bidatin e shtojcës: “Haja ale hajril amel” në ezan, shih “Mexhmu el fetaua” (23/103), “Sejlul xherar” (1/205), “Risaletun fil adhan” f. 67, “Histori Halebije” (1/497), “El mubdi” (1/328), “El mebsut” (1/138), “El mexhmu” (3/108), “El muhala” (3/146), “Es siaje” (2/24), “Shemu el auarid fi dhemi er rauafid” f. 133, “Islami dhe sahabët e ndershëm mes sunive dhe shi’itëve” f.)

Nëse përsëri thuhet: A ka gjë që e ndalon muezinin ta thotë salavatin me vete e tij pa zë? 

Unë u them: Kurrsesi, nuk ka gjë që e ndalon, por ndalohet duke u nisur nga frika se mos e bën zakon pas çdo ezani dhe si rrjedhojë bëhet një shtesë ose depërton në ezan diçka që nuk është prej tij. Kështu realizohet barazia ndërmjet atyre për të cilët foli I dërguari i Allahut, alejhis-selam, që janë dëgjuesit dhe atyre për të cilët nuk ka folur, i cili është muezini. Prandaj, të mendosh një gjë të tillë nuk është e lejuar. Së fundmi, le të meditohet pak në këtë temë. (Burimi: Gabimet e namazlive/ gabimet në ezan/ gabimi i parë). 

Shpifja e tetë:

Në lidhje me këtë Essejid Elemin në librin e tij “Keshfu Elirtijab” në faqe 127, botimi i dytë dhe në faqe 230 tregohet në përmbledhje se: “Muhamed Bin Abdulvehab thotë për Pejgamberin, alejhis-selam: “ai ishte vetëm një postier”, madje disa nga ndjekësit e tij thonë:”shkopi im është më i vlefshëm se Muhamedi,alejhis-selam, sepse shkopi im më sjell dobi siç është mbytja e gjarprit në rrugë, ndërsa Muhamedi,alejhis-selam, ka vdekur dhe nuk ka kurrfarë dobie nga ai, ai ka qenë vetëm një postier.”

Përgjigjja ndaj kësaj shpifjeje:

Dijetari Sultan El-Asumi thotë: “Kjo është një shpifje e tyre dhe një gënjeshtër e njerëzve me qëllime të prishura. Këtë shpifje e ka përmendur Selman bin Semhani, në disa prej librave tij të botuar.”

Përsa i përket autorit të librit “Keshful Irtijab” Sejid Hasan El-Emini, duhet bërë me dije se njohësit e historisë e kanë cilësuar një nga librat më të mirë në lidhje me ngjarjet e kohës për të cilën bëhet fjalë, por ndonjëherë ai nuk përmend burimin e informacionit dhe saktësinë e tyre. Duke mos dyshuar në qëllimin e mirë të autorit për të zbardhur ngjarjet e asaj periudhe, disa gabime në këtë libër shumë faqe shijash, sidomos ata të Ihsasë, kanë shpejtuar që t’i përhapin në internet, me justifkimin se autori është vehabi dhe të metat e tij në këtë libër i kanë paraqitur si të vërteta. Në lidhje me këtë temë ka plot libra të historisë që paraqesin ngjarjet e asaj periudhe, ku shumë gabime në këtë libër tashmë janë të verifikuara dhe të korrigjuara historikisht dhe fetarisht. Megjithatë, Allahu e shpërbleftë autorin për përpjekjen.

Shpifja e nëntë:

Urrejtja e Ehlubejtit (familjes se Pejgamberit, alejhis-selam)

Kur’ani i madhërishëm tregon në shum ajete për vlerën dhe pozitën e ehlubejtit, siç është ajeti 33 i Sures Ahzab, po ashtu hadithi 2424 në Sahihu Muslim, në Sunen Tirmidhi hadithi 3205, Sahihu Muslim hadithi 2408, në Sunen Trimidhi hadithi 3788, në Msnedin e Imam Ahmedit 3\17.
Sa i përket urrejtjes për Ehlubejtin kjo tregohet nga Shejh Ibni Tejmije në librin “Minhaxh Essuneti” vëll.3 faqe 269 thotë : Mendimi për dhënien përparësi Ali Rresul është një gjurmë e xhahilijetit siç ishte më herët dhënia përparësi familjeve të kryetarëve (udhëheqësve) !!!, ndërsa në lidhje me hadithin e Pejgamberit, alejhis-selam; “O zoti im këta janë Ehlu bejti largoje nga ta papastërtinë dhe pastroi ata.” Ibni Tejmije në lidhje me këtë thotë në librin “Minhaxh Essuneti” vëllimi 3 faqe 117: Kjo nuk është asgjë tjetër veçse dëshirë dhe lutje Allahut që t’i pastrojp dhe nuk do të thotë se në të vërtetë i ka pastruar.
Madje Shejhu ka shkruar libër për vlerën e Muavijes dhe Jezidit , dhe në librin “Resu Elhusejn” faqe 207 thotë: “Vërtetë Jezidi nuk ka qenë i pajtimit në vrasjen e Husejnit, madje ai ka shprehur keqardhje për vrasjen e tij “, madje ka shkruar libër për vlerën e Jezidit për të cilin nuk tregohet asnjë vlerë.
Transmeton Elhafidh Ibni Haxher Elaskalani në “Edderer Elkamine” vëll.1 f.114 se Ibni Tejmije e ka bërë Aliun,radijallahu anhu, gabimtar në gjashtëmbëdhjetëçështje në të cilat Aliu,radijallahu anhu, ka vepruar në kundërshtim me Kur’anin, për këtë ulematë e islamit e kanë quajtur munafik Ibni Tejmijen dhe po ashtu për thënien e Ibni Tejmijes se Aliu,radijallahu anhu, është vrarë për shkak të udhëheqjes (për pushtet) dhe jo për fe.

Përgjigjja ndaj kësaj shpifjeje:

“Është për t’u habitur në lidhje me referencat e përdorura nga libri i Ibn Tejmijes “Minhaxh Es-Sunetu” volumi i tretë i cili i është dedikuar përgjithësisht akides. Në volumin e 3 nuk përmendet asnjë temë që të ketë lidhje me Ehlu Bejtin dhe normalisht në faqet 269 dhe 117 nuk ka asgjë në lidhje me këtë. Siç duket fare haptas shpifja ka marrë dhenë.

Përsa i librit “Koka e Husejnit” duhet bëre me dije se ky libër është shumë i vogël për të qenë 207 faqe (një gënjeshtër tjetër kjo), megjithatë Ibn Tejmija pasi përmend se historia merret prej njerëzve të besuar, siç Ibn Ebu Dunja, Begauiu dhe të tjerë, të cilët e përcjellin ngjarjen me sened (pra me zinxhir transmetimit) dhe jo prej rrëfyesve, të cilët nuk bëjnë gjë tjetër veçse e përcjellin fjalën pa u siguruar më parë për saktësinë e saj. Pasi përmend disa transmetimet të rreme dhe të gënjeshtra në lidhje me Jezidin, Ibn Tejmija thotë: “Transmetime të tilla dhe të tjera si ata, të cilët janë përcjellë, janë më të sakta dhe më të vërtetuara se sa një transmetimi i shkëputur, tregojnë se Jezidi nuk shfaqi ndonjë shenjë kënaqësia për vrasjen e Husejnit, por shfaqi shenja dhembje për vrasjen e tij. Allahu e di më mirë nëse është gëzuar.” (Koka e Husejnit/ temë).
Kjo do të thotë se Ibn Tejmija nuk flet nga koka e vet por nga burime të vërtetuara, madje të shoqëruara zinxhir transmetimi, nga transmetues të besueshëm, siç e përmendëm.

Përsa i përket burimit referuar Ibn Haxherit, sërish është një gënjeshtër, madje një turp, sepse Ibaditë kanë shpifur shumë mbi këtë libër duke ia dedikuar shumë shpifje Ibn Haxherit për dijetarë të mëdhenj, si Ibn Tejmije dhe nxënësit të tij Ibn Kajimit. Kjo është një provë: shih faqen: vhttp://www.d-sunnah.net/forum/showthread.php?t=29450

Shejh Abdulvehabi thotë: “Allahu i ka dhënë Ehlu Bejti disa të drejta të cilat njerëzit duhet t’i zbatojnë, kështu që nuk i lejohet muslimanit që të hedhë poshtë të drejtat e tyre, duke kujtuar se kjo është prej Teuhidit, por kjo është prej teprimit. Ne nuk kemi pranuar vetëm pretendimin se ata janë nderuar për shkak se pretendojnë të qenit zot, apo pretendimin e dikujt tjetër për diçka të tillë.” (Burimi: Veprat e Abdulvehabit 284/5)

Shpifja e dhjetë:

Tani po paraqesim ndalimin e tyre që ua kanë bërë të gjithë imamëve që të mos bëjnë dua kundër jahudive dhe të krishterëve, me qëllim që të ndalohet çdo gjë që i bën jahuditë dhe të krishterët të mos ndjehen rehat duke ndaluar edhe fjalët dhe çdo shprehje kundër tyre, (ah sikur të merreshin vendime për ndërprerjen dhe ndalimin e fjalëve fyese kundër muslimanëve dhe dijetarëve islam), vendimi i datës 13.5.1409 h. nga Ministria e Haxhit dhe Vakëfeve me numrin 3719 të Vendimit, në vendim shkruan: “…kemi vërejtur te disa imamë se hutbet e tyre përmbajnë dua për shkatërrim dhe të ngjashme me këtë kundër çifutëve dhe të kristianëve dhe grupeve të tjera fetare, edhe duke i përmendur shtetet me emra, e kjo nuk është në pajtim me atë si na ka udhëzuar Kur’ani i madhërueshëm”. Kjo është akideja e vehabive e cila bën thirrje për dashurinë për armiqtë e Allahut xh.sh. dhe mbrojtjen e tyre, ndërsa vrasjen e muslimanëve madje edhe në vendet e shenjta.

Përgjigjja ndaj kësaj shpifjeje:

Ky është një mashtrim i turpshëm dhe deformim i ndyrë, sepse fetvaja nuk ka të bëjë me ndalimin lutjes kundër çifutëve dhe të krishterëve, por për faktin se nuk është e justifikueshme që të tilla gjërave t’u jepen ngjyrime të tjera, duke e lidhur me atë me emra apo vende të caktuara. 
Sa për çështjen e duasë, ajo vazhdon të bëhet sat e kësaj dite nëpër hutbet e imamëve dhe diçka e tillë nuk është e ndaluar.

Përgatiti: Genc Plumbi

Burimi: http://www.islamifejaevertete.com/

Must Read