VARRI
HISTORIKU I TIJ:
Historia e tij kthehet tek dy djemt e Adeëmit, alejhi selam. Kabili e vrau Habilin dhe pastaj e barti disa kohë në shpinë pasi nuk dinte cfarë të bënte me të derisa Allahu dërgoi në sorrë për ti treguar si ta varrosë.
Trupi pas vdekjes ku e ka vendin:
Njeriu sit ë vdes duhet ta varrosim sa më shpejtë dhe kjo shpejtësi është sunet dhe edukatë me të vdekurin. Gjithashtu është sunet që të varroset në tokën në të cilën ka vdekur pa pasur nevojë të kthehet në vendlindjen e tij.
Sunet është që në varr të futet vetëm me qefinin e tij pa tabut apo sanduk-arkivol. Sa më thjesht të varroset aq më tepër nderohet.
Nuk lejohet të nxirret trupi për ta rivarrosur në vend tjetër, sepse kjo është mundim I trupit të tij dhe nuk sjell kurrfar dobie për të vdekurin e as të gjallin.
Rregullat e varrit
1-nuk duhet ngritur më shumë se dheu I vet.
2-Nuk lejohet ndërtimi I kubeve, mureve, mermerave, etj. Sepse kjo ishte shkaku I devijimit të ehli kitabit nga e verteta duke vazhduar me adhurim.
3-Nuk lejohet ndertimi I xhamive e as falja ne varreza. Nëse një xhami ndërtohet ë varre atëherë duhet të prishet xhamia por nëse në të kundërtën varri vendoset në xhami atëherë duhet larguar varri.
4-Namazi ndalohet në varre përvec namazit të xhenazes.
DUAJA TEK VARREZAT:
Duaja tek varret ndahet ne tri grupe:
a) Duaja që dikush mund të ja drejtoj të vdekurve duke menduar se I vdekuri ka në posedim dicka nga vecoritë e Allahut sikur jetën, vdekjen, shëndetin, sëmundjen, furnizimin me fëmijë, etj. Kjo bindje është shirk. Prandaj ndalohet ndërtimi I tyrbeve mbi varre. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, e këshilloi Aliun: “Cdo varr të ngritur mbi tokë prishe dhe cdo idhull (në formë skulpture) apo fotoje shkatërroje”
b) Lutja e Allahut tek varri I kujtdo. Pra I lutet Allahut por tek varri me bindjen se Allahu tek varret I prnaon më lehtë duatë. Kjo është mëkat I madh dhe bindje e ndaluar. Lutjet duhet të bëhen në xhami dhe vende tjera.
c) Lutja e Allahut për të vdekurin në atë varr që ta falë dhe mëshirojë Alalhu. Kjo ëshët e lejuar dhe prej mësimeve të fesë tonë.
6- Ndalohet shkrimi mbi varr. Asgjë nuk duhet të shkruhet sipas mësimeve të sakta Islame përvec disa dijetarë lejojnë shënimin e emrit dhe mbiemrit.
7-Ndalohet vendosaj e qirinjve, apo cdo lloj drite tek varri. Kjo për shkak të krijimit të bindjes së adhurimit. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, mallkoi ata që ndezin qirinj tek varret. Përvec nëse kan nevoj për drië në ndonjë punë nate.
8- Ndalohet edhe cdo lloj teprimi I cili mund të lind në të ardhmen e afërt apo të largët.
9- Ndalohet nëncmimi I varreve, shkelja e tyre, ecja mbi to ulja. Gjithashtu ndalohet edhe shndërrimi I varrit në rrugë të njerëzve për t`I rënë rrugës më shkurt.
10-Ndalohet derdhja e ujërave të zeza apo edhe ujit tjetër në varreza po hudhja e mbeturinave në to. Nuk do të ishtë në rregull as kryerja e nevojës brenda tyre.
11-Ndalohet ndertimi I shtëpive mbi varreza. Kjo nuk nënkupton se do të ndodh një fatkeqësi e caktuar ashtu si janë të përhapura në popull bestytni të ndryshme me tregime të frikshme porse kjo ndalohet për vet shkakun që të mos nëncmohen varret.
12-Duhet vendosur nje mur rrethues I cili do t`I pengonte arritjen e dëmeve tek ta sikur hyrja e kafshëve, etj.
13-Duhet vendosur edhe derë të caktuar e cila hapet dhe mbyllet për shërbimet e njerëzve dhe ruajtjen e varrezave nga dëmet e mundshme.
14- Pas vdekjes së të afërmit tënd nuk duhet menduar se këputen tërësisht lidhjet familjare. Përkundrazi duhet viziyuar sipas rregullave Islame. Shkon I jep selam, bën lutje për ta e pastaj në fund largohet. Nuk bën të ulet dhe të vazhdoj qëndrimin e gjatë, apo të qarat e mëdhaja, as të kërkoj ndihmën e të vdekurit.
15- Duke mos harruar të përmendim se duhet të lutemi dhe të bëjmë vepra të mira për te vdekurit edhe nga shtëpia e jo vetëm të lutemi tek varri për ta. Veprat e mira janë të caktuara sipas argumenteve të Kuranit dhe sunetit larg shpikjeve të njerëzve.
16- Duhet larguar edhe pengesat nga varret si therrat, drunjët, etj.
17- Vizita e varrezave nuk duhet anashkaluar e as harruar, por jo edhe të madhërohen ose të mendohet se një vizitë e tillë është edhe kryerje e tërë obligimeve karshi tyre si mendojnë disa njerëz duke I vizituar vec në festat e bajramit e pastaj I harrojnë tërësisht obligimet karshi tyre.
18- Ndalohet vecimi I ndonje dite apo date te caktuar ne te cilen gjithmone te shkojnë njerëzit në vizitë të varreve është e ndaluar duke u future në bidat. Këtu në radhë të parë hyjnë ata musliman të cilët varrezat I vizitojnë vetëm në dy bajramet, apo rregullimi I tyre në natën e kurban bajramit.
19-Gjithashtu nk është e pëlqyer të vizitohen shpesh aq sat ë shihet se është tepruar.
20- kur hyn në varreza fillimisht u jep selam gjithë të vdekurve pastaj shkon tek varrezat e të afërmve të vet dhe I përshëndet me lutjen e caktuar sipas sunetit “Eselamu alejkum ja ehle kubur (apo ja ehle dijar) neselullahe lena ve lekumul afijeh, ve ina inshaAllahu bikumul lahikun” pastaj lutet për ta.
21- Nëse ato varrezat janë të përziera muslimanët dhe të tjerët atëhere vecohen me lutje vetëm muslimanët.
22- Nëse varri I të vdekurit është larg atëhere nuk ljeohet të meret udhëtim I vecantë për ta vizituar atë varr, pasi Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, tregon: “Nuk merret udhëtim I vecantë përvec në tri xhamitë e shenjta, Qabeja, Xhamia e Kudsit dhe Xhamia ime”
23- Nuk lejohet as dërgimi I dikujt tjetër tek tyrbeja apo “varri I shenjt” sepse kjo është mëkat I madh për dërguesin dhe bashlëpunim në gjera te ndaluara.
Vizita e varreve nga gjinia femërore:
24- Vizita e varrezave nga ana e grave është diskutabile tek dijetarët. Disaa e ndalojnë tërësisht por disa përmendin se kjo ndales është deroguar-ngritur më vonë nga Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem. Neve themi se është e lejuar nëse plotësohen kushtet e lartpërmendura duke ja shtuar edhe disa të tjera si:
-Me to të jetë present edhe një mashkull mahrem- I afërm I veti me të cilin I ndalohet martesa.
-Të jetë e veshur me veshjen Islame.
-Të mos qajë duke I tejkaluar kufinjt e lejuar, të mos mallkojë, të mos hudhet mbi varr, të mos shqyej rrobat apo shkul flokët, etj. Veprime që do ishin shkak të bëhej haram kjo vizitë e asaj gruaje.
25- Fëmijët të cilët mund të frikësohen nga vdekja apo nga vet varret nuk është e lejuar të merren me vete në varreza por duhet qëndruar larg deri atëherë kur mendojm se I kanë kuptuar gjërat ashtu si duhet.
Pra Islami na ka mësuar të mos shenjtërohen e as adhuriohen varret por as të mos nëncmohen dhe përbuzen ata.
Lulzim SUSURI – Ehlihadithi.com
www.islamifejaevertete.com