210 haxhe dhe 180 umre

 

210 haxhe dhe 180 umre

 

Vëlla/motër!

 

A dëshiron shpërblimin e 210 haxheve dhe shpërblimin e 180 umreve brenda 30 ditëve të ramazanit?

Atëherë, nëse e dëshiron një gjë të tillë mëso, kupto dhe vepro.

 

Veprimi i parë:

Nëse ti shkon në xhami dhe i falë pesë kohët e namazit me xhematë e arrin shpërblimin e 5 haxheve, me lejen e Allahut të Lartësuar.

Lexoji fjalët e Muhamedit sal-Allahu alejhi ve selem ku ai thotë:

“Kush shkon në një namaz farz për ta falur me xhemat, ai namaz ka vlerën sikur të një haxhi dhe kush shkon në namaz vullnetarë (sunete) i konsiderohet sikur një umre vullnetare.” (Sahihul Xhami 6556, hasen)

Tani merre në dorë kalkulatorin dhe llogarit:

Brenda një dite 5 haxha dhe 5 umre. Brenda 30 ditëve ke llogarinë e (30 x 5 = 150) e 150 haxheve dhe 150 umreve.

Të lutem regjistroje ketë numër, pra dy herë 150.

Prit, ky është vetëm fillimi!

 

Veprimi i dytë:

Sikur ta falësh namazin e sabahut me xhematë në xhami dhe pastaj qëndron ulur duke bërë dhikër, përkujtuar Allahun e Lartësuar deri sa të lindë dielli dhe më pas i falë 2-reqate për ty kanë vlerë sa shpërblimi i një haxhi dhe umreje, me lejen e Allahut të Lartësuar.

Lexoji fjalët e Muhamedit sal-Allahu alejhi ve selem, ai thotë:

“Kush e falë sabahun me xhematë, rrinë ulur duke e përkujtuar Allahun (duke bërë dhikër) gjersa të lindë dielli, pastaj i falë dy reqate, këto dy reqate kanë vlerën e një haxhi dhe umreje të plotë, të plotë, të plotë.” (Sahih, Es-sahihatu, 3403)

Tani merre në dorë kalkulatorin dhe llogarit:

Për çdo ditë nga një haxh dhe umre, kështu që llogaria na del gjatë muajit 30 haxha dhe 30 umre.

Të lutem regjistroje ketë numër, pra dy herë 30.

 

Veprimi i tretë dhe i fundit:

Sikur të shkosh në shtëpinë e Allahut, xhami, për ta mësuar hajrin (të mirën), ta dëgjosh humben ligjëratën apo ndonjë këshillë me lejen e Allahut të Lartësuar ke për ta arritur shpërblimin e një haxhi.

Lexoji fjalët e Muhamedit sal-Allahu alejhi ve selem, ai thotë:

“Kush shkon në xhami dhe vetëm ka qëllim për ta mësuar të mirën apo për t’ia mësuar, e ka shpërblimin e një haxhi të plotë.” (Sahihut-tergib, 86)

Për çdo ditë që shkon nga një haxh, brenda muajit shpërblimin e 30 haxheve.

 

Në fund!

Tani për herë të fundit merre kalkulatorin dhe mblidhi haxhat në tre veprimet gjithashtu edhe umret, tani neve na del kjo llogari;

Llogaria për haxhin:

(150 + 30 + 30 = 210) pra bilanci është 210 haxha.

 

Llogaria për umre:

(150 + 30 = 180) pra bilanci është 180 umre.

I mençur është ai i cili ka në konsideratë këto llogari.

Allahu im! Ma bëj pjesë timën sinqeritetin (ihlasin) në fjalë dhe vepra të jashtme e të brendshme!

 

Përgatiti: Ulvi Fejzullahu

www.islamifejaevertete.com

 

 

 

Must Read