BallinaPraktikaFikhuDhjetë vendet në të cilat është e ndaluar që të falemi

Dhjetë vendet në të cilat është e ndaluar që të falemi

 

Dhjetë vendet në të cilat është e ndaluar që të falemi


1. Te Varrezat

Ka thënë Pejgamberi, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të): “Allahu i shkatërroftë çifutët dhe të krishterët që i kanë marrë varret e Pejgamberëve të tyre për faltore “xhami”. (Buhariu dhe Muslimi)

2. Në Xhamitë të cilat janë të ndërtuara mbi varre

Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “Kur ndër ta vdiste ndonjë njeri ose rob i mirë, ata ndërtonin mbi varrin e tij një faltore dhe bënin në të këto formësime. Ata janë krijesat më të këqija tek Allahu.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) 

3. Tek Pushimoret e deveve

Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “Faluni në pushimoret e deleve dhe mos u falni në pushimoret e deveve.” (Isnaduhu sahih)

4. Në banjë

Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “E gjithë toka është xhami pos banjës dhe varrezave.”

5. Në çdo vend ku prezantojnë djajtë si vendet e ndyta dhe të pista, kisha, sinagoga, etj.

6. Në Tokën e uzurpuar

Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “Kush merr qoftë edhe një pëllëmbë toke pa të drejtë, Allahu do t’i varë atij në qafë nga shtatë tokat, në ditën e gjykimit.” (Buhariu dhe Muslimi) 

7. Në Mesxhidu-Dirar – Xhamia e Sherrit

Allahu ka thënë: “Kurse ata të cilët ndërtuan xhaminë  “mesxhidu-dirar” për t’i dëmtuar, për mosbesim dhe përçarje ndërmjet besimtarëve duke u përgatitur për atë i cili qysh më parë ka luftuar kundër Allahut dhe të dërguarit të Tij…” (Teube, 107)

8. Në Vende të cilat i ka dënuar Allahu

Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “Mos hyni në vendbanimet e atyre që janë dënuar pos duke qajtur, e nëse nuk veproni kështu frikohem të ju godasë e ngjashme me atë që i ka goditur ata, pastaj i dërguari i Allahut mbuloi kokën dhe shpejtoi derisa kaloi vendbanimin.”

9. Në Vendin ku qëndron imami për namaz të mos jetë më i lartë se sa vendi i namazfalësve (xhematit).

Muhamedi (alejhi selam) ka ndaluar që imami të qëndroj mbi diçka se njerëzit pas tij.” (Transmeton Darekutnij dhe Hakimi) 

10. Në Mes dy shtyllave

Nga Abdulhamid ibn Mahmud transmetohet të ketë thënë: “U falëm pas një emiri (princi), por njerëzit na shtynin e ne u falëm midis dy shtyllave (të xhamisë), kur mbaruam namazin, Enes ibn Malik na tha: ‘Në kohën e profetit (alejhi selam) nuk e vepronim këtë gjë.” (Transmetuan: Imam Ahmedi, Tirmidhiu, Ebu Daudi, Nesaiu)



Përktheu: Valdet Kamberi

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

Must Read