BallinaAKIDEGajbiShenjat e vogla të Kijametit

Shenjat e vogla të Kijametit


Shenjat e vogla të Kijametit

Këto shenja janë para Kijametit dhe zgjasin shumë dhe për një kohë të gjatë. Këto janë të llojit të zakonshëm dhe disa prej tyre shfaqen me shenjat e mëdha. Shenjat e vogla janë shumë por po përmendim disa prej tyre. Prej tyre është: Dërgimi i Profetit sal-lAllahu alejhi ue selem, vula e profecisë dhe vdekja e tij.
 
Çlirimi i Kudsit.
Hapja e fitneve (sprovave, trazirave).
 
Ndjekja dhe pasimi i popujve të mëparshëm prej çifutëve dhe të krishterëve.
 
Dalja e dexhalëve i që pretendojnë profecinë.
 
Ngjitja e haditheve të rreme ndaj Profetit sal-lAllahu alejhi ue selem dhe refuzimi i
sunetit të tij.
 
– Shtimi i gënjeshtrës.
 
1 Këtu është në kuptimin e mashtruesve që do të pretendojnë se janë profetë, Zoti na ruajtë prej tyre.
 
Ngritja e dijes.
Shfaqja e injorancës.
Largimi i njerëzve të mirë.
Ummetet e tjerë shqyejnë ummetin e Profetit sal-Allahu alejhi ue selem dhe Islami do të jetë i panjohur për njerëzit dhe besimtarët.
 
Shtimi i vrasjeve.
 
Shpresimi i vdekjes nga shtimi i belave dhe të këqijave; do të kihen zili banorët e varrezave dhe njeriu do të dëshironte të ishte në varr për shkak të ashpërsisë së belave dhe të këqijave.
 
Shtimi i vdekjes së papritur dhe i vdekjeve nga sëmundjet dhe tërmetet.
 
Pakësimi i numrit të burrave dhe shtimi i grave.
Shfaqja e grave lakuriqe.
Përhapja e imoralitetit në rrugë.
Shfaqja e atyre që ndihmojnë mizorët prej policëve, të cilët godasin njerëzit me kamzhik.
Shfaqja e veglave muzikore, alkoolit, kamatës, përdorimit të mëndafshit prej burrave.
Fundosja e tokës.
Humbja e amanetit.
Do të drejtojnë ata që nuk e meritojnë, do të drejtojnë njerëzit më të ulët, do të çohen më të ultit mbi më të mëdhenjtë.
Do të lindë robëresha zotërinë e saj. 
Do të konkurohet në ndërtimin e godinave dhe njerëzit do të mburren me zbukurimin e xhamive.
Do të ndryshojnë kohët dhe do të adhurohet çdo gjë tjetër veç Allahut.
Do të shfaqet shirku në ummet.
Do t’u jepet selam vetëm atyre që njeh.
Shtimi i tregëtisë
Afrimi i tregut
Do të kenë në dorë pasuri shumë njerëz, të cilët nuk e falenderojnë Allahun.
Përhapja e kopracisë dhe shtimi i dëshmive të rreme.
 
• Përhapja e shthurjes dhe imoralitetit, hasmërisë dhe urrejtja mes njerëzve.
 
Ndërprerja e marrdhënieve farefisnore dhe ardhja e komshiut të keq.
Afrimi i kohës dhe bereqeti i pakët në kohë.
Ndodhja e fitneve dhe ngatërresave.
Nënvlerësimi i sunneteve, të cilat i ka nxitur Islami.
Të vjetrit në moshë do të përpiqen t’u ngjajnë të rinjve.
Do t’i flasin njeriut kafshët grabitqare dhe sende të ngurta.
 
Vërtetimi i ëndrrës së besimtarit.
Çfarë do të ndodhë në qytetin e Profetit sal-lAllahu alejhi ue selem? Nuk do të ngelë në të vetëm se njerëzit e devotshëm e të mirë.
Do të rikthehet Gadishulli Arabik në gjelbërim dhe lumenj gjatë gjithë vitit.
Shtimi i romakëve (perëndimorëve) dhe lufta e tyre me muslimanët.
Lufta e muslimanëve kundër çifutëve derisa t’i thotë guri dhe pema muslimanit: – “Ky është çifut”.
Do të çlirohet Roma dhe Kostandinopoja dhe të tjera shenja të vogla të Kijametit.
 

Must Read