BallinaAKIDEGajbiShenjat e mëdha të Kijametit

Shenjat e mëdha të Kijametit


Shenjat e mëdha të Kijametit

Këto shenja tregojnë afrimin e Kijametit. Në qoftë se njëra prej tyre shfaqet të tjerat vijnë zinxhir pas saj. “Ehli Suneti uel Xhemaa” besojnë te këto shenja, në çdo gjë që na ka lajmëruar i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue selem dhe prej tyre janë:
 
Ardhja e Mehdiut prej pasardhësve të të Dërguari sal-lAllahu alejhi ue selem. Do të dalë nga ana e lindjes, do të sundojë 7 vjet dhe do të vendosë drejtësi në tokë sikurse më parë ishte mbushur me padrejtësi. Do të begatohet ummeti me një begati të paparë, do të dalë nga toka bimësi, nga qielli do të bien rreshje të shumta, do t’u jepet besimtarëve pasuri pa llogari.
 
– Dalja e Mesihut Dexhal.
 
Zbritja e Isait (alejhi selam) në minaren e bardhë në lindje të Damaskut në Sham. Ai zbret si udhëheqës I drejtë që e vendos sheriatin e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue selem dhe punon me të. E vret Dexhalin e zbaton Islamin në tokë. Do të zbresë dhe do të luftojë për drejtësi në tokë dhe do të bashkohen në luftë kundër Dexhalit grupi i shpëtuar. Zbret në kohën e faljes kur jepet ikameti dhe falet pas prijësit të këtij grupi.
 
Dalja e Jexhuxh-Maxhuxhëve.
 
Ndodhia e fundosjeve të tokës; një fundosje në lindje, një në perëndim dhe një në Gadishullin Arabik.
 
Dalja e Duhanit (tymit).
 
Lindja e diellit nga perëndimi.
 
Dalja e kafshës nga toka, e cila u flet njerëzve.
 
Zjarri, i cili do të grumbullojë njerëzit në tokën mahsher.
 
“Ehli Suneti uel Xhemaa” besojnë në çdo gjë që na ka lajmëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij sal-Allahu alejhi ue selem prej çështjeve të gajbit pas vdekjes, sikurse është agonia e vdekjes, prania e Melekut të vdekjes, gëzimi i besimtarit për takimin e Zotit të tij, prania e shejtanit në agoninë e vdekjes, mospranimi i besimit të jobesimtarit në kohën e vdekjes, besojnë në jetën e varrit, jetën e ndërmjetme dhe mirësitë e tij, ndëshkimin dhe sprovat në të, pyetjet e dy melekëve dhe se shehidët janë të gjallë te Zoti i tyre, furnizohen shpirtrat dhe trupat e tyre, njerëzit e mirë kënaqen, shpirtrat dhe trupat e njerëzve të dëshpëruar dënohen. Besojnë në Ditën e Gjykimit në të cilën All-llahu i ngjall të vdekurit nga varrezat e tyre e pastaj i merr në llogari.
Ata besojnë në fryrjen e Surit, do të ketë tre fryrje.
 
1. Fryrja e trembjes dhe e tronditjes.
 
2. Fryrja që sjell vdekjen e gjithçkaje, që ndryshon rregullin e saj, bota do të shkatërrohet dhe do të shkatërrohet gjithçka,vetëm ajo që dëshiron All-llahu ngelet dhe e gjithë kjo bëhet për t’u përgatitur për ringjalljen.
 
3. Fryrja për ringjallje dhe grumbullimi i njerëzve dhe dalja e tyre para Zotit të Gjithësisë, besojnë në ringjalljen dhe tubimin dhe se Allahu do t’i ringjallë të gjithë banorët e varrezave dhe do të dalin njerëzit para Zotit të zbathur dhe të zhveshur. U afrohet atyre dielli, ka prej tyre që djersa u vjen deri në fyt në varësi të punëve të tyre. I pari që ringjallet dhe i hapet toka është i Dërguari i Allahut sal-Allahu alejhi ue selem. Kjo është Dita në të cilën njerëzit do të dalin nga varrezat si të ishin karkalecë të shpërndarë, do të mbisundojë qetësia e frikshme, do të shpërndahen fletushkat e punëve të tyre, do të shfaqet çdo gjë e fshehtë, do të diskreditohet ai që e ka fshehur të keqen në gjoksin e tij. Allahu do t’u flasë robërve të Tij në Ditën e Gjykimit dhe nuk do të ketë ndërmjetësues dhe njerëzit do të thirren me emrat e tyre dhe të baballarëve të tyre. “Ehli Suneti uel Xhemaa” besojnë në peshoren dhe se ajo ka dy anë në të cilën peshohen punët e robërve, besojnë në shënimet dhe shpërndarjen e fletëve të punëve.
Ka prej tyre që e marrin librin e punëve me dorën e djathtë dhe të tjerë që e marrin me dorën e majtë dhe të tjerë pas shpine. Sirati është vendosur mbi Xhehenem, do ta kalojnë atë njerëzit më të mirë dhe do të bien në të më të shthururit. Xheneti dhe zjarri janë dy krijesa që ekzistojnë, ato nuk zhduken kurrë. Xheneti është vendbanim i besimtarëve ndërsa xhehenemi vendbanim i jobesimtarëve. Xheneti dhe zjarri nuk zhduken kurrë, All-llahu i krijoi ato të dyja përpara se të krijonte krijesat. “Ehli Suneti uel Xhemaa” besojnë se umeti i Profetit Muhamed sal-Allahu alejhi ue selem është i pari ummet që do të merret në llogari në Ditën e Gjykimit dhe është i pari prej umeteve që do të hyjnë në Xhenet dhe ata janë gjysma e banorëve të Xhenetit, do të hyjnë në Xhenet prej tyre 70.000 pa dhënë llogari dhe besojnë se monoteistët nuk do të jenë përjetësisht në zjarr. Janë ata që hyjnë në zjarr për shkak të gjynaheve që kanë bërë por pa i bërë shok Allahut sepse idhujtarët do të jenë përjetësisht në zjarr të Xhehenemit dhe nuk do të dalin prej tij asnjëherë dhe besojnë tek pusi (Haudi) Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue selem. Në Ditën e Gjykimit uji i tij është më i bardhë se qumështi dhe më i ëmbël sesa mjalti dhe era e tij është më e mirë sesa misku, enët e tij do të jenë sa numri i yjeve në qiell, gjatësia dhe gjerësia e tij është sa një muaj (ecje). Kush pi prej tij nuk do të ketë kurrë etje, do t’u ndalohet të pijnë prej këtij uji atyre, të cilët kanë shpikur në këtë Fe. I Dërguari i Allahut ka thënë në një hadith që e transmeton Buhariu 4. “Unë u pres tek Pusi, kush do të kalojë tek unë do të pijë dhe kush pi nuk do të ketë etje asnjëherë. Do të kalojnë para meje disa njerëz që unë i njoh ata dhe ata më njohin mua. Pastaj vihet ndërmjet meje dhe atyre perde ndarëse, nuk i shoh ata “
 
Në një transmetim tjetër Profeti sal-lAllahu alejhi ue selem thotë: “U them atyre: – larg prej meje. -I thuhet Profetit sal-lAllahu alejhi ue selem “Me të vërtetë ti nuk e di se çfarë ata shpikën pas teje, pastaj them (thotë Profeti sal-lAllahu alejhi ue selem: “larg, larg (mallkuar qofshin) ata, të cilët bënë ndryshime pas meje. ” Dhe shefati, vendi i i nderuar i të Dërguarit të Allahut, Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue selem. Ai bën ndërmjetësim për të gjithë njerëzit tek Allahu i Lartmadhëruar për të përshpejtuar gjykimin mes tyre, shefati që bën për të hyrë banorët e xhenetit në xhenet dhe shefati për xhaxhain e tij Ebu Talibin që t’i lehtësohet dënimi, këto tre ndërmjetësime janë të veçanta për të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue selem dhe për askënd tjetër. Gjithashtu i Dërguari i Allahut sal-Allahu alejhi ue selem do të ndërmjetësojë për të rritur gradat e disa prej banorëve të tij, prej tyre ka nga ata që hyjnë në Xhenet në gradat më të larta.
 
Gjithashtu do të ndërmjetësojë për një grup nga umeti që të hyjë në Xhenet pa llogari. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue selem ndërmjetëson tek Allahu i Lartmadhëruar për disa njerëz që të mirat dhe të këqijat e tyre janë të barabarta, ndërmjetëson për t’i futur ata në Xhenet. Po ashtu ndërmjetëson për disa njerëz që ishin urdhëruar të hynin në zjarr për të mos hyrë në të dhe shefati i tij për t’i nxjerrë gjynahqarët monoteistë nga zjarri që të hyjnë në Xhenet, marrin pjesë melekët, të dërguarit, shehidët, të sinqertit, njerëzit e drejtë, besimtarët. Pastaj Allahu I Lartmadhëruar nxjerr prej zjarrit njerëz pa ndërmjetësim për shkak të Mirësisë dhe Mëshirës së Tij, ndërsa për mosbesimtarët nuk do të ketë ndërmjetësim nga Fjala e Allahu i Lartmadhëruar në suren Mudethir, 48 “E tani atyre nuk u bën dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve.”
 
Puna e besimtarit në Ditën e Gjykimit gjithashtu do t’i ndërmjetësojë atij, sikurse na ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue selem “Agjërimi dhe Kur’ani do të jenë ndërmjetësues për robin në Ditën e Gjykimit.” [Transmeton Muslimi]
 
Vdekja në Ditën e Gjykimit do të theret sikurse na ka treguar Profeti sal-lAllahu alejhi ue selem:
 
“Kur banorët e Xhenetit të hyjnë në Xhenet dhe banorët e zjarrit të hyjnë në zjarr, do të sillet vdekja deri sa të vendoset ndërmjet Xhenetit dhe zjarrit, pastaj ajo do të theret, pastaj do të thërrasë një thirrës: – “O banorë të Xhenetit nuk ka më vdekje, o banorë të zjarrit nuk ka më vdekje “, banorëve të Xhenetit do t’u shtohet gëzimi I tyre, banorëve të zjarrit do t’u shtohet zemërimi i tyre.”


Must Read