BallinaARTIKUJDijetarët dhe ThirrësitLetërkëmbim ndërmjet dy Imamëve, El-Albanit dhe Bin Bazit | Një letër sa...

Letërkëmbim ndërmjet dy Imamëve, El-Albanit dhe Bin Bazit | Një letër sa i përket shtypjes së Fet’hul Barit

 

Letërkëmbim ndërmjet dy Imamëve, El-Albanit dhe Bin Bazit | Një letër sa i përket shtypjes së Fet’hul Barit

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. 

Nga Muhamed Nasiruddin el-Albani tek Eminenca e tij Shejh AbdulAziz i

bën Baz. 

Ue alejkum es-selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Falënderoj Allahun, pos të cilit nuk ka kush që meriton të adhurohet, [duke përmendur këtë shprehje] tek ti dhe e lus Atë që të vazhdoj të na dhuroj neve dhe juve Bekimet e Tij, si të fshehtat, po ashtu, edhe ato të dukshmet. 

Pastaj, në vijim:

Pranova letrën tënde të këndshme me datë 20 Shevval 1378 H [29/4/1959 G] disa kohë më parë, dhe nëpërmes saj arrita që të kuptoj vendimin tuaj për të shtypur një botim të ri të Fet’hul-Barit. Të falënderoj për mendimin e mirë që ke për vellain tënd, në atë se, më keni propozuar për të bërë kontrollimin e kopjes e cila përgatitet për botim, dhe për ta krahasuar me kopjet e tjera të shtypura dhe dorëshkrimet. 

Por, mendoj se duhet që të më falni nga kjo [detyrë] dhe t’ia ngarkoni dikujt tjetër, për asnjë arsye tjetër por për faktin sepse, mendoj se është më e përshtatshme nëse unë do të [në vend të kësaj] të shpenzoja kohën që kjo punë e rëndësishme do të kërkonte, që të angazhohesha me atë që është e nevojshme për specialitetin tim [sikurse] ndihmesa e Sunnetit duke klasifikuar ndërmjet haditheve autentike dhe atyre të dobëta dhe nxjerrja e rregullave dhe kuptimi i tyre. 

Për këtë arsye, propozoj në shikimin e këtyre sugjerimeve:

Që të kërkoni nga dikush që më dërgoj draftin final [[fashikullin] tek unë] pasi që të jetë korrigjuar dhe përgatitur për shtypje, ashtu që, unë të mund të ia hedh një shikim të shpejtë, mbase, ndoshta mund të parakaloj tek ndonjë gabim eventual dhe ta korrigjoj, dhe që të mund të bëj shënime në disa pjesë për të cilit do të besoja se do të kishin nevojë për shënime, diçka e cila mund të jetë e kufizuar për këto arsye:

1) Përmendja e haditheve autentike të cilat autori i ka shpallur si të dobëta, apo për të cilat ka heshtur.
2) [Ngjashëm] përmendja e haditheve të dobëta të cilat autori i ka shpallur si të forta, apo për të cilat ka heshtur.
3) Tregimi i të vërtetës e cila është në pajtim me Kuranin dhe Sunnetin rreth atyre çështjeve të cilat komentuesi i ka përmendur në detaje, por, për të cilat nuk ka vazhduar për të zgjedhur një thënie të caktuar si më e afërta me të vërtetën. 
4) Sqarimi i disa pjesëve të cilat kanë nevojë për shpjegim, veçanërisht ato të cilat janë të lidhura me akiden selefije, dhe jo për ta bërë me hulumtim dhe analizë të thellë, sepse, kjo do të kërkonte kohë të lirë dhe përpjekje të mëdha, por sipas asaj që është më e lehtë për mua që të veproj. 

Me pak fjalë, besoj se botimi i shpjegimit me këto verifikime është më e dobishme për njerëzit, veçanërisht, ku më ka arritur nga një burim i besueshëm se njëri nga dijetarët e hadithit maroken nga sufitë ka përgatitur, gjithashtu, shtypjen e këtij libri. Dhe, nuk ka dyshim se ai do të pajis me shënime, të cilat do të drejtojnë lexuesit tek devijimet dhe bid’atet e tij, nga të cilat është edhe marrja e tij, e këtij hadithi, ‘O Allah, na beko në Shamin tonë …’ Ata thanë, ‘Dhe Nexhdin tonë, O i Dërguar i Allahut,’ Ai u përgjigj, ‘Tërmetet dhe çrregullimet/sprovat janë këtu …’ hadithi, të cilin ai e përdor kundër vëllezërve tanë monoteist nga Nexhdi dhe ai i quan ata, apo më mirë ai i etiketon ata [me nënçmim] si, ‘Karnijjin.’

Dhe ky hadith është në Sahihul Buhari siç e di, dhe a nuk e sheh nevojën për ta komentuar [këtë] dhe të ngjashmit me të, nga realiteti i të cilave bidatçinjtë largohen, dhe me të cilat gjurmojnë për të refuzuar monoteistët, dhe të cilën e shfrytëzojnë si mbështetje në shkaktimin që muslimanët e devijuar të bien në politeizëm [shirk]?

Pas kësaj, do të marr këtë mundësi për të prezantuar disa sugjerime tek ju të cilat kanë lidhje me shtypjen e librit, ashtu që, të mund të botohet në një stil të këndshëm dhe elegant: 

1) Përmendja e kapitullit në mes të rreshtit.
2) Numërimi i kapitujve dhe seksioneve në një stil rendor për të ngushtuar numrin e seksioneve në secilin kapitull, sepse kjo ndihmon në përfitimin nga indeksi i Buhariut sikurse është bërë në librin Miftah Kunuz es-Sunneh.
3) Vendosja e numrit tek secili hadith me rend në fund të librit, dhe me këtë, numri i hadithet nga Buhariu do të jetë i qartë, duke vendosur numrat në fillim të rreshtit. 
4) Shkrimi i titullit të kapitullit në mes të shpjegimit.
5) Përmendja e kapitullit në krye të secilës faqe. 
6) Sqarimi i pjesëve të ngatërruara të shpjegimit nëpërmes të shenjave diakritike[dalluese]. 
7) Publikimi i secilit vëllim në një numër të vëllimeve [më të vogla] siç vepruan përfundimisht me Lisenul-Arab dhe Tebekatul-Kubra, duke e bërë më të lehtë për ata që dëshirojnë ta blejnë [në vend që ta blejnë të tërë përmbledhjen në një rast].
8) Mbështjellja e secilit vëllim me një ngjyrë lidhëse-të gdhendur si në mënyrën e bërë tek Lisen dhe Tebekat.

Këto janë ato që mu duken si të përshtatshme për sugjerime.

Dhe lus Allahun, më të lartin, të ju dhuroj sukses në shtypjen e këtij libri në mënyrën më të saktë dhe më të përsosur, dhe shpërblimi juaj është tek Allahu, tebareke ue te’ala.

Ues-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu dhe [përshëndetja shkon edhe për] të gjithë Dijetarët, mësuesit dhe vëllezërit tuaj. 

Vëllai yt,
Muhammed Nasirud-Din el-Albani
Damask
28/11/1378 H [5/6/1959 G]

Er-Resa’il el-Mutebadilah Beinesh-Shejh Ibën Baz uel-Ulema, fq. 51-53.


Përktheu: M.M.

Burimi në anglisht: shaikhalbaani.wordpress.com

Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

Must Read