BallinaARTIKUJDijetarët dhe ThirrësitMuhammed Salih El-Munexhid

Muhammed Salih El-Munexhid


Muhammed Salih El-Munexhid


Muhammed Salih El-Munexhid është lindur në qytetin e Rijadit në Mbretërinë e Arabisë Saudite me 30 Dhul Hixhxhe të vitit 1381h. Shkollën fillore dhe atë të mesme e kreu në Rijad ndërsa diplomoi në univerzitetin e Dhahranit. Mësimet fetare i ndjekte tek dijetarë të njohur të Rijadit dhe Saudisë në përgjithësi. Mësuesi i tij në lëminë e Kur’anit ishte Muhammed ibën Sejjidil Habib Esh-Shenkiti Mësues në lëmi tjera ishin: Shejh Abdul Aziz ibën Abdullah ibën Baz, Shejh Muhammed ibën Salih El Uthejmin, Shejh Abdullah ibën Abdur-Rahman El Xhibrin, Shejh Abdur-Rahman ibën Nasir El Berrak. Munexhidi ishte i rregult në mësimet e tyre. Ai gjithashtu përfitoi nga dijetarë të tjerë si: Shejh Salih El Feuzani, Shejh Abdull-llah ibën Muhammed El Gunejman, Shejh Abdul Muhsin Ez-Zamil dhe Shejh Abdur-Rahman ibën Salih El Mahmud. Mësuesi prej të cilit më tepër përfitoi ishte Muftiu i Saudisë Ibën Bazi i cili e dërgoi në Huber ku e caktoi si mësues dhe hatib në xhaminë Umer ibën Abdul Aziz ku punon edhe sot. Puna e tij në fushën e davetit është mjaft e frytshme. Është autor i librave të shumta në mesin e të cilave janë:

1. Bashkëpunoni në punë të mira

2. 40 këshilla për përmirësimin e gjendjes familjare (botuar)

3. Përulësia në namaz (NuN,2003)

4. Metodologjia pejgamberike në përmirësimin e gabimeve

5. 70 pyetje dhe përgjigje për agjërimin (Gjurma-2000)

6. Shërimi i brengave

7. Gjërat e ndaluara në Islam

8. Ndalesat fetare (NuN-2003)

9. Si do të veprosh në këto raste

10. Fenomeni “Imani i dobët”

11. Mjetet e përqendrimit në fenë e All-llahut

12. Dëshiroj të pendohem, por… (NuN-1999)

13. Ankesa dhe zgjidhjet e tyre

Shejhi mban ligjërata të rregullta në xhami dhe në vende të tjera. Numri i audio kasetave me ligjëratat e tij ka arritur numrin e 278. Në vitin 1997 ka hapur faqën e tij në internet: www.islam-qa.com. Kjo faqe publikon veprat e tij në tre gjuhët; arabisht, anglisht, frengjisht si dhe në gjuhën e Indonezisë dhe Japonisë . Kjo faqe islamike është një nga më të vizituarat në Internet. Allahu e ruajt dijetarin tonë Shejh Munexhidin dhe e bekoftë veprimtarinë e tij. Amin.

 

Talha Kurtishi – albislam.com

www.islamifejaevertete.com

Must Read