Zuhejr ibn Harb En-Nesa’i
Ai ishte Ebu Haitheme Zuhejr ibën Harb ibën Sheddad En-Nesa’i. Hafidh i madh, i sigurt në transmetim dhe i forte në kujtesë.
Ai transmetoi hadithe nga shume dijetarë si Sufjan ibën Ujejne, Hushejm ibën Beshijr, Jahja ibën Se’id el-Kattan, ‘Abdurrahman ibën Mehdi, Veki’u dhe tjerë.
Po ashtu shumë dijetarë kanë transmetuar nga ai si Buhariu dhe Muslimi. Imam Muslimi ka transmetuar mbi një mijë hadithe të tij.
Dijetarët janë të një mendimi rreth besueshmërisë dhe sigurisë se tij në lëminë e hadithit.
Ibën Hibbani për të ka thënë: “Ai ishte i sakte dhe preciz në mendimin e tij – i vendosur në shkalle te njejtë me Ahmedin dhe Jahja ibën Me’in in”.
El-Hatib el-Baghdadi në librin e tij Tarih Baghdad (8/842)ka thënë: “Ai ishte i sigurte, i besueshëm, zotëronte nje arsyetim të mirë dhe ishte i sakte.”
Ai lindi në vitin 160 p.H dhe vdiq në vitin 234 p.H. Mëshira e Allahut (subhanehu ue teala) qofte mbi te!
Falenderimi i takon Allahut i Cili na e lehtësoi përkthimin e këtij teksti. Lus All-llahun të na e llogarise këtë në librin e veprave të mira!
Përktheu nga Arabishtja : Ebu Imran – al-islaam.de
Përktheu nga Gjermanishtja : Ej-jub Ensariu – albislam.com