Shikimi i grave të huaja
1 – Se’id ibn Xhubejr:
“Nuk lejohet që një grua muslimane të shikohet nga një i huaj përveç që ajo është e mbuluar me Khimar (shami), dhe të cilin e ka të tërhequr mirë rreth kokës së saj dhe qafës.”
2 – Malik ibn Enes:
“Nuk ka problem që një grua të hajë me të tjerë përveç farefisit të afërm (mahrem).”
3 – Ebu Xha’fer et-Tahavi:
“Lejohet që njerëzit të shikojnë tek ata që janë të huaj (jo-mahrem) për ata nga gratë, tek fytyrat dhe duart, gjë që ka qenë e ndalur për gratë e Profetit (lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), dhe kjo është nga thëniet e Ebu Hanifes, Ebu Jusufit dhe Muhammedit.”
4 – Ibn Abdilberr:
“Të shikuarit tek duart dhe fytyra e saj është e lejuar për çdo kënd i cili e shikon pa arsye të dyshimtë apo të papëlqyer.”
5 – el-Begavi:
“Nuk i lejohet burrit që të shikoj asgjë tjetër tek gruaja përveç fytyrës dhe duarve, përveç nëse frikësohet nga joshja.”
6 – El-Kadi Ijjad:
“Dijetarët kanë thënë se nuk është detyrë për gruan që të mbulojë kokën e saj derisa është rrugës. Por, kjo është një vepër e pëlqyeshme për të, dhe mashkulli e ka për detyrë që ta ul shikimin ndaj saj në të gjitha situatat.”
7 – Ibnul-Kajjim:
“Dhe ne kemi përmendur se është e lejuar për gruan që të shfaq duart dhe fytyrën. Andaj, shikimi i këtyreve lejohet me kushtin që të mos ketë frikë nga joshja dhe nga shikimi me epsh. Nëse shikimi bëhet me epsh, nuk ka gjë tjetër përveç ndalesës.”
8 – Ibn Muflih el-Hanbeli:
“Thënia jonë është thënia e një grupi nga Shafi’itë dhe të tjerëve nga ata: se shikimi i grave të huaja pa epsh apo veçim me to (lejohet). Andaj, ato nuk duhet që të qortohen nëse shfaqin fytyrat dhe duart në rrugë.”
9 – Ibn Rislan (njëri nga shpjeguesit e ‘Sunen et-Tirmidhi‘):
“Shikimi [për ndonjë arsye] tek gratë e huaja lejohet duke u siguruar që nuk ka rrezik për joshje.”
10 – Një grup dijetarësh nga të katër shkollat e mendimit të kohës sonë kanë pohuar, në ‘El-Fikh ‘ala el-Medhahib el-’Arba’ah’:
“Lejohet të shikohen nëse ka siguri nga joshja.”
[Përmbledhur nga ‘er-Redd ul-Mufhim’ e el-Albanit; fq. 119-120]
Burimi: www.islamifejaevertete.com