BallinaUncategorizedSHTATZËNIA DHE GJIDHËNIA NË RAMAZAN

SHTATZËNIA DHE GJIDHËNIA NË RAMAZAN

SHTATZËNIA DHE GJIDHËNIA NË RAMAZAN

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Kur femra është shtatzënë ose gjidhënëse dhe i frikësohet vetes e fëmijës prej agjërimit, ajo duhet të mos agjërojë.

Enes bin Malik –kënaqësia e Allahut qoftë me të!– ka thënë se ka thënë Profeti –paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të!–: “Allahu ka vendosur për udhëtarin shkurtimin e namazit dhe agjërimin dhe për shtatzënën e gjidhënësen agjërim…” Nesai.

Shtatzëna dhe gjidhënësja duhet t’i zëvendësojnë ditët që nuk kanë agjëruar, kur u lehtësohen mundësitë dhe bie prej të dyjave frika e sëmundjes kur shërohen.

Kur nuk agjërojnë nga frika për fëmijën, e kanë për detyrë që me zëvendësimin e ditëve të japin dhe shpagimin. Kjo është e saktë edhe te dijetarët.

Ka thënë Kurtubij: “…Ibn Abazi ka thënë se për plakun dhe plakën ka lehtësim, ku për çdo ditë ushqejnë një të varfër dhe shtatzëna dhe dhënësja e gjirit, kur i frikësohen fëmijës së tyre nuk agjërojnë dhe japin ushqim…” Nga “Xhamiu el Ahkam”.

Përktheu: Tomor Boriçi

Burimijetes.com

Must Read