Çfarë më mësoi jeta nën hijen e besimit III
- Mësova se njeriu nuk mund të jetë përparimtar përderisa të mos provojë gjërat me të cilat nuk është mësuar.
- Mësova se dështuesit gjithmonë thonë se suksesi është vetëm fat.
- Mësova se pa vështirësi nuk ka realizim të ambicieve.
- Mësova se njohuria nuk konsiderohet fuqi në kohën e shpejtësive, të internetit dhe të kompjuterit, por praktikimi i njohurive është fuqi.
- Mësova se dështimi nuk është gjëja më e keqe në këtë botë, por dështim i vërtetë është të mos provojmë fare.
- Mësova se ekzistojnë disa njerëz që notojnë në drejtim të anijes e disa të tjerë e humbin kohën duke e pritur atë.
- Mësova se ekzistojnë dy mënyra për të pasur një ndërtesë të lartë; ose të shkatërrosh të gjitha ndërtesat që ke afër, ose të ndërtosh më të lartën nga të tjerët- zgjidh gjithmonë të dytën.
- Mësova se fati në jetë është një pikë që lidhet me parapërgatitjen e mirë dhe shansin që vjen.
E huazuar
Burimi: www.islamifejaevertete.com