Çfarë më mësoi jeta nën hijen e besimit IV
- Mësova se ai që fiton është ai që është më i qëndrueshëm dhe që ka durim.
- Mësova se buzëqeshja do të thotë shumë, por nuk na shpenzon asgjë.
- Mësova se të gjitha zbulimet që i shohim tani, para se te zbulohen janë konsideruar si të pamundura.
- Mësova se shikimi i gjërave të thjeshta, që shumica e njerëzve zakonisht i konsiderojnë si të pavlera, i bën disa njerëz të pasur.
- Mësova se nëse kalon kohë të këndshme duke luajtur, atëherë ti je fituesi, edhe nëse ke humbur me rezultat.
- Mësova se arma më e suksesshme që ka njeriu është koha dhe durimi.
- Mësova se njeriu nuk duhet të mundohet të jetë njeri i suksesshëm, por të mundohet për të qenë njeri që ka vlerë, e pas kësaj suksesi vjen vetë.
- Mësova se dështuesit janë dy llojesh: ata që mendojnë pa realizuar dhe lloji tjetër janë ata që realizojnë pa menduar.
- Mësova se ata të cilët kanë guxim ta ballafaqojnë dështimin, janë ata që i përmbysin vështirësitë dhe arrijnë fitore.
- Mësova se ai që ngjitet lart shkëlqyeshëm, përqendrohet në qëllimin e tij dhe nuk shikon poshtë për shkak se rreziqet i turbullojnë mendjen.
E huazuar
Burimi: www.islamifejaevertete.com