BallinaPraktikaFikhuBëjeni Bajramin në ditën që e bëjnë Njerëzit

Bëjeni Bajramin në ditën që e bëjnë Njerëzit

 

Bëjeni Bajramin në ditën që e bëjnë Njerëzit

20 Tetor, 2012

 

Duke parë disa komente dhe diskutime të nxehta rreth festës së Kurban Bajramit tek ne, në trojet shqiptare, u përpoqa të kërkoj (sadopak) mendimet e dijetarëve rreth kësaj problematike.


Për fillimin e muajit të Ramazanit dhe hyrjen e Bajramit, po ashtu edhe hyrjen e muajit Dhul-hixhe duhet shikuar daljen e hënës së re.


Allahu ka thënë: “E kush prej jush arrin këtë muaj, le të agjërojë…” (Bekare, 185).


Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Agjëroni kur ta shihni hënën e re, dhe prishni agjërimin kur të shihni po atë”, edhe pse kjo nuk bëhet në vendet tona, mbesim me shpresë se një ditë do të zgjohemi dhe vetëdijesohemi që t’i zgjidhim këto probleme.


“Nuk ka fajësim mbi muslimanët, në kundërshtimin e tyre për fillimin dhe mbarimin e agjërimit, dhe në përcaktimin e ditës së Arafatit dhe të ditës së Bajramit, përderisa ndryshon fillimi i hënës së re nga një vend në vendin tjetër, po ashtu edhe përfundimi, duke marrë në konsideratë hyrjen e muajit me shikimin e hënës apo duke plotësuar muajin 30 ditë.


Kështu që, dita e Arafatit dhe dita e Bajramit sa i përket Mekasve, mund të jetë ndryshe nga ajo e të tjerëve, ku ndryshon fillimi i hënës sikurse Shami apo vendet tjera.


Nëse vonohet shikimi i tyre në fillimin e hënës nga shikimi i banorëve të Mekes…


Për-shembull: Nuk mund të themi se ata kanë agjëruar ditën e Arafatit në Ditën e Bajramit, derisa një gjë është e ndaluar, sepse tek ata ende nuk ka hyrë Dita e Bajramit që të themi se ata kanë agjëruar Ditën e Bajramit.”
Burimi: “Islamweb”


Shejh ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nëse hëna e re është parë në Meke, dhe ajo ditë ka qenë dita e nënte, ndërsa hëna e re është parë në një vend tjetër, një ditë para Mekes, dhe dita e Arafatit tek ata është dita e dhjetë, atëherë ata nuk lejohet të agjërojnë, sepse ajo është ditë Bajrami. Apo nëse hëna e re është vonuar kështu që në Meke është dita e nënte, ndërsa tek të tjerët dita e tetë, ata agjërojnë ditën e nënte, tek ata (edhe pse është)që përputhet me ditën e dhjetë, në Meke; ky është mendimi më i saktë.
(Mexhmul Fetava 20).

Shejh Abdullah Tajar thotë: Ai që thotë se dita e Arafatit është një ditë, ne i themi po ajo është një ditë sa i përket haxhilerëve në Meke, por ajo ndryshon nga një vend, në vendin tjetër.


Synimin më të lartë sheriati Islam ka bashkimin e muslimanëve dhe afrimin e zemrave, sepse me anë të kësaj realizohen qëllimet e fesë dhe të kësaj bote, po ashtu realizohet fitorja dhe ndihmesa mes vete, ndërsa ajo që ka ndaluar sheriati Islam është përçarja mes muslimanëve.


Përderisa kjo çështje ka mospajtime mes dijetarëve dhe ka hapësirë për të festuar së bashku këtë festë, atëherë ta festojmë së bashku!


Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Bëjeni Bajramin ditën që e bëjnë njerëzit.”

Përgatiti: Hoxhë Valdet Kamberi

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

 

Must Read