Bekr Ebu Zejd


Bekr Ebu Zejd


Emri dhe prejardhja e tij: Esh-Shejh El Al-lame Bekr ibën Abdil-lah Ebu Zejd, Quhet Bekr ibën Abdil-lah Ebu Zejd ibën Muhammed ibën Abdil-lah ibën Bekr ibën Uthman ibën Jahja ibën Gajhab ibën Muhammed prej fisit Ebu Zejd el E’la që bën pjesë në fisin e njohur Benu Kuda’ah (بني قضاعة ). Ka lindur në fshatin El Veshem në krahinën e Nexhdit në vitin 1365H.

Në kërkim të diturisë:

Mësimet e para i ndoqi në mektebet e fshatit ku mësoi deri në klasën e dytë të shkollës fillore. Pas kësaj u transferua në Rijad ku i vazhdoi mësimet në shkollë fillore. Pas shkollës fillore vijuan mësimet në Institutin Shkencor dhe në fakultetin e Sheriatit në të cilin diplomoi në vitin 1387/1388H. Edhe pse mësimet i ndoqi si student jo i rregullt për shkak të suksesit u zgjodh student i gjeneratës. Gjatë studimeve punoi si sekretar i përgjithshëm pranë bibliotekës universitare në Univerzitetin Islamik në Medinen e të Dërguarit, All-llahu e ruajt.

Edhe gjatë studimit nuk e ndërpreu kërkimin e diturisë tek dijetarët e njohur në Rijad, Mekke dhe Medinën e të Dërguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Tek Esh-Shejh Salih ibën Mutlik, rahimehull-llah, mësoi lëminë e fikhit nga libri “Zadul Mustekni” dhe “El Mekamat”

Në Mekke në Mesxhidul Haram (Qabe) para Esh-Shejh Ibën Bazit, rahimehull-llah, përfundoi leximin e librit “El Munteka” (kaptina e Haxhxhit) në vitin 1385H.

Në Medine ai vazhdoi leximin e librave para shejhut. Para tij ai lexoi komentimin e Buhariut (Fet-hul Bari), pëmbledhjen e haditheve “Bulugul Meram” dhe libra nga lëmitë e fikhut, hadithit dhe teuhidit. Plotë dy vite ai nuk u ndau prej Esh-Shejh Ibën Bazit, rahimehull-llah.

Esh-Shejh Sulejman ibën Abdur-Rahman ibën Hamdan, rahimehull-llah, njëri prej mësuesve në Qabe i dha ixhazet për gjitha librat e sunnetit.

Mësues nga i cili përfitoi më së shumti ishte mufessiri i njohur Esh-Shejh Muhammed El Emin Esh-Shenkiti, rahimehull-llah, para të cilit mësoi 10 vjet të plota. Para tij përfundoi leximin e komentimin e Kur’anit autor i të cilit është vet Esh-Shejh Esh-Shenkiti dhe i njohur me emrin “Edvaul Bejan”, në lëminë e gjenealogjisë (prejardhja e fiseve) lexoi librin “El Kasdu vel Umem” të Ibën Abdil Berr-it, rahimehull-llah. Mbi dhjetë dijetarë të viseve të ndryshme (Mekke, Medine, Magrib, Rijad , Sham, Indi dhe Afrikë) me anë të ixhazetit dëshmuan për njohurit që i ka përfituar prej tyre.

Në vitin 1399 vazhdoi mësimet në Institutin e lartë për drejtësi ku fitoi gradën e magjistrit në vitin 1400. Në vitin 1403 fitoi gradën e doktorit të shkencave.

Jeta profesionale:

Pas diplomimit përcaktohet si gjykatës në qytetin e Medinës post në të cilin mbeti 12 vjet me rradhë. Përskaj këtij angazhimit mbante ligjerata në xhaminë e të Dërguarit në Medine deri në vitin 1400H. gjatë kësaj kohe ai njëkohësisht ishte edhe hatib në të njejtën xhami.

Prej vitit 1400H-1412H mbante postin e Sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e drejtësisë.

Gjatë kësaj kohe ai është anëtar në Komisionin e përhershëm për fetva, në organizatën e dijetarëve të mëdhenj, komisionit për çështjet e fikhut pranë Konferencës Islame dhe në të njëjtin komision pranë Rabita-së.

Si profesor punoi në Institutin e lartë për Drejtësi dhe në degën për studime posdiplomike pranë Fakultetit të Sheriatit në Rijad.

Veprat e tij:

Është autor i veprave të shumta në lëminë e fikhut, hadithit, gjuhës dhe kulturës së përgjithshme.

Në lëminë e fikhut:

• Fikhul kadaja el muasire (për problemet bashkëkohore) në 3 vëllime e përbërë prej 15 kapituj

• Et-Tekrib li ulum Ibën Kajjim

• El Hudud vet-te’zirat

• El xhinajetu ala nefs ve ma duneha

• Ihtijarat Ibën Tejmijje

• Hiljetu Talibil Ilm

• La xhedide fi ahkamis-salati

Dhe libra tjera numri i të cilëve arrinë deri 20 tituj, në lëminë e fikhut.


Në lëminë e hadithit:

• Et-Tesil likavaid tahrixh ve xherh vet-ta’dil 3 vëllime

• Et-Tehdith bima la jesihhu fi hi hadith

• Zijaretun-nisa lil kubur

• Mes-hul vexh-hi bil jedejn beade ref’ihima bid-dua

Dhe libra tjera numri i të cilëve arrinë deri 9 tituj në lëminë e hadithit


Është autor i librave tjera në mesin e të cilëve do të veçojmë:

• En-Nedhair

• El Uzzab minel ulemai ve gajrihim

• Ibën Kajjim hajatuhu, atharuhu ve mevariduhu

• Er-Rudud

• Bidaul Kurra’

• Beraetu ehlis-sunne min vek’iati fi ulemail Umme

• Hasaisu xheziretil arab

• Hirasetul fadile

Dhe shumë tjera.

Allahun e lusim që të ruaj dijetarin tonë, t’ia shtonë veprat e mira dhe t’i jep përfundim të mirë në këtë botë dhe shpërblimin me xhennetul Firdeus në botën tjetër. Amin, Amin, Amin.



Përktheu: Talha Kurtishi – albislam.com

Referencë: saeed.net

www.islamifejaevertete.com

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read