Muhamed Esh-Shenkiti


Muhamed Esh-Shenkiti


Në Afrikën ku flakëron toka në qytetin e Shenkitit u lind ky djalosh. Mekkeja e Nderuar dhe Medineja e Ndriçuar ishin vendbanimi që ai e zgjodhi. I dalluari në gjitha shkencat. Kur flet për tefsirin të duket si Taberiu, në poezi ta kujton Mutenebiun, në hadith ti ngjallë kujtimet e Ibën Haxherit. Mufessiri, Muhadithi, Poeti, Letrari. Ejani të njohtohemi me këtë kolos të diturisë.

 

Emri dhe prejardhja e tij:

 

Quhet Muhammed El Emin ibën Muhammed El Muhtar El Xheneki Esh-Shenkiti i lindur në vendin Shenkit (Mauritani) në vitin 1325H/1905G

 

Në kërkim të diturisë:

Në moshën fëmijërore ngeli pa babë dhe u transferua në shtëpinë e dajallarëve, shtëpi e cila me të vërtetë ishte qendër e diturisë. Kur i mbushi dhjetë vjet vetëm se kishte mësuar Kur’anin përmendsh. Kusheriri i tij i mësoi shkrimin e Kur’anit dhe texhvidin. Nga nusja e dajës mësoi shumë për gjuhën dhe letërsinë arabe.

Tek dijetarët e vendit vazhdoi kërkimin e diturisë. Mësoi Muhtesarin e Halilit (në lëminë e fikhut) dhe Elfijjen e Malikut (në lëminë e gjuhës). Gjitha këto i mësonte përmendsh sepse librat mungonin në vendin e tij. Ishte prej nxënësve të rradhë që kishin të drejtën të mësojnë më tepër se një lëmi. Kjo iu lejua për shkak të zgjuarsisë të dalluar.

Ishte poet i talentuar edhe pse herët e braktisi duke iu përkushtuar diturisë së fesë.

Kur e pyetnin pse nuk po shkruan poezi thonte: Po më kujtohen fjalet e Imam Shafi’iut i cili thoshte: angazhimi me poezi ka larguar shumë prej dijetarëve prej diturisë.

Para se të shpërngulet në Hixhaz punonte si mësues, mufti dhe gjykatës në Mauritani e cila në atë kohë ishte koloni e Francës

 

Morali i tij:

 

Ishte i butë, bujar, i përmbajtur, modest, trim…

Nxënësi i tij kështu e përshkruan: Për moralin e tij mundët të shkruhet libër e veçantë. Dunjasë aspak nuk i jepte rrëndësi. Asnjherë nuk ka kërkuar rrogë apo shpërblim për punën që e bënte, atë që i jepej pa e kërkuar e pranonte dhe ua shpërndnte atyre që kishin nevojë.

 

Devotshmëria e tij:

 

Ishte prej besimtarëve të devotshëm. Ka fund ii jetës filloi që të mos përgjigjet në pyetje dhe kur e pyetnin për shkakun thoshte: Njeriu është i sigurt përderisa nuk sprovohet dhe pyetja është një lloj sprove sepse ti kur të përgjigjesh flet në emër të All-llahut dhe nuk je i sigurt a do ta qëllosh vendimin e All-llahut posaqërisht çështjet për të cilët nuk ka as ajet të Kur’anit e as hadith të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

Shpeshherë thoshte: Kur vdiqen dijetarët njerëz si puna ime u bën dijetarë. Në shumë derse i këshillonte nxënësit që të mos nguten në fetva.

Ishte njeri me njohuri enciklopedike,kur fliste për ndonjë lëmi njerëzit thonin është ekspert në këtë lëmi. Dituria e tij na e përkujton diturinë e të parëve tanë.

 

Veprimtaria e tij në Mbretërinë e Arabisë Saudite:

 

Pas haxhit deshti All-llahu që ky dijetarë të mbetet në Medinen e Resulullahit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Në xhaminë e të Dërguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]mbante ligjerata në të cilat komentonte Kur’anin arriti që dy herë të komleton komentimin e Kur’anit duke mos e plotësuar komentimin e tij për së treti. Punoi si profesor i Tefsirit dhe Usuli Fikhit në fakultetin e Sheriatit dhe Gjuhës në Rijad. Kur në vitin 1381H formohet Univerziteti Islamik në Medine kthehet në Medine dhe vazhdon mësimdhënien. Gjatë kësaj kohe ai gjithashtu ishte profesor në Institutin e lartë për drejtësi në Rijad. Ishte anëtar i komisionit që tubonte dijetarët e mëdhenj dhe anëtar i Rabita-së.

 

Veprat e tij:

 

• Nedhmun fi ensabil arab (në lëminë e gjenealogjisë)

• Rexhzun fi furui medh-heb Imam Malik (në lëminë e fikhut)

• Elfijetun fil mantik (në lëminë e logjikës)

• Nedhmun fil feraid (në lëminë e fikhut)

Këto katër libra janë akoma në dorëshkrim

 

• Men’u xhevazil mexhaz fil munezzeli lit-teabudi vel i’xhaz (në lëminë e shkencave të Kur’anit)mbi simbolikën në Kur’an

• Def’u ihamil idtirab an ajil kitab (në lëminë e shkencave të Kur’anit) përgjigje atyre që pretendojnë kundërshtimin mes disa ajeteve të Kur’anit

• Mudhekiretul usul (në lëminë e usuli fikhut)

• Adabul bahth vel munadhare

• Edvaul Bejan (komentimi i Kur’anit me Kur’an) vepër voluminoze dhe me rëndësi të veçantë

 

Ditën e enjte me 17 Dhul Hixhxhe të vitit 1393H përfundoi jeta e këtij dijetari. All-llahu e mëshiroftë me mëshirën e tij të gjërë.

 

Përgatiti: Talha Kurtishi – albislam.com

www.islamifejaevertete.com

Artikulli paraprakBekr Ebu Zejd
Artikulli tjetërEbu Davud

Must Read