Halifi ‘Umer ibnu-l-Hattab (All-llahu qoftë i kënaqur me të!) kaloi pranë disa djelmoshave të cilët po loznin; të gjithë ia mbathën, përveç një djaloshi që vazhdoi të qëndrojë.
‘Umeri e pyeti: “Ç`u bë me ty që s`ia mbathe me shokët tu?”
Djaloshi i tha: “O prijësi i besimtarëve! S`kam bërë ndonjë gabim që të të frikësohem; e udha s`është e ngushtë që ta zgjeroj për ty!”
‘Umeri u gëzua për trimërinë dhe zgjuarsinë e tij.
Vërtet ky djalosh më pas u bë komandat i madh nga komandantët e muslimanëve, trim nga trimat e tyre, si dhe dijetar nga dijetarët më të mëdhenj. E ai është, ‘Abdull-llah ibnu-z-Zubejri (All-llahu qoftë i kënaqur me të!).
Përktheu: Burim Koçinaj
01.03.2012