Hoxhë Alaudin Abazi

 

 

Hoxhë Alaudin Abazi – Prishtinë


Përshkrim i shkurtër:

Alaudin Abazi: Është hoxhë i nderuar me prejardhje nga Kosova. Fakultetin e përfundoi në Universitetin Islamik, Imam Suud në Rijad – Dega e Sheriatit. Punon pranë organizatës së Wakfit në Prishtinë-Kosovë. Shquhet me modestinë dhe aftësinë për hulumtim. Shkrimet e tij janë të mirëpritura e sidomos fetvatë e tij – mirë të shtjelluara, të cilat për një kohë të gjatë janë burim për shumë pyetës dhe të interesuar.

Burimi: IslamHouse.com Shqip

 

Hoxha jonë Alaudin Abazi u lind në fshatin Azizije (ish Milloshevë) të komunës së Kastriotit. Pasi e përfundoi shkollën fillore në fshat, morri rrugën drejt medresesë ‘Alaudin’ në Prishtinë për ta vazhduar shkollimin e mesëm të cilin e përfundoi në vitin 1995. Më pas i vazhdoi studimet në institutin e gjuhës në Universitetin Imam Muhamed Bin Saud El Islamije në Rijad dhe më pas në fakultetin e Sheriatit po në të njejtin universitet, në kryeqytetin e Arabisë Saudite.

Hoxha aktualisht punon si Imam në fshatin e lindjes dhe është në përfundim e sipër të studimeve postdiplomike në Universitetin ‘Jinan’ në Liban. Ai poashtu shquhet për përgjigjet e tij të thukta të cilat ua jep lexuesve të web-faqes www.klubikulturor.com

Burimi: qsi-ks.com

www.IslamiFejaeVertete.com

 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read