Hoxhë Ali Shabani

 

Hoxhë Ali Shabani – Shkup 

 

Përshkrim i shkurtër:

I lindur në Shkup, Maqedoni, me 1 prill të vitit 1968 në familje me prejardhje nga Tanusha (Mali i Zi i Shkupit).
Shkollën fillore dhe te mesmen e ka kryer në vendlindje.
Prej vitit 1987 e deri në vitin 1988 e ka kryer shërbimin ushtarak në Prishtinë.

Prej vitit 1990 e deri ne vitin 1993 ka mësuar në institutin e sheriatit në Damask, Siri.
Atje ka pas rastin të marri mësim nga dijetarë të mëdhenj, e në veçanti nga Shejh Abdul-Kadër Arnautit – Allahu e mëshiroftë!
Te ai ka mësuar lëndën e hadithit dhe ka vijuar mësim pas orarit shkollor. Prej tyre librin Zadul-mead të Ibn Kajim El-Xheuzijes, librin “Irshadu tulab” të Neveviut në shkencën e hadithit, etj. 
Ne vitin 1994 ka shkuar në Shqipëri dhe ka punuar si përkthyes në dave (thirrje islame). 
Ne vitin 1995 (shtator), ka shkuar në Jordani dhe ne vitin 2000 ka diplomuar.

Ne jordani ka pasur rastin të takohet disa herë me shejhun e njohur Nasirudin el-Albanin – Allahu e meshirofte.
Prej tij ka përfituar shume, Allahu e shpërbleftë me xhenet!

Pas studimeve një vit ka punuar si kujdestar në Turqi, Stamboll (Yskidar) për disa studentë nga Shqipëria. Pas një viti,  është kthyer në vendlindje dhe ka filluar të punojë në davet me sh.q. Bamirësia.
Gjatë karrierës së tij ka përkthyer nga arabishtja libra me tematika fetare dhe ka recensuar po ashtu një tog librash fetarë.
Tani është drejtor i shoqatës Albislam (El-Ihsan) me seli në Shkup.

 

Burimi: www.islamifejaevertete.com

Must Read