Hoxhë Genc Plumbi

 

Hoxhë Genc Plumbi – Tiranë

 

Genc Musa Plumbi, lindi më 28 Nentor 1976 në Tiranë.

Shkollën fillore dhe atë 8-vjeçare e mbaroi në Tiranë.

Pas një viti në Medresenë e Tiranës vazhdoi shkollen për dy vjet 1992-1994 në shkollen “El-Furkan” në Damask, Siri.

Nga viti 1994-1996 punoi si thirrës dhe përkthyes pranë shoqatës saudite “Wamy” në qytezën Poliçan, në jug të Shqipërisë.

Pastaj për dy vjet 1996-1998 vazhdoi studimet në Institutin e Gjuhes Arabe në Universitetin Islamik “El-Imam Muhamed bin Saud” në Rijad me rezultate shumë të mira dhe më pas vazhdoi studimet universitare në Fakultetin e Sheriatit, dega e Ekonimisë Islame dhe shkencave te menaxhimit nga viti 1998-2002 me rezultat të shkelqyer pranë këtij Universiteti.

Më pas punoi si përgjegjes i sektorit të jetimëve pranë shoqatës “Ringjallja e trashëgimisë islame” nga viti 2002 deri 2005.

Pastaj merret deri në ditet e sotme me përkthimin dhe botimin e librit Islam pranë Shoqatës Kulturore “Jehona” ku mund të veçojmë disa tituj të përkthyer “Kitab Et-Teuhid”, “Sëmundja dhe Ilaçi” “Gjuetia e meditimeve”,”Kamata, lufta me Allahun” etj…

Është anëtar i redaksisë së revistës AlbIslam. Mbanë mësime të rregullta në disa nga xhamitë e Tiranës.

Është aktivist i zellshëm në disa forume dhe iniciativa në internet, prej tyre: Lista në yahoo me emrin “Feja_Jonë” dhe Iniciativa “Islami, Feja e Vërtetë”.

 

Burimi: www.IslamiFejaeVertete.com


Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read